A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Eleganca magjepsëse e prezantuar në ceremoninë “Grammys”

N

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Këtë vit kemi pasur ceremoni të mjaftueshme që e kanë mbushur shportën tonë të inspirimit me ide për dukje, nga ajo më elegantja deri tek më e thjeshta.

Tapeti i kuq i Grammys 2022, shfaqi tendencat e artistëve për ngjyrat e gjalla e veçanërisht të kuqen, ngjyrat e errëta që gjithmonë mbeten classy si e zeza, rikthimi i veshjeve me shkëlqim, fustanet nga sateni dhe të lëshuar, si dhe përdorimi i ngjyrave metalike.

Por, kush la gjurmët më të fuqishme këtë vit? Të bëjmë një parakalim të dukjeve, duke shfaqur veshjet më të komentuara të mbrëmjes.

Këtë mbrëmje u shfaqen shumë veshje që iu referuan të kaluarës, mirëpo fronin e mban artistja e famshme Dua Lipa.

Me të përfunduar nata, në ballinat e shumë magazinave ndodhej imazhi i Lipës, kësaj here jo për talentin e saj në muzikë, por për dukjen magjepsëse në Grammys. E shndërruar në një bionde flokëgjatë, Dua barti formacionin e brendit Gianni Versace të vjeshtës së 1992 me korsenë dhe rripat prej lëkure me detaje ngjyrë ari të denjë për dominim.

Kur jemi tek ngjyra e zezë, Lady Gaga kishte veshur një fustan bardhë e zi, nga Armani Privé dhe e mbuluar plotë nga grumbuj diamantesh nga Tiffany & Co. Ndërsa, Lily Aldrigde erdhi me një fustan me prerje asimetrike, nga stilistja Nensi Dojaka.

Për t’u larguar pak nga kjo ngjyrë, shkojmë tek përfaqësuesit kryesorë të ngjyrës hiri. Çifti Bieber, Justin në Balenciaga dhe Hailey në Saint Laurent kapluan rrjetet sociale, së pari me sensualitetin e tyre në paraqitje, pastaj edhe me dukjet e tyre. Hailey kishte veshur një fustan sateni të gjatë ngjyrë hiri, me një varëse të thjeshtë argjendi e cila ruante thjeshtësinë e modeles dhe me flokët e mbledhura vuri në pah dekoltenë e saj. Teksa Justin kishte veshur kompletin oversized ngjyrë hiri nga Balenciaga, i cili i theu ngjyrat me kapelën ngjyrë rozë neon.

Carrie Underwood, ngjalli pozitivitet në tapetin e kuq me fustanin e saj përrallor nga Dolce & Gabanna. Ngjyra e verdhë e fustanit, e cila merrte ngjyrën e perëndimit të diellit nga fundi, ndërsa pjesa sipër ishte e tëra me shkëlqim.

Ngjyrat e hapura sigurisht që zunë vend edhe këtë herë, fustani vezullues i St. Vincent me mëngë të gjata dhe me detaje të tufave nga lulet na kujton fustanin e veshur nga Dakota Johnson në Oscars javën e kaluar dhe kjo nuk është çudi, duke qenë se të dy janë Gucci.

Jack Harlow dukej shumë thjeshtë dhe njëkohësisht shumë classy, me kostumin Givenchy. Setra kishte një detaj nga kopsa të cilën e kishte shoqëruar me orën e tij Rolex.

Krejt çka morëm nga dyshja Kourtney Kardashian dhe Travis Barker ishin emocionet “emo”. Me një kombinim ngjyrë rozë punk, ata u cilësuan si përfaqësuesit ideal të stilit gothic-punk. Kourtney Kardashian kishte veshur një jumpsuit të zi nga Et Och, ku një pjesë e vetme kishte prerje të zhdrejtë dhe një pelerinë të strukturuar me mëngë të shkurtra. Në vend të bizhuterive, ajo përdori doreza të tejdukshme opere që zhduken nën mëngën e pelerinës. Ndërsa, gjysma e saj Barker kishte veshur një kostum të zi Givenchy pa mëngë me një bluzë të papërpunuar. Ai e kombinoi kostumin e zi me një xhaketë mëndafshi me ngjyrë të ndezur rozë nga dizajneri Raf Simons. Ndryshe nga mungesa e aksesorëve të Kourtney, Barker kishte veshur një gjerdan të trashë argjendi.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP