A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Botëkuptimi i Kafkës dhe ndikimi i tij tek lexuesit

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Është e çuditshme se si gjërat funksionojnë dhe si e marrin rrjedhën përgjatë jetës. Madje është krejtësisht befasuese për gjërat të cilat ndodhin ashtu siç fati i ka përcaktuar edhe pse ju provoni t’i bëni ndryshe. E koha na tregon edhe historitë e famshme, fati i të cilave ishte shkruar kah moti që bota t’i njihte edhe pse ata nuk donin.

E tillë mund të cilësohet edhe jeta e autorit çek Franz Kafka, të cilin vdekja e mori në moshë të re por bota ka vetëm pak dekada që flet për të dhe veprat e tij të cilat vazhdojnë të lënë gjurmë që nga dita kur u publikuan. I lindur në Pragë në vitin 1883, Franz Kafka konsiderohet sot autori me prozat më të mira, nga të ashtuquajturit Rrethi i Pragës, një grup i bashkuar shkrimtarësh gjermano-hebrenj që kontribuan në jetën kulturore të Pragës.

Franz Kafka është autori i cili ka ardhur për të ‘zotëruar spektrin emocional të trurit tonë’ apo i njohur me termin Kafkaesk, i cili ka hyrë në terminologjinë e gjuhës angleze për të përshkruar situata si ato në shkrimet e tij. I njohur për një fëmijëri të vështirë dhe me shumë vuajtje, të njëjtat emocione përcillen edhe në veprat e tij, ku me sa duket Kafka ka gjetur shkrimin si mënyrën më kreative për të folur për anët e errëta, vuajtjet jetësore, dëshirat e fshehura dhe situatat e vështira nëpër të cilat secili njeri kalon të paktën një herë përgjatë jetës. 

Këto përshkrime arritën të grumbullojnë një numër të madh të adhuruesve të librit, të cilët edhe sot e kërkojnë Kafkën.

Por, çfarë i bënë të veçanta veprat e Kafkës dhe cilat janë ato?

I diagnostikuar në moshë të re me tuberkuloz, Kafka la një testament në të cilin kërkonte nga miku i tij Brodi, t’i digjte veprat e tij pas vdekjes, kërkesë të cilën sigurisht që Brodi nuk e miratoi.

Edhe pse nuk u vërtetua asnjëherë, thuhet se të gjitha veprat e Kafkës bazohen në ngjarje personale.

Kafka pati një jetë të shthurur, një lidhje toksike familjare, një baba i cili nuk e pranoi dhe nuk e mbështeti asnjëherë Kafkën në gjërat që ai deshi, një fejesë të dështuar, rrjedhimisht disa lidhje të dështuara dhe aspak mbështetje nga nëna e tij. Punoi si oficer dhe avokat për të përmbushur kërkesat e babait të tij por asnjëherë nuk e përmbushi asgjë sikurse shkrimi.

Që në rininë e tij të hershme, Kafka ishte i vendosur që do të bëhej shkrimtar. “Lumturia ime, talentet e mia dhe çdo mundësi që kam, në mënyrë  që të jenë të dobishme në botë, kanë qenë gjithmonë në fushën letrare” thoshte ai. Në draftin e një letre drejtuar babait të tij, ai shkruan: “Më duket e padurueshme puna ime, sepse bie ndesh me dëshirën dhe thirrjen time, që është letërsia. Duke qenë se unë ekzistoj për asgjë tjetër përveç letërsisë, dhe nuk mundem dhe nuk dëshiroj të ekzistoj për asgjë tjetër, puna ime nuk mund të më tërheqë kurrë, por mund të më bëjë të jem plotësisht i copëtuar…Çdo gjë që nuk është letërsi- më mërzit dhe e urrej, sepse më shpërqendron…”

Kafka letërsinë e konsideronte art. Prandaj, neveria e tij ndaj botimit vinte nga frika e ndrojtur për të mos përmbushur kërkesat e larta të artit të të shkruarit; prandaj mbi të gjitha refuzoi çdo mundësi për të bërë profesionin e shkrimtarit, për të fituar jetesën, në kuadër të saj.

Veprat e Kafkës nuk flasin për natyrën, as për detin e as për oqeanet. Ato flasin për veprimet e njerëzve të gjallë të cilët lëndojnë, por arti i shprehur nga Kafka të afron me situatat e paraqitura. 

Kur lexojmë Kafkën ashtu siç do të lexonim një poezi, ose të dëgjonim muzikë apo  të shikonim një pikturë, ndeshemi me diçka – dhe padyshim që kjo është pjesë e të ashtuquajturës “bukuri” e artit. Për këtë arsye, shkrimet e Kafkës ngjallin tek ne një qetësi të veçantë dhe në një kuptim të lartë na kënaqin, sepse ne e ndiejmë veten të shprehur, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo në detaje atë që shprehet.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta njohin Kafkën, ne ju sugjerojmë këto vepra: ‘Metamorfoza’, ‘Gjyqi, ‘Kështjella’, ‘Letra Milenes’. Në të dy romane të paplota, por të pakrahasueshme, “Gjyqi” dhe “Kështjella”, ai parashtron imagjinatën e tij e cila tejkalon historinë dhe kujtimet, incidentin dhe regjistrimin, filmin dhe reportazhin. Teksa në romanin “Letra Milenes”, janë publikuar letra të cilat Kafka ia kishte dërguar vazhdimisht Milenes, gruas me të cilën asnjëherë nuk përjetoi asgjë, por vetëm shkëmbeu letra dashurie, letra të cilat edhe Millena i kishte publikuar pas vdekjes së tij.

Kafka krahasohet me Shekspirin dhe Dickensin, me mprehtësinë dhe manifestimin që ai përfaqëson.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP