A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Artistet që na inspirojnë çdo ditë!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Nëse kërkojmë përgjigje për pyetjen se për çfarë na shërben muzika në jetë, këtu e keni shpjegimin tonë logjik.

Muzika mund të rrisë disponimin e dikujt, të na emocionojë ose të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe më të relaksuar. Muzika, gjithashtu na lejon të ndjejmë pothuajse të gjitha emocionet që përjetojmë në jetë, si lumturinë, hidhërimin, humbjen, fitoren, lindjen, dashurinë, shoqërinë, afërsinë, përqafimin, përkrahjen, e shumë emocione të tjera.

Ajo krijon kohezion social— u flet të gjithëve, kur fjalët dështojnë. Me pak fjalë, ajo është dhuratë nga universi e cila ka fuqinë për t’i lidhur njerëzit.

Me kohën, muzika e mirë formoi ikona, përmes të cilës njerëzit e dashuruan jetën dhe proceset që ajo sjellë, pasi përcollën forcë dhe mesazhe të mira.

Paper sjellë për ju ndikimin që këngëtaret si Cher, Beyonce dhe Lady Gaga sollën në botë.

CHER

Janë të pakta ikona që njihen thjesht me emrat e tyre. Cher ishte ndoshta një nga të famshmet e para shpërthyese. Edhe pse tani në moshën 75-vjeçare, ajo është më e zënë se kurrë, aktiviteti i saj në muzikë mund të ketë ndaluar por fuqinë e saj si person me ndikim ajo vazhdon ta shfaqë si një nga komentueset politike më të furishme (dhe argëtuese) në Twitter. Madje, ajo është bërë imazh për një brez të ri TikTok-ers, të cilët po rikthejnë hitet e saj përmes trendeve.

Në fund të fundit, kjo ishte gruaja që praktikisht shpiku rishpikjen, duke vendosur kodin e veshjes ekspozuese për çdo popstar dhe ikonë të modës që duhet të ndiqte gjurmët e saj. Kostumet trupore me kristal, që janë një rit kalimi për çdo artist sot, Cher i veshi ato 40 vjet më parë. Kjo është gruaja që ka përshkuar pa probleme fushat e kulturës pop, duke shkuar nga televizioni, në muzikë, e pastaj në film dhe përsëri në muzikë me një tingull krejtësisht të ri (hiti i saj i vitit 1997- Believe futi një epokë të re të vokaleve të akorduara automatikisht), e gjitha me pamjen e saj të veçantë.

Duke mos pasur frikë të bënte zgjedhje të guximshme të modës, ajo ishte e para që doli në televizionin kombëtar me veshje të palestrës.

Teksa, bëri jehonë me intervistën e saj ku thotë se nuk i duhen meshkujt për të bërë një jetë të mirë. “Mami, unë jam një burrë i pasur!”. Në shumë mënyra, botës iu deshën dekada për të kapur atë çfarë Cher donte të thoshte, teksa gjatë gjithë kohës ajo ka marshuar në ritmin e këtij qëndrimi.

Cher ka shitur mbi 100 milionë disqe në botë, ka fituar një çmim Oscar, një çmim Grammy, një çmim Emmy, tre çmime Golden Globe dhe çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë. Ndërsa, njihet për hitin e saj numër një Believe, e cila është kënga e parë me efektin Auto-Tune, për të shtrembëruar vokalin e saj, i cili njihet si “Efekti Cher”.

BEYONCE

Të jesh perfeksionist deri në detajin e fundit është aftësi në vete, që kërkon punë dhe përkushtim të vazhdueshëm. Të gjithë e njohim Beyoncen, të paktën me disa nga këngët e saj si “Single Ladies”, “Drunk in love”, “Halo”, “Crazy in Love”. Por, nuk mjaftuan këngët dhe zëri i saj që ta njohin të gjithë. Performanca e saj në skenë, kontakti me publikun janë ato që e bëjnë çdo dalje të saj aq perfekte.

Ajo është Queen B, e cila me artin e saj përfaqëson shumëçka. Në fakt, kjo duhet të jetë detyra e çdo fytyre publike të flasë për njerëzit që nuk kanë zë.

“Një nga qëllimet kryesore të artit tim për shumë vite i është kushtuar shfaqjes së bukurisë së njerëzve me ngjyrë në botë. Historia jonë, thellësia jonë dhe vlera e jetëve të zezakëve”, ka thënë për Vogue, në vitin 2020.

Nga seksizmi në industrinë e argëtimit e deri tek pranimi i dështimit si pjesë e suksesit, për përballje me pabarazi racore, duke përqafuar fuqinë tuaj dhe duke e ndarë atë me botën, për respektin ndaj vetes, për tejkalimin e urrejtjes, në kthimin e kritikës në motivim dhe rëndësinë e veprimit, Beyonce na dëshmon se të qenit autokton dhe unik është vlerë e shtuar e artistëve.  

Ajo gëzon 24 Grammy, por ka humbur 46 herë për t’i fituar ato, ndaj ajo flet për humbjet që e bënë atë më të fortë drejt fitores. Ajo është femra me më së shumti nominime në historinë e Grammys, me 62 sosh.

Beyonce drejton kompaninë e saj Parkwood Entertainment, me shumicë të mjaftueshme të grave, teksa suksesin ia dedikon grave.

LADY GAGA

Kur Lady Gaga u shfaqë në vitin 2010 me fustanin nga mishi në MTV Awards, ajo u kritikua se u vesh në një mënyrë të tillë vetëm për të marrë vëmendjen dhe nuk posedonte fare talent, madje se as nuk dinte të këndonte.

Në fakt, e gjithë historia e karrierës së Gaga-s është qëndrueshmëria e saj. Nga bullizmi deri tek kritikat e këqija, Gaga gjithmonë i ka kapërcyer. Historia e rrugëtimit të saj është një nga historitë më frymëzuese në muzikë. 

“Ikona e konfidencës”, nuk u ndikua asnjëherë nga kritikat për veshjen e saj, përkundrazi ajo vazhdonte me bindjet e veta. Në parakalimin e saj me fustanin nga mishi, Gaga nuk e kishte për qëllim të zhvlerësonte jetën e kafshëve, në vend të kësaj, ajo veshi fustanin për të dërguar mesazhin se “ajo nuk është një copë mishi”.

Gaga ka fituar 13 çmime Grammy deri më tani, 1 çmim Oscar, 2 Golden Globe, 1 BAFTA, 3 Brits Awards dhe 16 Rekorde Botërore Guinness! Madje ajo mori çmimin e Artistit të Ri të National Arts Awards.

Gaga është artistja e 12-të më e mirë e këngëve dixhitale në SHBA.

Pasi dështoi si aktore, botës do t’i mungonte një artiste e jashtëzakonshme nëse ajo do të hiqte dorë nga muzika. Mësimet kryesore që mund t’i merrni nga jeta e Lady Gaga-s janë këmbëngulja dhe vetëbesimi. Kur vazhdoni të punoni shumë, sigurisht që një ditë do të arrini sukses. Mbani gjithmonë një plan alternativ në jetë. Kur diçka nuk funksionon, bëhuni gjithmonë gati t’i jepni një shans të ri vetes. 

Përqendrohuni në atë që jeni më të mirët, mbajeni veten të përditësuar, suksesi nuk është shumë larg kur i besoni plotësisht vetvetes.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP