A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Arkitektura toskane

N

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

I njohur si vendi me më së shumti kontribute bujqësore dhe peizazhe të mahnitshme natyrore, Tuscany njihet si perla italiane.

Si një ndër rajonet më të njohura italiane, Tuscany shtrihet në pjesën veri-qendrore të Italisë, duke ngërthyer në vete copëzat më të bukura të artit. Ju mund të kaloni lehtësisht tre ose katër ditë duke eksploruar thesarin e saj të artit, arkitekturën magjepsëse të Rilindjes dhe kulturën e gjallë. Si dhe, i vendosur me pozitën më të mirë për disa udhëtime të shkëlqyera ditore.

Me vila madhështore të veshura me bulevardet, pamjet nga vreshtat, qytetet kodrinore mesjetare, të shtrënguara nga muret e lashta, të kthejnë në një epokë tjetër të njerëzimit kur viziton Tuscany.

Ajo që të lë mbresa është arkitektura në perëndimin e këtij rajoni, në qytetet si Piza dhe Lucca, në të cilat katedralet e larta dhe kullat e animuara ofrojnë pamje fantastike.

Shumë kohë përpara se Tuscany të bëhej e njohur për botën, me produktet si ullinjtë, verën dhe produktet e tjera bujqësore, ajo ishte shtëpia e popullit etrusk, një komunitet bujqësor punëtor. Para se romakët të vinin në pushtet, populli etrusk sundoi Italinë qendrore, e ndërtoi frymën e qytetërimit, madje zhvilluan edhe stilin e tyre arkitekturor dhe teknikat e ndërtimit. Me kalimin e kohës, Perandoria Romake mori kontrollin e rajonit, por elementët etruskë mbetën në rrënjë.

Besohet gjerësisht se preferencat arkitekturore të popullit etrusk u frymëzuan nga ndërtesa greke, por ka një ndryshim kryesor. Përderisa ndërtesat greke ishin ndërtuar tërësisht prej guri, etruskët ndërtuan struktura prej druri.

Por, si karakterizohen shtëpitë dhe arkitektura toskane?

Shtëpitë me kornizë druri zakonisht kishin fasada nga guri gëlqeror, dyshemetë me gur ranor apo mermer, tjegulla për çati dhe dysheme nga balta, muret e llaçit dhe trarët prej druri u ricikluan nga shtëpitë e fermave toskane.

Edhe pse disa elementë të stilit toskan janë modernizuar, shtëpitë e sotme ende ruajnë shumë nga elementet origjinale arkitekturore dhe tiparet dekorative të shtëpive dhe të shkollave të vjetra toskane. Disa nga këta elementë kyç përfshijnë:

Karakteristikat e jashtme

Muret e jashtme të trasha prej guri. Gur gëlqeror, gur ranor, travertin dhe mermer.

Pllakat e çatisë dhe dyshemesë me terrakote. Terrakota është një material ndërtimi që është jashtëzakonisht i përhapur në vendet me klimë të ngrohtë.

Shumë shtëpi tradicionale toskane kanë hapësira të jashtme të jetesës, si oborr, portik ose lozhë.

Elemente dekorative. Portat dhe dyert romantike prej hekuri.

Karakteristikat e brendshme

Muret me suva ose llaç. Muret me llaç të bardhë janë ideale për klimat e ngrohta, sepse mund të mbajnë ajër të ftohtë gjatë ditës dhe të lëshojnë ngrohtësi në hapësirë gjatë natës.

Tavanet me teksturë. Tavanet me hark ose me panele me trarë të ekspozuar shtojnë ngrohtësi, strukturë dhe elemente natyrore në brendësi të shtëpive toskane.

Dyshemeja me mozaik. Pllakat prej qelqi dhe guri shpesh përdoren për të krijuar mozaik në dysheme.

Arkitektura toskane ka mbetur një stil jashtëzakonisht popullor për shekuj dhe mund të gjendet në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot veçanërisht në shtetet me klimë më të ngrohtë, si Florida dhe Kalifornia.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP