
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Edhe në mes të dhimbjes dhe të pasigurisë forca shkëlqen, mjafton të duash atë që bën dhe të durosh sepse është e vërtetë se në fund të tunelit ka dritë.
Javën që lamë pas, u bë një vit qëkur Rusia pushtoi Ukrainën (24 shkurt 2022), duke shkaktuar destabilitet në jetën e miliona njerëzve (në një mënyrë apo tjetër edhe në jetën tonë). Teksa, civilët ukrainas edhe sot vazhdojnë përballjen me pushtimin dhe adaptimin e një realiteti të ri.
Meqenëse para nesh kemi Javën e Modës, magazinat e famshme i kushtuan rëndësi industrisë së modës ukrainase. Vendet si Londra, ftuan dizajnerët ukrainas të bëhen pjesë e sfilatave të tyre duke shfaqur kreacionet e tyre. Ata treguan se edhe në këto rrethana të tmerrshme, ADN-ja e markave të tyre nuk ka ndryshuar.
Për shkak se do të ishte e pamundur të organizohej spektakli në Ukrainë në rrethanat aktuale, shumica e komunitetit të modës atje, madje edhe ata që janë zhvendosur jashtë vendit përkohësisht, ende kanë ende studiot e tyre, paguajnë taksa, prodhojnë dhe ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha – kanë miq, familje dhe mbështetës ende në atdheun e tyre. Andaj më poshtë kemi renditur historinë e “mbijetesës dhe zhvillmit të mëtejshëm” të tre dizajnerëve ukrainas pas një viti luftë.
IENKI IENKI
Dima Ievenko, drejtori i brendit të ri shtatë-vjeçar Ienki Ienki, është stacionuar në Milano që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Anëtarët e tjerë të ekipit punojnë pjesërisht nga anët e ndryshme të botës nga Evropa, Amerika dhe Kanadaja.
Teksa brendi njihet më së shumti për xhaketat e fryera (monta oversized) që ka nxjerrë në treg, dizajneri Ievenko është shprehur:
“Tash kur shikoj mbrapa në vitin 2022, mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer, kemi ristrukturuar punën tonë dhe nuk kemi humbur asnjë punëtorë. Mirëpo ishte një kohë e frikshme, jo vetëm për shkak të dhunës dhe kërcënimeve, por edhe për fuqinë që duhej ta tregoja në biznes”.
Para fillimit të luftës, Ienki Ienki, funksiononte në Kyiv, ku përveç kërcënimeve të luftës, ajo që pengonte punën e ekipit ishte mungesa e energjisë elektrike. Gjatë gjithë ditës kryeqyteti kishte vetëm tre orë energji, një në mëngjes, një në mesditë dhe një kur binte errësira. Të gjitha këto sakrifica dizajneri Ievenko mendon t’i kurorëzojë me një kreacion të titulluar “Kjo është fushëbeteja jonë”.
SIX
Me keqardhje e them që nuk kisha parë dikur krijimet e modës ukrainase, deri sa lufta bëri që ne të dëgjojmë për “resurset e fshehura” të këtij vendi (pra edhe për modën). SIX është brendi i dizajneres klasike Julia Bogdan. Ajo më së shumti është e njohur si gruaja e cila përkujdeset për veshjen e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska. Ndryshimi më i madh për Bogdan me fillimin e luftës ishte kalimi në promovimin e brendit në formën dixhitale. Si dizajnere, e cila mësimet e para i mori nga babai i saj, ajo ishte mësuar me klientët e saj besnikë duke qepur dhe dizajnuar për ta në letër dhe makinë dhe ishte mjaft sfiduese për të ta mësonte funksionimin online.
I mori dy muaj kohë që ajo të adaptohej, mirëpo skuadra e saj punuese bëri mrekulli duke e bërë brendin “të shihet dhe të dëgjohet” në mbarë botën. Kjo ka bërë që brendi SIX, të mos humbasë asnjë punonjës dhe ka arritur të dërgojë porositë në kohën dhe në vendin e duhur.
Julia Bogdan u shpreh, “Unë e kuptova se ne ia vlejmë të prezantohemi në Evropë sepse kemi shumë për të treguar. Thellësisht besoj që ky është vetëm fillimi për industrinë e modës ukrainase, tani është koha të zbulojmë talentin tonë dhe të mos humbasim asnjë shancë”.
OLENICH
Pas shpërthimit të luftës në shkurt të vitit 2022, Yana Olenich e lindur në Odessa u nis e vetme me makinë, duke udhëtuar për tre ditë rreth 300 milje përmes postblloqeve ushtarake vetëm për të gjetur një strehë të sigurt në Greqi. E përmalluar për shtëpinë dhe e tjetërsuar, ajo u kthye prapë në Ukrainë gjatë verës, ku tani është e vendosur në Kiev, qytetin ku ndodhet atelieja e saj e dizajnit.
“Energjia e palëkundur dhe e pamposhtur e kryeqytetit më ka tërhequr më shumë, lidhja e dobët dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në vend e bëjnë të pamundur të flasësh përmes telefonatave. Ndjeva dëshirën për të qenë me ekipin tim, familjen dhe miqtë. Ndihem e detyruar të ndaj përvojën e pikëllimit dhe gëzimit me ta, me të njëjtin angazhim si në një martesë”, u shpjegua Olenich për magazinën Vogue.
Sfida më e madhe me të cilën ajo dhe ekipi i saj ndeshën është perspektiva e dizajnimit të një koleksioni nën dritën e qirinjve, ose kalimi i ditëve të gjata të dimrit pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm. Koleksioni i pranverës 2023 që Olenich punoi “pasqyron lehtësimin e mbërritjes”. Prodhuar tërësisht në vendin e saj, me imazhe me plot mesazhe të shkrepura në grykëderdhjen e Kuialnyk pranë Odessa, koleksioni i dedikohet artizanatit ukrainas dhe përmban qëndisje tradicionale të punuar me dorë nga rajoni Poltava, nën imagjinatën e ngjyrave ultra-moderne.
Këto janë tri historitë e pakta të miliona personave në Ukrainë, të cilat kanë zgjedhur të mbijetojnë pavarësisht tmerrit me të cilin po përballet i gjithë kombi.