Na ndiqni:

FB IG

Libri ndryshon mendjen!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

A hint: Libri është rikujtues i detajeve me vlerë!

Disa javë më parë, nuk isha mirë me shëndet dhe po qëndroja e shtrirë në spital. Shtrati im gjendej pranë dritares dhe pas qëndrimit disa ditor, e kisha bërë tashmë praktikë që çdo pasdite t’a ktheja jastëkun me fytyrë nga dielli vetëm që ta vështroja perëndimin e diellit.

E quajta me veten “praktika e vdekjes”, e përcjellja diellin çdo ditë teksa fundosej nën ndërtesat e larta të këtij kryeqyteti dhe e imagjinoja veten teksa merrja frymën e fundit. Disi më bënte të barabartë me njerëzit që po qëndronin tash e një kohë të gjatë aty.

Më kishte marrë malli për gjërat jashtë, kisha dëshira nga më të ndryshmet në kokë që ndoshta edhe nuk i kisha përjetuar më parë, pasi që isha e mërzitur. Doja të dilja këmbëzbathur në park e të flija aty. Mëngjeset t’i hapja kudo përveç shtratit dhe atyre katër mureve të spitalit. E kur dëshirat e pa përjetuara takohen, dëshira për t’i realizuar vetëm rritet.

Këtë pamje e këtë mërzi i shuajti një libër, të cilin e mora dhuratë nga dy miqtë e mi, të cilët i çmoj shumë. Lirisht mund ta quaj libër i cili të motivon të gjesh lumturinë tënde të vërtetë në këtë jetë. Kur fillova ta shijoj librin, pamja ime u shndërrua në një hapësirë imagjinative, ku unë kisha gjetur lumturinë time dhe tashmë çdo gjë në kokën time kishte marrë kuptim.

Po flas për librin e Cal Newport, “So good they can’t ignore you”, i cili nxjerrë në pah talentet e fshehura brenda jush.

Autori e fillon librin me hipotezën se ndjekja e pasionit është ideja më e kotë, mirëpo përkundrazi ne duhet të bëjmë atë punë, në të cilën jemi të mirë, si dhe të punojmë mbi ato aftësi e si rrjedhojë t’i zhvillojmë edhe më shumë, d.m.th., “aq mirë në atë që bëjmë sa nuk mund të na shpërfillë askush”.

Ndjekja me shembuj e këtyre teorive nga vetë autori, të jep një bagazh të njerëzve që kanë rezultuar suksesshëm në punën që kanë bërë duke ndjekur këto këshilla.

Pastaj një gjë që duhet mbajtur gjithmonë në mend, ju mund të keni njohuritë e botës në fushën që preferoni, ajo që në të vërtet ka rëndësi është praktika dhe përvoja juaj në punë. Me përvojë, gradualisht tek ju mbillet dashuria ndaj punës që ushtroni, e kur gjërat kryhen me dashuri, puna s’ka si të mos shkëlqejë.

Kur ju zbuloni se brenda jush keni talente të fshehura, bota ofron mundësi tjera për talente “para-ekzistuese”. Zhvillimi i aftësive të rralla dhe të vlefshme, si dhe kapitali i karrierës janë ato që mund t’i ofroni botës. Tek e fundit, kështu veprojnë mendjet e mprehta dhe mjeshtërit.

Askush nuk ju ka borxh një karrierë të suksesshme, andaj ju duhet ta fitoni atë, rrugëtim i cili padyshim nuk do të jetë i lehtë. Pavarësisht se si ndiheni për punën tuaj tani, adoptimi i mentalitetit që të ofron ky libër do të jetë baza në mënyrë që ju do të ndërtoni një karrierë të shkëlqyer.

Në punën që sapo e keni filluar, kur nuk keni përvojë, për fat të keq do t’i dëgjoni kritikat dhe kërkesat nga të gjithë qoftë edhe për detajet më të vogla, edhe pse entuziasti juaj është që ta ndryshoni botën, ajo do të vijë gradualisht me punën tuaj të palodhshme. Elementet që bëjnë një punë të shkëlqyer janë autonomia, kompetenca dhe qëllimi dhe nëse i doni këto gjëra të rralla dhe të vlefshme, atëherë duhet të ofroni diçka të rrallë dhe të vlefshme në këmbim—talentin tuaj.

Flit pak, vepro shumë

Kur ju keni një mision në punë, do të jeni më të fuqishëm sepse ato përqendrojnë energjinë tuaj drejt një qëllimi të dobishëm dhe kjo nga ana tjetër rrit ndikimin tuaj në botë. Njerëzit që mendojnë se karriera e tyre ka rëndësi, janë më rezistent ndaj tendosjes së punës.

Ekzistojnë dy vizione si ju mund të keni një karrierë të suksesshme:

Fokusohu në atë çka ti mund t’i ofrosh botës;

apo

Fokusohu në atë çka bota të ofron ty.

(Lexoj edhe njëherë me vëmendje që ta kuptosh mesazhin)

Reflektimi: Ky libër është shumë real, sidomos për studentë të cilët sapo kanë përfunduar studimet dhe nuk e dinë çfarë të bëjnë me jetën e tyre. Teksa ky libër do t’iu përgatisë për jetën e punës në ato momente kur ju mendoni se ndodheni vetëm në mes të oqeanit.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP