
Çfarë mesazhi ka Venusi për shenjën tënde?!
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
Çka e definon rrugën tënde në dashuri?
Sa jeni të sigurt për dashurinë që ndjeni për partnerin tuaj? Apo çka po kërkoni për të ndjerë dashurinë që ju ëndërroni ta përjetoni? Nëse e dini sigurt këtë, atëherë është koha të tregoheni të mprehtë me synimet e juaja, tash kur planeti i dashurisë ndodhet pikërisht tek Bricjapi.
Planeti Venus apo ndryshe i njohur si Afërdita është vendosur tek Bricjapi nga 9 dhjetori dhe do të qëndrojë aty deri më 2 janar 2023, atëherë kur Ujori merr drejtimin e tij.
Afërdita, planeti i dashurisë, bukurisë dhe luksit, i jep energjinë e saj dekadente çdo shenje të horoskopit, për tri deri në pesë javë.
Por, çfarë është veçantia e Venusit kur ndodhet tek shenja e Bricjapit?
I njohur për ambicie dhe qëndrim serioz, Bricjapi cilësohet si shenja e cila përkujdeset për marrëdhëniet, prandaj përkushtojuni atyre këtë fundvit për të parë se çfarë mund të funksionojë.
Kur Venusi (Afërdita) pasionante kalon në Bricjapin e strukturuar, shikoni marrëdhëniet si investime të kohës, energjisë dhe zemrës suaj. A po merrni energjinë e njëjtë që po dhuroni apo thjeshtë jeni duke u konsumuar më shumë se sa duhet, apo edhe nuk keni dhënë mjaftueshëm për të krijuar diçka të fortë? “Faturat” e dashurisë vijnë gjatë kalimit të Venusit në Bricjap.
Bricjapi është planifikuesi kryesor i zodiakut dhe gjatë javëve të ardhshme të Venusit në tranzit të Bricjapit, ne të gjithë mund të shfrytëzojmë rastin të bëjmë një hap pas për të qenë më të paanshëm ndaj dashurisë. Gjatë kalimit në shenjën e Bricjapit, Afërdita na ndihmon të vendosim thembrat në tokë përpara se të lundrojmë drejt perëndimit të diellit.
Për personat në çift, mund ta filloni duke biseduar për ëndrrat që dëshironi t’i realizoni gjatë vitit 2023.
Nëse jeni beqar/beqare apo në kërkim të fatit, kërkoni dikë që është gati të bashkëkrijojë me ju dhe “të marrë seriozisht zemrën tuaj”. Afërditës lozonjare e joshëse i pëlqen të mbajë humorin në nivel e si rrjedhojë përcaktimi i situatave të paqarta mund të jetë një lojë argëtuese.
Me një romancë të drejtuar nga Bricjapi për javët e ardhshme, çiftet mund të arrijnë diçka të paharrueshme.
Horoskopi tranzit i Venusit në Bricjap për çdo shenjë të zodiakut
Dashi
Marrëdhëniet janë investime, prandaj nëse mendoni për marrëdhënie afatgjate, me Venusin deri më 2 janar 2023, vendosni bastet tuaja për njerëzit që jo vetëm ju intrigojnë, por që janë edhe të qëndrueshëm.
Demi
Fundvitet janë një kohë ideale për pushime me partnerin tuaj, prandaj zgjedhni destinacionin e ëndrrave dhe shijojeni duke thurur plane për të ardhmen tuaj.
Binjakët
Ju jeni sirena më e zjarrtë. Bukuritë tuaja do të jenë mjaftueshëm magnetike për të pasur afër atë që doni. Ju i dëshironi lojërat dhe padyshim se ato do të ngjallin emocione tek ju.
Gaforrja
Bisedat e vogla mund të zgjidhin probleme që tashmë jeni duke i stërmenduar. Sigurohuni që jeni në faqen e njëjtë me personin që e dëshironi pranë vetes. Negocioni për kompromise, takohuni me njerëz të ri dhe ndani eksperiencat tuaja.
Luani
Dhuroni trupit tuaj pak dashuri Luan. Bashkoni kënaqësinë me kujdesin ndaj vetes. Energjia juaj kreative është ajo çfarë po ju kërkohet në punë tani, e në anën tjetër mos harro se socializimi mund t’iu hapë rrugën.
Virgjëresha
Virgjëreshë, kjo sezonë është ideale për romancë, andaj lejoni pasionin të jetë harta juaj e drejtimit për këto javë. Ndiqni aktivitetet që ndezin zjarr në zemrën tuaj, e nëse zemra juaj nuk është në gjendje të përballojë situata të reja, lejoni atë të ndjekë rrjedhën e saj. Nuk është nevoja të vuani vetëm për të provuar diçka ndryshe. Ju mund të duroni!
Peshorja
Edhe pse jeni një personalitet shoqërues dhe ekuilibrues, mos lejoni që çdo katror të sipërfaqes tuaj ta mbushni me gjëra të reja për të tjerët. Në vend të kësaj, ruajeni atë për partnerin tuaj.
Akrepi
Ky është sezoni flirtues dhe me bukurinë tuaj të butë dhe joshëse, ju jeni gati për të magnetizuar personat që janë të interesuar tash e sa kohë.
Shigjetari
Filloni t’i vini re gjërat që po ju bllokojnë të bëni lëvizjen e rradhës. Personi që po e konsideroni aq të afërt, a po ju dhuron me të vertetë sigurinë për të mbajtur një marrëdhënie apo jeni gjithmonë duke e pyetur veten se cila është lëvizja e tyre e ardhshme.
Bricjapi
Duke qenë se ky kalim i Venusit ndodhet në Bricjap, kjo ju bekon më shumë me sharm dhe magnetizëm sesa që keni ndjerë në muajt e kaluar. Nëse jeni në një lidhje, shprehni dëshirat tuaja në mënyrë më të sigurtë – me anë të fjalëve dhe posaçërisht veprimeve.
Ujori
I dashur Ujor, dorëzohu dhe hape zemrën tënde. Ndërsa Venusi romantik kalon nëpër Bricjapin dhe shtëpinë tuaj të pakufishme të dymbëdhjetë, gjëja më tërheqëse që mund të bëni për jetën tuaj të dashurisë është thjesht t’i lejoni ato ndjenja të dalin jashtë. Shenjës tuaj, të orientuar drejt së ardhmes, i pëlqen të ketë plane të mëdha për të parë me padurim ndryshimin.
Peshqit
Me pjesët jashtëzakonisht eksperimentale të personalitetit tuaj të ndezur, nuk do të silleni me mirësi ndaj njerëzve që ju “kufizojnë”. Thjesht mos u përfshini në ndonjë gjë vetë-shkatërruese, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë.
Këto tranzite ndodhin kur Venusi ndodhet tek shenjat e tokës, pra tek Demi, Virgjëresha ose Bricjapi, përafërsisht katër javë çdo vit.
Ndonëse mund të mos jenë magjitë më aventureske, ato janë raste kur ne mund të pushojmë në sigurinë që na hapë zemrën, duke ditur se ekziston dikush që dëshiron të kujdeset për ne, të krijojë siguri afatgjate me ne dhe ndoshta edhe të ndërtojë një familje me ne.
E siç e dimë të gjithë, Bricjapi njihet për këtë të fundit.