A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Çfarë domethënie ka hëna e re?

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Hëna e re ndodh një herë në muaj kur Dielli dhe Hëna rreshtohen në të njëjtën pikë në qiell.

Kjo, për shkak se Dielli e ndriçon anën e pasme të hënës, teksa hëna është e padukshme nga pamja jonë. Edhe pse është errësirë, hëna e re është ndryshe nga një hënë e plotë.

Çfarë nënkupton hëna e re në astrologji?

Për shkak se hënat e reja rivendosin ciklin mujor hënor, astrologët i trajtojnë këto dukuri si momente jashtëzakonisht të fuqishme për të vendosur synime, për fillime të reja dhe për të filluar projektet nga e para. Qielli është i errët dhe hapësira është më e mirë për të vendosur qëllimet e reja.

Nëse mendoni se dëshirat e juaja plotësohen duke besuar në këto dukuri, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm dhe me shumë durim, pasi mund të mos shihni rezultate deri në hënën e plotë përkatëse, e cila ndodh gjashtë muaj më vonë në të njëjtën shenjë të horoskopit, sepse dy javë pas çdo hëne të re vjen një hënë e plotë (në një shenjë tjetër të horoskopit). Madje besohet se nëse i kushtoni rëndësi mbjelljes dhe tokës, gjatë hënave te reja toka thuhet të jetë më pjellore dhe farat që mbillni në ditët e hënës së re sjellin premtime më të mëdha për të prodhuar të korra të forta.

Hëna e re vendoset në mbretërinë e çdo shenje, aty ku qëndron dielli,. Pra, nëse gjendemi për shembull në shenjën e Dashit, atëherë hëna e re qëndron aty.

Por, çfarë vetive ju kushtojnë rëndësi shenjat e horoskopit në hënën e re dhe të plotë?

Dashi: Njohjes, pavarësisë, identitetit personal

Demi: Punës, parasë, vlerës, sensualitetit

Binjakët: Komunikimit, jetës sociale, projekteve personale

Gaforrja: Shtëpisë, familjes, sigurisë financiare

Luani: Romancës, shprehjes krijuese, lidershipit

Virgjëresha: Punës së përditshme, mirëqenies/shëndetit, fitnesit

Peshorja: Marrëdhënies me partnerin, drejtësisë dhe çështjeve ligjore

Akrepi: Marrëdhënieve intime, investimeve

Shigjetari: Udhëtimit, sipërmarrjes, studimeve, besimit

Bricjapi: Suksesit në karrierë, traditave, autoritetit, familjes

Ujori: Teknologjisë, komunitetit, inovacioneve

Peshqit: Spiritualitetit, kufijve në miqësi, shërimit

FULL MOON | HËNA E PLOTË

Hëna e plotë ndodhë një herë në muaj kur Dielli dhe Hëna janë drejtpërdrejt përballë njëri-tjetrit në qiell. Për shkak se Dielli ndriçon anën e përparme të hënës, hëna merr shkëlqimin e pritur dhe ngjallë emocionet dhe ndjenjat e te gjithëve për të shfaqur më shumë emocionet e tyre.

Çfarë do të thotë hëna e plotë në astrologji?

Hënat e plota shënojnë gjysmën e rrugës së cikleve hënore njëmujore. Këto janë periudha kur shpresuam për rezultate gjashtë muaj më parë, nën një hënë të re përkatëse.

Gjatë hënës së plotë, intuita jonë dërgon disa nga sinjalet më të forta. Nën dritën e tij të ndritshme, ne mund t’i shohim qartë situatat dhe të ndërmarrim veprimet e duhura. Mohimi i përgjegjësive, emocionet shoqëruese mund t’i bëjnë njerëzit të veprojnë me “çmenduri” nganjëherë. Përndryshe, hënat e plota mund të sjellin momente të fuqishme për të manifestuar gjërat që kemi ëndërruar. Kurse, nëse është koha për t’i përfunduar gjërat dhe për të thënë lamtumirë, hënat e plota përshpejtojnë mbylljen.

Vetë jeta mund të ndihet super intensive gjatë hënës së plotë!

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP