Na ndiqni:

FB IG

Të arrish ta kuptosh brendësinë e tjetrit

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

I qëndrojmë mendimit se librat, ashtu si stinët, e kanë momentin e tyre. Dikush prej nesh parapëlqejmë që gjatë stinës së verës të lexojmë romane të cilët shtjellojnë një ngjarje të caktuar, qoftë romantike apo histori suksesi.

Sot do të ndajmë me ju novelën me një ndër historitë më të komentuara të dashurisë, e cila është perfekte për të kaluar ditët në plazh. Të shijosh diellin dhe të ndjesh freskinë e kremës kur prek trupin e djegur nga rrezet e diellit, do të jetë e barabartë me emocionet që do t’iu përcjellë ky libër.

A mendoni se të gjitha gjërat që na ndodhin janë të paracaktuara? A e ka fati zakon të bashkojë njerëzit që janë fshehurazi të përsosur për njëri-tjetrin?

Nganjëherë historitë që i dëgjojmë na bëjnë të mendojmë për situatat nëpër të cilat kalojmë, prandaj edhe humbasim në historitë e mahnitshme që shkruhen nga shkrimtarë të ndryshëm.

Rrjedhimisht, të lexosh librat e Nicholas Sparks dhe të shpëtosh pa u dashuruar në romanet e tij është shumë e vështirë, pasi që ndjesitë që të përçon nga përshkrimi i historive që vetë autori trajton është mbresëlënës.

A walk to remember është tipik novela juaj romantike e cila patjetër duhet të lexohet; historia klasike e personazhit kryesor mashkull Landon, që bie në dashuri me personazhin kryesor femër Jamie. Në shikim të parë libri paraqet karakteret e kundërta në mes të personazheve kryesore, e cila nuk të lë përshtypjen që mes tyre do të lindë dashuria. Libri është shkruar nga këndvështrimi i Landon. Sidoqoftë, mënyra se si Sparks e ka portretizuar Landon përmes rrëfimit të vetes së parë, i lejon lexuesit të shohë se si ndihet me të vërtetë Landon, në vend të mënyrës se si ai vepron nga jashtë në syrin e të tjerëve.

Libri të ndihmon të kuptosh që duhet të shohësh më thellë tek personi tjetër.

Çfarë ndodh në këtë libër?

Çdo gjë fillon kur Landon nuk ka mundësi tjetër vetëm të shkojë në ballon e fundvitit me Jamie. Duke menduar se ka një shoqëri mes tyre, Jamie i kërkon një nder për t’i ndihmuar me bamirësitë që ajo dhe familja e saj realizojnë. Teksa, Landon ndihet i paragjykuar nga shoqëria e tij se po kalon kohë me një vajzë e cila ishte e ndrojtur dhe e paragjykuar nga shoqëria.

Libri ofron shumë pak detaje për dashurinë e tyre por ju mund t’i plotësoni pjesët e munguara nëse e shikoni filmin.

Nëse e keni parë filmin përpara se të lexoni librin, ju do ta keni më të lehtë të imagjinoni personazhet duke e ditur skenarin dhe duke e parë çdo situatë të portretizuar në libër.

Libri nuk është histori fiktive—ajo mbështetet në historinë e vërtet të motrës së autorit, e cila përjetoi një histori të vërtet dashurie, edhe pse vdiq në një moshë shumë të re. Ajo çka e inspiroi Nicholas për ta shkruar këtë libër ishte sakrifica e ‘Landon” për motrën e tij.

Note: Jo gjithmonë na ofrohet ajo çka ne duam. Nganjëherë ajo çka na nevojitet na qëndron përballë, vetëm se na duhet kohë për ta parë. E ndonjëherë na mjafton të jetojmë vetëm me kujtimet.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP