A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

5 albumet që ia vlen t’i dëgjoni këtë vit

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Me plot gojë mund të themi se është një nga indikatorët që ndryshon disponimin tonë, që na ndihmon të krijojmë empati, ta ndjejmë më shumë një situatë apo edhe të na gjejë zgjidhje për diçka që po e stërmendojmë.

Muzika pra, me të cilën qeshim, qajmë, gëzohemi, vuajmë, dehemi, fokusohemi dhe motivohemi. 

Me pak fjalë e pranishme në çdo moment, e në kohën kur të servon diçka kualitative – ajo bëhet edhe e pavdekshme.

Për këtë, kemi zgjedhur pesë artistë të cilët kanë publikuar nga një album këtë vit, të cilët mund t’i konsideroni për t’i dëgjuar këto ditë.

Artistët e përzgjedhur i përkasin zhanreve të ndryshme, andaj dhe shpresojmë që të gjeni veten tuaj në ndonjërën prej tyre.

Arctic Monkeys

Albumi: The Car

Kur mendoni se preferoni një muzikë më melankolike dhe kur ndjeni nostalgji, unë do t’iu rekomandoja grupin britanez Arctic Monkeys. Grupi në tetor të këtij viti ka publikuar albumin e shtatë “The Car” me 10 këngë, të cilat nuk kanë aspak ngjashmëri me albumin e vitit 2018-të “Tranquility Base Hotel & Casino”.

Kënga “Sculptures of Anything Goes” (e preferuara ime) dhe shumë këngë të tjera janë një përmbledhje e historisë së grupit deri më tani, të cilat karakterizohen me shkrim të mprehtë të tekstit, shumë risi dhe punë ekipore e pathyeshme. Ky është albumi i parë në të cilin grupi ka punuar me një orkestër të plotë, duke vënë më shumë në pah zërin e thellë të frontman-it Turner, i cili tingëllon këndshëm dhe më i përshtatshëm duke depërtuar nëpër një peizazh kinematografik me tela, melodisë së pianos dhe zhurmës së ulët të basit.

Beyoncé

Albumi: Renaissance

I publikuar saktë gjashtë vjet pas “Lemonade”, Renaissance bënë një hyrje në përzirjen e stileve disco-pop të viteve ’70, gospel (religjioze), funk dhe tekno. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj personale, Beyoncé e përshkroi albumin e ri si “një udhëtim të bukur eksplorimi dhe një vend për të bërtitur, lëshuar dhe ndjerë lirinë”. Unë do ta përshkruaja si një ndër veprat më të shkujdesura të saj. E veçanta e albumit është se të gjitha këngët kanë ritëm ndryshe nga njëra tjetra por kanë lidhshmëri. Tonet e saj të vokalitetit i bëjnë 16 këngët e albumit të dallohen nga njëra tjetra.

Ajo që e bën Renaissance albumin e vitit për mua është se e kam shijuar duke i parë të tjerët të kënaqen me këto këngë energjike.

Taylor Swift

Albumi: Midnights

Ky është albumi i 10 i këngëtarës, të cilën edhe po të mos e dëgjosh asnjëherë, të shfaqet kudo në rrjetet sociale, pasi që ajo është shndërruar në një senzacion mediatik. Madje ka zënë tërë listën e Billboard Top 10, me albumin e saj.

Këngët e Taylor në Midnight janë shumë personale dhe dedikim për personat të cilët ajo ka pasur në jetë, si dhe të gjendjes emocionale nëpër të cilat ajo ka kaluar. Disa mund t’I përshkruaj si dedikime dashurie (të gjithë që kanë një histori dashurie mund të krijojnë një lidhshmëri me këngën Midnight Rain). Në anën tjetër, disa janë të shkruara si kunja (për këdo që e ka hedhur poshtë atë gjatë karrierës dhe në rrugëtimin e saj jetësor, si kënga Karma), e disa janë edhe këngë për personat që kanë humbur rrugën e tyre ndonjëherë në jetë, si kënga Lavender Haze.

Rosalia

Albumi: Motomami

Si një fanse e madhe e Rosalía-s, albumi Motomami rezulton si shpirti i copëtuar i këngëtarës dhe pikërisht kjo e bëri kaq emocionues. Fansat e krahasuan atë, me saktësi, me energjinë pozitive të këngëtares dhe eksperimentimin që ajo bënë mes zhanreve.

Albumi ka gjithsej 16 këngë, kështu duke i shtuar edhe më shumë rëndësinë muzikës latine në Evropë. Termi Motomami e përdorur për titullin e albumit, përshkruan shpirtin e një vajze e cila di të jetë sa sensitive, aq edhe e fortë në përballjen ndaj situatave dhe gjendjeve emocionale.

Drake

Albumi: Honestly, Nevermind

Për të krijuar këngë të mira, duhet edhe të bëhesh i afërt me muzikën, t’i dhurosh asaj gjithçka që të ka bërë sot ky që je. Ndoshta ky mund të jetë edhe përkufizimi për muzikën që na dhurojnë reperët si Drake në albumin e tij Honestly, Nevermind, i cili të dhuron ndjesinë se vazhdimisht e ndërron rolin në këngët e tij.

Më parë, Drake përmes teksteve të ka dhënë ndjesinë se mund të krijonit një lloj skice të jetës së tij në kokën tuaj por në albumin e fundit detajet janë shumë të paqarta dhe të turbullta. Me fjalë të tjera, Nevermind është një anonimitet,

Drake është ylli i rrallë i popit që tingëllon më mirë kur nuk mendon për askënd përveç vetes.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP