A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Gjërat që mund t’i bësh gjatë ditëve të zymta të Janarit

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Janari konsiderohet si muaji më depresiv i vitit. Kjo për arsye të ndryshme. Janarit i kushtojmë kohën për të reflektuar për vitin që lamë pas, pastaj për t’i manifestuar gjërat për tërë vitin qe ndodhemi aktualisht.

 

Ky nuk është gjithmonë një planifikim që e realizojmë me plotdëshirë, mirëpo edhe nëse nuk duam, ne pavetëdije e kemi të pozicionuar këtë “detyrë” në brendinë tonë.

Janari është muaji i parë i vitit, prandaj përgjegjësia morale për të qenë të fokusuar në qëllimet tona tre herë më shumë këtë vit është e rëndësishme, e nevojshme dhe në njëfarë mënyre e obligueshme.

Mirëpo ndërkohë, mos e harro veten, nevojat dhe dëshirat tuaja. Është esenciale të kujdesesh për veten tënde fillimisht.

Prandaj,

Planifiko gjërat që po i pret të ndodhin me padurim

Duke marrë parasysh se mund të mos jem e vetmja që ndihem më down këto ditë, dua të filloj me disa aktivitete relaksuese, përtej punës dhe profesionit, që mund t’iu kushtoni pak kohë:

Kur e di se një nga dëshirat e mija është padyshim udhëtimi, tentoj të organizoj saktë gjërat që më emocionojnë dhe që e thejnë rutinën. Nëse jetoni edhe ju si unë, në Kosovë, mendoni për një udhëtim një ditor në Tiranë ose Shkup, të cilin mund ta realizoni në vikend me pak shpenzime. Ju mund të shkoni me autobus me një mik tuajin, të shëtisni dhe të ushqeheni duke menduar vetëm për argëtim.

Pra, gjej diçka që e bën me qejf dhe mundohu të ndash kohë për të.

Vendosi vetes një sfidë argëtuese

Cakto diçka që shpesh harron se ekziston.

Për shembull, vendosi vetes sfidë të shkosh në një karaoke night dhe të këndosh këngët që ke më përzemër, ose të zhvillosh një garë në bowling me kolegët e punës apo me shoqërinë e ngushtë.

Gjej recetën e ëmbëlsirës që nuk e ke gatuar asnjëherë, por që e ke shumë përqejf shijen e saj dhe gatuaje atë.

Vendosi vetës sfidën 30 ditore për realizimin e ushtrimeve të Yogas në shtëpi. Ajo çka të nevojitet është një shtrojë për yoga dhe telefoni yt, për të përcjellë një profesionist në YouTube teksa i realizon ushtrimet.

Dil për shëtitje

Sa më rrallë që ju dilni jashtë, aq më shumë do të përtoni për aktivitete të tjera. Nganjëherë vetëm një shëtitje mund t’ju ndriçojë humorin. Shkoni në bregdet diku këtë muaj, pasi që është veçanërisht bukur në këtë kohë të vitit kur është shumë qetë dhe nuk ka shumë njerëz. Në këtë mënyrë, ju qetësoni mendjen tuaj dhe jeni të gatshëm t’iu riktheheni obligimeve tuaja.

Përveç këtyre aktiviteteve, diçka tjetër që mund të bëni, mund të jenë:

Nëse je i pasionuar pas modës, mund t’i rikrijoni disa veshje. Më beso se do të kalosh një kohë të bukur duke i kombinuar disa rroba që s’i ke përdorur që një kohë të gjatë.

Nëse ju pëlqen kinematografia, mund ta shikoni ndonjë shfaqje të re apo ndonjë film që e keni në listën tuaj.

Nëse jeni një adhurues i librit, ne ju propozojmë disa libra që kanë lënë mbresa të mira tek shkrimtarët e njohur shqiptarë. Lexo: https://paper.fm/bota-e-shkrimtarit-arber-selmani/

Ditët e zymta që na kaplojnë në muajt e ftohtë të vitit janë kryesisht Janari dhe Shkurti. Ato ditë kur mungon ngrohtësia e diellit, kur errësohet më herët dhe kur na ka kaplon një lloj monotonie…

Ne ju ofruam disa propozime se çka mund të bëni në këto ditë. Prandaj, rikthehu tek ky artikull kurdo që e ndjen se të duhet një ide apo thjesht një frymëzim për ta kaluar ditën.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP