A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Programi i muajit maj në Paper Gallery

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Dedikuar ngjarjeve të jetës që na rrethojnë, Paper Gallery gjithmonë mundohet që përmes ekspozitave dhe ngjarjeve të tjera artistike të gjenerojë një debat të frytshëm dhe të trajtojë tema nga realiteti, por me një perspektivë artistike dhe kulturore.

Në dy vite të ekzistimit të saj, Paper Gallery në qendër të kryeqytetit ka mirëpritur ekspozita, ngjarje, promovime dhe debate diskutimi të cilat kanë zgjuar kureshtjen e artdashësve por edhe të atyre që janë më të distancuar nga jeta kulturore dhe artistike.

Çfarë evenimente do të mbahen në muajin Maj, në Paper Gallery?

12 maj, në hapësirën e galerisë do të shfaqet filmi “Hive”. Filmi do të shfaqet çdo dy orë duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Për të ndjekur filmin ju duhet të ndani vendin tuaj, duke kontaktuar në ‘direct message’, të faqes zyrtare të galerisë në Instagram.   

Një ditë pas maratonës me filmin ‘Hive”, më 13 maj, ju mund të ndiqni diskutimin, ku mysafirë do të jenë zonja Fahrije Hoti, regjisorja e filmit Hive, Blerta Basholli, si dhe drejtori i Paper Gallery, Gaz Ejupi.

20 maj, artistja Laura Ymeri do të realizojë një performancë artistike, “Body Talk”, në hapësirat brenda Paper Gallery. Artistja me anë të vizatimit, performancës, përdorimit të dritës, interaksionit, aksionit, efekteve te zërit, do të krijojë veprën e saj duke udhëzuar “vizitorët”, të lënë gjurmë në veprën e saj gjatë ekspozitës.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, muajin maj do ta përmbyllim më datë 31 maj, me aktivitetin “Disco Soup”, në bashkëpunim me Fondacionin Jeshil, i cili do të zë vend në hapësirën e jashtme duke bashkuar të gjitha komunitetet. Të gjitha këto aktivitete që ndodhin në Paper Gallery janë në bashkëpunim me Prishtina Biennale, në kuadër te projektit “Ne duart tona”.

Çfarë po shfaqet sot në Paper Gallery?

Sot e deri në fund të muajit maj, në Paper Gallery, po vazhdon ekspozita “Looking in, looking out”, nga artistja Chuck Blue Loury, me videon e dytë, të quajtur “I’ll Be Your Mirror”.

“I’ll Be Your Mirror” është një dokumentar i shkurtër, 8 minuta e 44 sekonda me ekran të ndarë me Chuck dhe nënën e saj, e cila ndan fragmente të një bisede mes tyre. Së bashku ato përballen me pyetjen “Çfarë do të thotë të jesh grua”?.

Puna e artistes Chuck është prezantuar në galeri dhe festivale duke përfshirë: Tate Modern, Institutin Britanik i Filmit, The Barbican, Festivali i Grave të Botës, Festivali i Filmit të Shkurtër në Lodër, Qendra e Arteve Battersea, Galeria Whitechapel dhe Charcoal në Hong Kong.

Ashtu si, “I’ll Be Your Mirror”, edhe dokumentari “Decorum”, eksplorojnë pyetjen rreth sjelljes ‘të papranueshme’ për gratë në shoqëri.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP