Na ndiqni:

FB IG

A friendly reminder: Ti vlen!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Të ndihesh i pambrojtur dhe konfuz rreth situatave të ndryshme që nuk mund t’i menaxhosh, nuk do të thotë se je i dobët emocionalisht dhe se je pa zgjidhje.

Komunikimi është çelësi i çdo problemi, kur rrjedhimisht gjendet një mirëkuptim dhe situatat sqarohen.

Të jesh real dhe të thuash gjithmonë të vërtetën edhe pse mund të tingëllojë e dhimbshme, tregon se ju e vlerësoni thellësisht njeriun që keni përballë dhe doni ta forconi edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Një bisedë e tillë, e mbushur me guxim, tregon se ju po mendoni si një mendje e rritur dhe doni t’i shmangni gjërat që ju shqetësojnë duke i zgjidhur përmes një komunikimi të shëndoshë.

Ne duhet ta zhvillojmë këtë bisedë në mënyrë që të pranohet dhe më e rëndësishmja të dëgjohet nga partneri juaj, qoftë ai i dashuri\e dashura, familjarë, shok\shoqe, kolegë apo thjesht dikush që ne po përpiqemi ta njohim.

Nëse i dhurojmë bisedës një kahje ku mundohemi të gjejmë një fajtor atëherë ne nuk po zgjidhim asgjë. Nëse i përmbaheni disa nga veprimeve të përmendura më poshtë, në të ardhmen mund të gjeni zgjidhje për probleme të caktuara vetëm përmes një komunikimi të mirë.

Dëgjoni. Të keni kulturë të dëgjimit është pika kryesore e një komunikimi të shëndoshë, pra të dëgjoni deri në fund se çfarë ka për të thënë partneri juaj iu shpien drejt rezultatit final pozitiv të zgjidhjes së problemit.

Përdorimi i vetës së parë “Unë”. “Unë ndihem më mirë kur bëjmë kështu…”, “Unë sugjeroj që ta zgjidhim në këtë mënyrë…”, “Unë ndihem e lënduar kur vepron kështu…”. Patjetër, duke mos e lënë anash edhe përpjekjen e bashkëbiseduesit.

Përgatitu. Përpiloj në mënyrë të qartë mendimet tua, e nëse është nevoja edhe shkruaji diku. T’i kujtosh vetes se si ndihesh dhe si dëshiron saktësisht të shprehesh, do të thotë se ti e di çfarë dëshiron të përfitosh nga biseda që do ta bësh.

Caktoni kufinjtë tuaj. Kur bashkëbiseduesi juaj ka njohuri se si silleni ju në situata të caktuara, komunikimi do të jetë më frytdhënës. Për shembull, “Nëse unë ofendohem, fajësohem, ngritet zëri ndaj meje, nuk dëgjohem deri në fund etj… Unë e lë bisedën dhe dal nga kjo dhomë”.

Kërko falje. Të jesh i vetëdijshëm për një gabim që ke bërë dhe të kërkosh falje, vetëm sa do të rritë respektin e bashkëbiseduesit ndaj teje dhe rrjedhimisht komunikimi juaj do të vazhdojë.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP