
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Jemi në muajin korrik dhe dëshirojmë të ndajmë me ju copëzat më të mira që ju duhet t’i keni në dollapin tuaj, për t’i veshur kurdo dhe për t’i kombinuar me çkado.
Duke u nisur nga ajo se çfarë të famshmet më me stil veshin dhe ajo se çfarë fle në syrin tonë, ne kemi krijuar një listë të rrobave të cilat mund t’iu ndihmojnë të përgatiteni për çdo ngjarje; një darkë vere mes miqve, një takim me të dashurin, një festë familjare apo edhe një piknik.
Ajo që e dimë sigurt është se çdo veshje old school sot është në trend, duke filluar nga patikat e deri tek syzet dhe stili i flokëve.
Veshjet e sugjeruara më poshtë janë të përshtatshme për sezonën e verës dhe vjeshtës.
Shorcet ‘boxer’
Edhe pse mund të duken të papërshtatshme nëse i vishni në shtëpi, shorcet e formës ‘boxer’ janë highlight-i i kësaj vere. Të preferueshme me ngjyra të hapura si; verdhë, baby blue, hiri e hapur si dhe rozë e lehtë, ato do të jenë ‘marka’ e kësaj vere. Modelet, një prej tyre edhe Kendall Jenner, na kanë vërtetuar që shorcet boxer janë veshja perfekte për këto ditë të nxehta të cilat mund të kombinohen lehtë me maica crop-top ngjyrë të bardhë e të zezë. Praktike për përditshmëri apo edhe për një ecje. Nëse doni t’i vishni edhe për ndonjë darkë, ato mund t’i kombinoni me një këmishë të gjerë për t’i dhënë pamje më serioze.
Korsetë
Kjo verë nuk ka si të duket më glamuroze, nëse në dollapin tuaj nuk keni një korse të çfarëdo forme, body, crop-top, të gjatë apo edhe në formë të shkronjës V. Të përshtatshme për t’u veshur me shorce, me funde, me pantallona elegant dhe të përditshëm, korsetë kanë rikthyer fuqinë që bartnin dikur, në vitet e 70-ta. I destinuar për të theksuar linjat tuaja trupore, kjo copë mund të kombinohet me perla dhe varëse me ndonjë gur të çmuar, kombinim i cili vë në pah edhe dekoltenë tuaj.
Fustane nga sateni
‘Magjia verore’ ka një emër, i lehtë për t’u veshur dhe praktik për ta kaluar ditën. Ky është fustani saten. Eleganca dhe thjeshtësia bëhen bashkë kur ju vendosni ta shoqëroni natën tuaj me fustanet e satenit. Janë të mahnitshme kombinimet që mund t’i bëni me fustanet e satenit, ato mund t’i vishni me atlete dhe t’i shoqëroni me ndonjë triko të thjeshtë nëse doni që të keni pamje ditore, ndërsa mund ta vishni me taka të larta gjatë natës. Por, këtë fustan nuk mund ta cilësoni se i përket vetëm stinës së verës, pasi lehtësisht mund ta vishni edhe gjatë vjeshtës me çizme ‘Dr Martens’.
Takat me platformë (Platform heels)
Takat me platforma janë ato çka i duhen kësaj vere. Takat me platformë janë të njohura në shumë kultura. Takat e para me platformë u prodhuan në Venecia në shekullin e 15-të, të projektuara me qëllimin funksional për të shmangur trotuaret që përmbyten nga shiu. Takat me platformë kanë qenë në modë gjatë vitit të kaluar dhe nuk tregojnë asnjë shenjë zhdukjeje për vjeshtën e këtij viti. Konsiderohen si takat më komode dhe janë të preferueshme në çdo stinë, teksa më së shumti preferohen të vishen me fustane të ngushta.
Mini-fundet me një të çarë (Split Mini Skirts)
Mini-fundet me një të çarë, konsiderohen si shpikje e mini-fundeve të viteve të 60-ta, e cila dikur ka qenë veshja më e famshme në Londër. Fillimi i vitit 2021 e solli këtë mini-fund vetëm në ngjyrën e zezë, teksa këtë vit atë mund ta gjeni në disa ngjyra dhe disa dizajne të printit dhe luleve. Ky lloj i mini-fundit mund të vishet me crop-tops, me këmisha të ngushta dhe oversized, korseta dhe ndonjë triko të hollë për ndonjë natë të flladitur vere.
Edhe brendet e famshme si Prada, Diesel, Channel, Gucci, Dior kanë prezantuar koleksionet e tyre ku bëjnë pjesë këto copëza, andaj nëse këto janë zgjedhja juaj, ju nuk po gaboni. Ne do të ndiheshim shumë të kënaqur nëse rekomandimet tona do t’iu ndihmonin për cilëndo paraqitje tuajën.