A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

3 filmat që ia vlen t’i shikoni!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Gjatë tërë verës mundohemi ta bëjmë të pamundurën për ta shfrytëzuar tërë ditën. Javën e fundit të muajit gusht dikush mund ta përjetoj me pikëllim pasi që vjeshta po afron dhe pushimet mbaruan.

Të gjithë mund të pajtohemi se në momente të tilla, filmi dhe muzika janë gjithmonë dy rastet tona të shpëtimit.

Prandaj, ne kujdesemi për ju që t’iu kujtojmë apo disave edhe t’iu rekomandojmë 3 filmat, të cilët mund t’i shikoni në këtë vikend. Këta filma, përveçse janë të këndshëm, ata përfaqësojnë në një mënyrë aurën që vera di të shkaktojë.

Mona Lisa Smile

E kush nuk është ithtar për ta shikuar një film ku gjendet treshja Julia Roberts, Julia Stiles dhe Kirsten Dunst.  

Për të mos e shkatërruar momentin kur vendosni ta shikoni këtë film, ne do t’iu njoftojmë vetëm me arsyet se pse duhet ta shikoni Mona Lisa Smile.

Personazhi Katherine Ann Watson, pasqyron imazhin e një gruaje moderne të viteve të ‘50ta e cila para së gjithash ka zgjedhur që karrierën e saj ta ketë primare. Shumë ambicioze dhe punëtore, Watson përveç pasionit të saj për artin si mësimdhënëse, ajo ka shumë dashuri edhe për studentët e saj dhe synimi i saj është që edhe ata të kenë primare studimin.

Fakti që një pjesë e madhe e studenteve të saj po kalojnë kohën duke pritur për të gjetur partnerin e duhur për t’u martuar janë në kundërshtim me pikëpamjet e Watson dhe të papajtueshme me kulturën mbizotëruese në atë kohë.

Filmin mund ta gjeni në: Netlix, Amazon, HBO Max dhe në Youtube me titra shqip.

Legally Blonde

Kush nuk e do vëmendjen që e ka Elle Woods?! Ajo i posedon të gjitha. Një bionde natyrale, me shumë stil dhe me një ëndërr të madhe për t’u bërë avokate, dëshirë e cila shfaqet më vonë, pasi kupton që i dashuri i saj e ka tradhtuar. Dëshira për të marrë jetën e saj në duar dhe për t’i treguar të tjerëve se ajo ndihet dhe është më e fortë, e shtynë drejt realizimit të ëndrrave.

Ajo e ndjek ëndrrën e saj, pavarësisht poshtërimeve që biondet marrin çdo ditë. Ajo duhet ta bëjë betejën e saj duke mos pasur komoditetin që kishte dikur në Los Angeles, pa pishinën luksoze dhe jetën e saj pa asnjë brengë.

Ajo ua dëshmon të gjithëve të kundërtën, duke zgjidhur rastin e parë në gjykatë, për shumicën prej të cilëve ishte e pamundur.

Fakt:

Aktorja Reese Witherspoon, gjatë tërë serialit vishet me kostume rozë, si një barbie. Ajo kishte rënë dakord me produksionin, pasi kishte nënshkruar kontratën e saj se do t’i mbante të gjitha kostumet pas xhirimeve dhe ashtu bëri.

Filmin mund ta gjeni në: Netflix, Amazon, Apple TV dhe YouTube.

Breakfast at Tiffany’s

“People don’t belong to people”, është fraza e cila gjen kuptim pasi ta keni shikuar këtë film.

Holly, e cila çdo ditë viziton dyqanin luksoz të bizhuterive, ndjehet sërish e magjepsur nga fqinji i saj Paul Varjak, me të cilin kanë një të kaluar të fshehur.

Sido që të jetë, asnjëri nuk e pranojnë se ndjejnë diçka për njëri tjetrin. Holly nuk ndihet se i përket dikujt, ndërsa Paul dëshiron që ajo t’i takojë vetëm atij.

Fakt:

Audrey Hepburn luan rolin kryesor, teksa filmi është përshtatje e novelës nga Truman Capote. Fillimisht si aktore kryesore ishte menduar Marilyn Monroe.

Filmin mund ta gjeni në: YouTube dhe Amazon.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP