Na ndiqni:

FB IG

Eleganca magjike e paraqitur në ceremoninë “Oscars”

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kur flasim për rëndësinë e elegancës në tapetin e kuq, nuk ka skenë më të madhe sesa ajo e ceremonisë Oscars, që e prezanton modën në mënyrën e duhur. 

Eleganca individuale që u paraqit në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Oscars është frymëzim për adhuruesit e modës në ditët në vazhdim.

Duke iu përshtatur vitit 2022, yjet eksploruan veshjet e mëparshme duke mos e harruar edhe atë që është trendy këtë vit. Guximi që shfaqen të famshmit përmes ngjyrave dhe përmasave të veshjeve është i mjaftueshëm për t’u marrë si inspirim për ndonjë veshje që e keni menduar për këtë vit.

Nga Chanel, Saint Laurent, Schiaparelli, Louis Vuitton, Prada, Valentino Haute Couture, Bottega Veneta, Giorgio Armani, Dior Haute Couture, Michael Kors Collection, Miu Miu, Gucci, Versace, Dolce and Gabbana e deri tek Balenciaga, ishin veshjet që shkëlqyen këtë natë dhe ne sot do t’iu njoftojmë me pamjet që u komentuan më së shumti.

Ngjyra e zezë kishte përfaqësuesit e denjë, e cila bëri që të marrë vëmendjen e merituar. Aktorja Kristen Stewart, zgjodhi të vesh kostume të zeza nga Chanel, duke rikthyer një nga outfitet më të populluara të viteve të 2000-ta. Sako dhe pantallona të shkurtër të shoqëruar me një këmishë të bardhë ishte zgjedhja e Stewart. Siç e potencoi edhe menaxherja e aktores: “Ishte dita e Kristen që të zgjedhë atë veshje në të cilën ajo ndihej rehat”.

Kendall Jenner, me një fustan të zi “oversized” nga Balenciaga të kombinuar me çizme të gjata latex, na kujtoi se edhe këtë vit rrobat oversized kanë vlerën e njëjtë. Kësaj ngjyre i dha kuptim edhe më shumë artistja Rihanna, me barkun e saj të rrumbullakosur, e cila e kishte mbuluar me një bluzë rrjetë të tejdukshme me mëngë të gjata të shoqëruar me fundin e gjatë Valentino. Tash e tutje, besojmë fuqimisht se gratë shtatzëna kanë një super shembull për veshje në evenimente të tilla.

Timothée Chalamet kishte zgjedhur kostumin e zi me shkëlqim nga Louis Vuitton së bashku me Jamie Dornan, të cilët qëndrojnë si dy meshkujt më të komentuar për dukjen e tyre gjatë kësaj mbrëmje.

Nuk ndodhë shpesh që fytyrat më të famshme në botë të gjenden së bashku në një dhomë dhe kur ndodhë kjo, ngjashmëria në përdorimin e ngjyrave është më e lartë. Ngjyrat e hapura me pak shkëlqim sipër i shtuan edhe më shumë veçanti edhe dukjes së Zendaya, e veshur nga Valentino me një fund të gjatë ngjyrë hiri dhe një bluzë crop-top të bardhë. Ylli i Euphoria arriti edhe këtë herë të mbizotëronte tapetin e kuq.

Ngjyra rozë ruajti thjeshtësinë e saj tek personazhet më elegante të mbrëmjes. Dakota Johnson edhe pse nuk ishte prezente në mbrëmjen e çmimeve, ajo mori vëmendjen e njëjtë në festën pas ceremonisë. E veshur nën brendin Gucci, zuri hapësirën parakaluese me fustanin e saj gjigant me mëngë të gjata dhe një fund të plotë, të dyja të mbuluara me temina dhe pupla.

Lily James u cilësua si njëra me veshjet më elegante të mbrëmjes. Me një fustan rozë Dior, pamjen e aktores e rrëmbente gjerdani Piaget.

Ngjyrat e kësaj mbrëmje nuk do të kishin kuptim pa praninë e yllit të televizionit Kim Kardashian. E veshur nga brendi Balenciaga, Kim kishte vënë në pah linjat e saj trupore, me fustanin blu neon, e pajisur edhe me dorëza.

Oscars është mbrëmja ku personat e famshëm na ofrojnë një pasqyrë të veshjeve më të bukura.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP