A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Çka mund të kontrollojmë VS çka nuk mund të kontrollojmë?

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Natyra paradoksale e kontrollit është se për të fituar kontrollin, duhet të heqësh dorë nga nevoja për të. Ne të gjithë duam të ndiejmë kontrollin e asaj që ndodhë, mirëpo kjo është e pamundur.

 

Gjithçka që ke shkruar në kalendar apo në journal të jep iluzionin e kontrollit. Realisht, mua më pëlqejnë rutinat e mia dhe kalendarin tim të cilin e planifikoj me kujdes. Struktura dhe planifikimi më ndihmojnë të arrij qëllimet e mia.

Problemi nuk është në planifikimin dhe organizimin, por në mënyrën se si ne reagojmë kur jeta prish ditët tona të planifikuara me kujdes.

Lërja mënjanë e iluzioneve tona të kontrollit na hap drejt gëzimit dhe vlerësimit më të madh të çdo momenti. Sepse, kur ne nuk parashikojmë se çfarë do të vijë më pas, ne jetojmë plotësisht në të tashmen.

Megjithatë, kjo është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet për shumë prej nesh.

Shumë përpiqen të kontrollojnë jetën e tyre duke krijuar sisteme, lista, rutina, orare, për të vendosur pak rregull dhe për të luftuar spektrin e të papriturës. Kur fokusohemi shumë në gjëra që janë jashtë kontrollit tonë, kjo do të thotë se ne po ua japim energjinë tonë atyre gjërave në vend të asaj që mund të kontrollojmë dhe kjo është pak vetë-shkatërruese, dhe rrjedhimisht mund të na lërë të ndihemi të pafuqishëm ose si një dështim.

Disa nga gjërat që nuk mund t’i kontrollosh:

– Nuk mund t’i detyrosh njerëzit të jenë të gëzuar, të sjellshëm, të vëmendshëm apo edhe të respektueshëm;

– Nuk mund të kontrolloni se si ndihen njerëzit për ju, mendojnë për ju ose flasin për ju;

– Nuk jeni përgjegjës për lumturinë apo zhgënjimin e dikujt tjetër. Jeta e tyre emocionale është jashtë kontrollit tuaj;

– Nuk mund të kontrolloni partnerin, fëmijët, familjen, miqtë apo edhe kafshët tuaja shtëpiake.

Lista e gjërave që duhet të hiqni dorë menjëherë:

– marrja e gjërave personalisht;

– të kujdesesh për atë që mendojnë të tjerët;

– nevoja për të qenë “perfekt”;

– përpjekja për të qenë diçka që nuk je;

– duke pritur që të jetë koha e duhur përpara se të ndjekësh ëndrrat.

Çfarë kanë të përbashkëta këto? Ata janë të gjithë shembuj të neve që përpiqemi të kemi kontrollin e gjërave që janë në thelb jashtë kontrollit tonë.

Të dorëzohesh nuk do të thotë të heqësh dorë – do të thotë t’i japësh energjinë tënde asaj që është nën kontrollin tënd. Do të thotë të reagosh në mënyra që mbështesin rritjen tënde kur jeta shpaloset në mënyra të papritura. Të përshtatesh në një mënyrë pozitive ndaj ngjarjeve të papritura në jetën tonë do të thotë të jesh fleksibil, të ruash një sens humori dhe të ruajmë sigurinë se jeta po ndodh për ne (for us), jo tek ne (to us). 

Është në fuqinë tonë të krijojmë jetën tonë ashtu siç dëshirojmë ne. Ne duhet të vendosim se si t’i kornizojmë përvojat tona. Ne duhet të vendosim se si ndihemi dhe ne jemi ata që kontrollojmë përgjigjet tona.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP