
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Shtatori pothuajse mbaroi dhe stina jonë e preferuar e vitit erdhi—Vjeshta!
Nuk ka më mirë sesa të ndihesh rehat, e mbështjellur me batanije, duke shikuar ndonjë film të mirë të vjeshtës, shoqëruar me një filxhan kafe ose çaj.
Për ju kemi përgatitur një listë të filmave që i takojnë kësaj stine, nëse me të vërtetë e pëlqeni ndjenjën e vjeshtës.
He’s just not that into you
Kur përballesh me mendime të ndryshme për një çështje, është momenti kur e kupton se njerëzit jo domosdoshmërisht janë si ti, mendojnë si ti dhe veprojnë si ti. Sa më i madh rrethi shoqëror, aq më lehtë do t’i kuptoni sjelljet, mendimet dhe veprimet e të tjerëve.
Filmi “He’s Just not that into you”, paraqet jetën e katër burrave dhe pesë grave në Baltimore, të cilët luftojnë për të mbajtur gjallë jetën e tyre të dashurisë. Secili prej tyre përjeton zhgënjimin dhe përpiqet të përballet me kompleksitetin që ekziston në marrëdhënie.
Me aktorë kryesorë Ben Affleck, Jennifer Aniston, Drew Barrymore, Jennifer Connelly, Kevin Connolly, Bradley Cooper, Ginnifer Goodwin, Scarlett Johansson, Kris Kristofferson, dhe Justin Long, filmi transmeton tek ne atë se si të gjithë jemi të programuar të besojmë çka na është mësuar kur ishim të vegjël – “shenja” që zbulojnë se dikush është i dashuruar në ju ose jo.
Ajo çka lehtë mund të të bëjë për vete është ndërlidhja e situatave, sesi çdo gjë në film, funksion njëlloj si në realitet.
Vështrimi i thellë që jep filmi për botën e takimeve mes çifteve është një mënyrë e këndshme për të kaluar mbrëmjen.
One Day
Është historia tipike e dy të rinjve, e cila konsiston me ndjenjat që përballemi pasi përfundon vera. Një romancë e pashpresë, dy të rinjë të cilët as nuk ishin së bashku, e as nuk ishin të ndarë.
Personazhet Dexter dhe Emma vendosin të takohen çdo vit më 15 korrik dhe të shohin se në çfarë situata jetësore qëndrojnë. Gjatë një periudhe prej 18 vitesh, ata mendojnë se kanë më shumë për të ndarë sesa njerëzit përreth tyre.
Duhet të humbësh diçka për të kuptuar vlerën e saj. Fakti që Emma e di që Dexter nuk do ta bëjë asnjëherë të lumtur por se edhe pa të ajo prapë do të jetë e palumtur, përshfaqë pavendosmërinë e rinisë dhe pamundësinë për të parë se gjërat nuk zgjasin përgjithmonë.
Personazhet janë tepër 3 dimensionale dhe reale. Filmi tregon një histori që mund të mos ketë pasur fundin më të përpiktë, por megjithatë të mirë.
Hocus Pocus
Kur vjeshta fillon, padyshim që brenda saj janë festat që na entuziazmojnë, ku ndër to është edhe Halloween. Fëmijët vishen me rrobat e heronjve apo personazheve të tyre të preferuara kurse të rriturve ju pëlqen të shohin për të disatën herë filma me përmbajtje të Halloween.
Hocus Pocus shfaqë tri shtriga, të cilat ringjallen pas 300 vitesh për t’u hakmarrë dhe fillojnë një mbretërim terrori pasi Max, një djalë i ri që shpërngulet në Salem me familjen e tij, ndezë qiriun e mallkuar të Flakës së Zezë.
Nëse frikësoheni nga filmat me shtriga ky nuk është nga atë drithëruesit dhe që nuk mund të flini natën. Pak komedi dhe me shumë ngjyra në të njëjtën kohë, Hocus Pocus do të jetë filmi ideal për këtë periudhë të vitit.
Këtë vit do të dalë edhe vazhdimi i dytë i filmit, të cilin ne po presim me padurim ta shikojmë.