
Dallimet midis shenjave kardinale, fikse dhe të ndryshueshme
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team
Toka, uji, zjarri dhe ajri gjithsesi janë elementet pa të cilat bota nuk do të ekzistonte, njashtu si horoskopi.
Sikurse tokën të cilën e asociojmë me diçka të fortë ashtu janë edhe shenjat e tokës (demi, virgjëresha, bricjapi), sikurse ujin me diçka që rrjedh lirshëm ashtu janë edhe shenjat e ujit (gaforrja, akrepi, peshqit), sikurse zjarrin me diçka më të furishme ashtu janë edhe shenjat e zjarrit (dashi, luani, shigjetari), dhe sikurse ajri nme diçka të luhatshme ashtu siç janë edhe shenjat e ajrit (binjakët, peshorja, ujori).
Në kuadër të emisionit AM to PM, në rubrikën “Horoskopi me Erletën”, është diskutuar se shenjat e horoskopit kanë fuqitë e tyre unike, dobësitë dhe mënyrat e funksionimit, të cilat bazohen në stinët e vitit – pranverën, verën, vjeshtën dhe dimrin.
Teksa cilësitë e shenjave të horoskopit (të quajtura edhe modalitete ose trefishime) i referohen fazave të ndryshme në ciklin sezonal të vitit. Shenjat kardinale të horoskopit fillojnë sezonin. Shenjat fikse të horoskopit mishërojnë çdo stinë plotësisht. Shenjat e ndryshueshme (mutable) të horoskopit mbyllin çdo sezon dhe na ndihmojnë për të na kaluar në sezonin e ardhshëm.
Shenjat kardinale janë Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi.
Secila prej këtyre shenjave fillon një sezonë. Dashi fillon pranverën. Gaforrja fillon verën. Peshorja nis vjeshtën. Bricjapi shpall dimrin. Ashtu siç japin alarmin se periudha e re ka ardhur, njerëzit që i përkasin këtyre shenjave janë shpesh ata që i bëjnë gjërat të ndodhin dhe nxitojnë të marrin drejtimin.
Ata janë shpesh inciatorët që nuk kanë frikë të nisin cikle të reja, qofshin këto në aspektin personal, profesional, shoqëror apo intelektual. Identifikohen me entuziazëm që shpesh i lejon ata të mbledhin njerëzit për një kauzë dhe të fillojnë të organizojnë një udhëtim, një aventurë apo ndonjë punë të re.
Për shkak të kësaj, shenjat kardinale priren të kenë cilësi udhëheqëse. Ambicia dhe idetë e tyre janë të rëndësishme për ta pasi ata rikrijojnë botën që të përputhet me këtë vizion.
Megjithatë, një pikë problematike për këta njerëz është se gjersa ata shpesh ofrojnë shkëndijë për t’i lëvizur gjërat, shpesh atyre u mungon rikthimi i ndjenjave apo energjisë që i zhgënjejnë nga pritshmëritë që kanë krijuar.
Shenjat fikse të horoskopit janë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori.
Këto shenja ndjekin shenjat kardinale, duke marrë fazën tjetër të çdo sezoni të ardhshëm. Demi forcon pranverën. Luani rrezaton (i jep shkëlqim) verës. Akrepi ushqen vjeshtën. Ujori përqafon dimrin. Shenjat fikse të zodiakut janë mishërimi më i pastër i stinës së tyre, pasi ne e vlerësojmë plotësisht bukurinë e asaj periudhe të vitit dhe jemi të përqëndruar brenda saj. Jemi mësuar me të dhe e kuptojmë se jemi në kulmin e kësaj periudhe sezonale.
Shenjat fikse të zodiakut janë fuqitë që kanë qëndrueshmërinë për të marrë ide dhe për t’i bërë ato të arrijnë përfundimin. Ata kanë qëndrueshmëri për t’i parë gjërat, sepse gëzojnë vetëbesimin dhe janë aq të fokusuar saqë mund të arrijnë gjithçka.
Për ta, dështimi nuk është një opsion sepse kanë burime të jashtëzakonshme të durimit, etikës së punës dhe përpjekjes. Këta njerëz janë gjithashtu shpesh jashtëzakonisht besnikë dhe të besueshëm, sepse ata janë të palëkundur në besimet dhe përkushtimin e tyre.
Megjithatë, gëzojnë veti që shpesh ju prishin punë sidomos në rastet kur janë shumë kokëfortë. Atyre nuk u pëlqen ndryshimi dhe e kanë shumë të vështirë të përballojnë tranzicionet. Ata i pëlqejnë gjërat ashtu siç janë, sepse vendosin shumë nga zemra në atë që besojnë.
Shenjat e ndryshueshme janë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.
Secila prej këtyre shenjave përfundon një cikël sezonal dhe na ndihmon të kalojmë në tjetrin. Binjakët lidhin pranverën. Virgjëresha na largon nga vera. Shigjetari lëshon vjeshtën. Peshqit e mbyllin dimrin. Gjatë këtyre periudhave të vitit, ne reflektojmë mbi atë që kemi përjetuar dhe mësuar por fillojmë të shikojmë përpara se çka “pastaj?”. Ne përgatitemi për tranzicion dhe fillojmë të kuptojmë se është koha për të vazhduar.
Këto cikle janë “korrja” e çdo stine. Në këtë drejtim, shenjat e ndryshueshme të zodiakut kanë një aftësi të lindur për të qenë fleksibil dhe të adaptueshëm aty ku njerëzit e tjerë nuk janë. Ata e kuptojnë se ndryshimi është i pashmangshëm, kështu që është më mirë të rrjedhësh me të sesa ta luftosh atë.
Njerëzit me këto cilësi janë ata që janë mjeshtër të shumë detyrave, zakonisht duke lëvizur rrjedhshëm midis shumë projekteve, situatave dhe marrëdhënieve. Ata kanë rritur ndërgjegjësimin dhe intuitën se si të modifikojnë jetën e tyre, si dhe t’i sqarojnë gjërat. Liria është e rëndësishme për ta, kështu që ata mund të eksplorojnë shumë opsione para tyre.
Megjithatë, për shkak se ata gjithmonë iu kushtojnë vëmendje shumë gjërave të ndryshme në të njëjtën kohë, ata mund të jenë individë të shpërndarë dhe të kenë mungesë të fokusit.
Përzierja e këtyre cilësive
Sidoqoftë, ju nuk jeni vetëm një cilësi e horoskopit – ashtu siç nuk ka gjasa të përbëheni nga vetëm një element astrologjik. Në fakt, ju ka të ngjarë të jeni një përzierje e disa modaliteteve.
Kur referoni tabelën tuaj të lindjes, sigurohuni që të shikoni se ku bien planetët në “rising sign” dhe “moon sign”. Duke vepruar kështu, do të gjeni energjitë mbizotëruese që ju bëjnë ata që jeni.