A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Disa mënyra se si të ndiheni më mirë!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Ndoshta jeni në një marrëdhënie toksike, në një situatë të vështirë pune ose thjesht jeni të mbërthyer nga një situatë dhe jeni shndërruar në një person krejtësisht ndryshe nga ç’keni qenë – situata nëpër të cilat të gjithë kalojmë.

Zakonisht gjatë gjithë jetës do të përjetoni ulje-ngritje apo edhe anasjelltas, e rëndësishme në këto momente është të gjeni dritë dhe të filloni të ndiheni prapë mirë.

Përpiqu të imagjinosh momentet kur i ke kaluar të gjitha “problemet” dhe mos harro se: nuk do të ndihesh kështu përgjithmonë. Ndjenjat zbehen dhe stinët ndryshojnë për ditë më të ndritshme dhe më të mira. Kujtoni vetes vazhdimisht se gjërat do të përmirësohen.

Këto janë disa nga mënyrat se si të ndihesh më mirë:

Kur ndiheni se jeni duke i stërmenduar gjërat, provoni të shkruani. Shkruaj në fletoren tuaj çfarë je duke kaluar, çfarë po ndodh dhe si po ndiheni. Kjo teknikë të ndihmon të zbulosh si po ndihesh me të vërtetë, si dhe është efikase “për t’i zbrazur të gjitha shqetësimet apo mendimet negative”, dhe si rrjedhojë ndihesh më i lehtësuar dhe padyshim më reflektues mbi veten.

“If you’re overthinking, write. If you’re underthinking, read.”- “Kur je duke stërmenduar, shkruaj. Nëse ke nevojë të mendosh më shumë, lexo”.Mike Cittenden

Kur jeni të shqetësuar provoni të meditoni. Zakonisht kur keni shumë obligime ju automatikisht shqetësoheni për formën se si do të gjeni zgjidhje dhe mënyra e vetme që ju të ndiheni të qetësuar është të meditoni. Të ndalni mendimet tuaja për pak minuta dhe të fokusoheni tek brendia juaj. Për ta vërtetuar se kjo është një ndër format e duhura të veprimit keni edhe këtë thënie, nga Anne Lamott.

“Doing a three minute meditation everyday, can change your life” – “Të meditosh tre minuta çdo ditë, mund të përmirësojë jetën tuaj”. 

Kur ndiheni të lodhur bëni një sy gjumë. Nëse jeni duke qëndruar të zënë për të shpërqendruar veten nga stresi që po kalon në mendjen tuaj, ju nuk po zgjidhni asgjë. Andaj pushoni pak dhe kur të zgjoheni do të ndiheni më të çlodhur dhe rrjedhimisht keni hapësirën të mendoni me mendje të kthjellët. Këtë e thotë edhe poeti i vjetër anglez Lord Byron.

“Always nap when you can. It is cheap medicine.” – “Gjithmonë pushoni kur t’iu ofrohet mundësia. Është një ilaç që nuk kushton”.

Kur ndiheni të stresuar dilni për një shëtitje. Të ecësh në natyrë vetëm apo qoftë me ndonjë shok/shoqe të ndihmon ta largosh mendjen. Një dozë ditore e ajrit të pastër gjithmonë bën magji dhe ndihmon për të pastruar mendjen dhe për të qëndruar aktiv. Kjo është edhe çfarë Nietzsche thotë.

“All truly great thoughts are conceived by walking.” – “Të gjitha mendimet vërtet të mëdha lindin kur je duke ecur.” 

Kur jeni nervoz dëgjoni muzikë. Sigurisht që muzika është ilaç për shpirtin nëse dëgjon muzikën tuaj të preferuar kur jeni nervoz. Emailet, telefonatat dhe tekstet mund të presin të gjitha për 10 minuta të shkurtra. Ndoshta kur thua dua të dëgjoj muzikë dhe po kalon një moment shumë të keq  kjo mund të tingëllojë si gjëja e fundit që do të dëshironi të bëni por besoni që ju ndihmon. Siç edhe Andersen thotë:

“Where words fail, music speaks.” – “Aty ku fjalët dështojnë, muzika flet.” 

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, bëni diçka të papritur për dikë tjetër. Ky mund të jetë një shënim i shkruar me dorë për nënën ose shoqen tuaj në distancë.

Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë shpërblyese për të bërë jo vetëm një ndryshim në jetën e dikujt tjetër, por edhe për të mbushur zemrën tënde përplot me lumturi.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP