A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Highlights të vitit 2022

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Moda është mediumi përmes së cilës tregojmë histori dhe shfaqim identitetin personal, teksa është një përgjegjësi sfiduese ta ruash si të tillë.

Mediume të tilla janë edhe librat, filmat, ekspozitat, muzika, të cilat përçojnë mesazhe të ndryshme tek audienca. 

Sot do të përmbledhim gjërat që “nëvizuan” artin në përgjithësi, në vitin 2022.

Moda në vitin 2022

Po vazhdojmë me modën meqë e filluam me të. Mbaj mend qëkur filloi viti 2022, ne e përshkruam si viti i grave dhe ashtu doli të jetë.

Catherine Holstein, drejtorja kreative e Khaite, u emërua stilistja e vitit për veshjet e grave, në CFDA Fashion Awards.

Holstein, e cila e themeloi kompaninë e saj të veshjeve në vitin 2016, është e njohur për sensualitetin në veshjet e saj. Ajo mundi Peter Do, Christopher John Rogers, Gabriela Hearst dhe LaQuan Smith për këtë çmim.

Pse e futa tek pjesa e rëndësishme?

CFDA ndryshe njihet si “Çmimi Oscar” për modë. Pranimi i një çmimi të tillë për dikë me vetëm 6 vite përvojë në fushën e modës nuk është një rrugëtim i lehtë sepse duhet gjithmonë të kesh inspirim por njëkohësisht ta kombinosh atë me kërkesën dhe nevojën e publikut, pastaj të krijosh agjendën tënde duke drejtuar klientelën ndaj asaj çfarë ti do të ofrosh.

Po ta shikoni koleksionin e Khaite për vitin 2023 është nostalgjik dhe një konfigurim i dobishëm, ka detaje të aksesorëve dhe veshjeve të kthyera në kult. Khaite dizajnon për një grua të pavarur të Nju Jork-ut që është e fortë dhe misterioze. Ajo vë në pah mëndafshin, lëkurën dhe xhinset, teksa ka brenda vetes çdo gjë që kërkoni, nga veshja e përditshme deri tek ajo më elegantja.

Koleksioni i Catherine Holstein është një domosdoshmëri në dollapin e të famshmëve amerikanë. Blazers me kopse anash, fustane me thek, kostume prej xhinseve, korsete nga lëkura, të gjitha ekzistonin deri sot, por mënyra si Holstein futi në përdorim detajet, i bënë të duken të veçanta.

Viti 2022 ishte i fuqishëm edhe për Nensi Dojaka, kreacionet e saj sollën një epokë e cila do të mbetet gjatë në këtë industri. Mirëpo mos të harrojmë edhe koleksionet vjeshtë 2023, nga Valentino PP Pink, Bottega Veneta, Gucci, Prada dhe The Row.

Librat që ia vlen t’i lexoni

Ndoshta nuk ju kushtohet mjaftueshëm kohë librave, mirëpo viti nuk kalon pa u publikuar një libër të cilin mund ta konsideroni si kryevepër.

Ish zonja e parë e Amerikës Michelle Obama, shkroi librin “The Light We Carry”, një pasqyrim tjetër mjaft inspirues. Zonja Obama u ofron lexuesve një sërë historish të freskëta dhe reflektime të hollësishme mbi ndryshimin, sfidën dhe fuqinë, duke përfshirë besimin e saj se kur ndriçojmë për të tjerët, ne mund të ndriçojmë pasurinë dhe potencialin e botës përreth nesh.

Libri vë në pah “stategjitë” që duhet t’i përdorim për të qenë “më komfort dhe më të lirë ndaj pasigurive që kemi”.

Dhe të gjitha këto i dëgjova nga vetë Michelle, nga një grua aq madhështore e cila kalon nëpër pikëpyetjet e njëjta që kalon secila prej nesh, të paktën njëherë në jetë. Nga një grua së cilës nuk i pëlqen gjithmonë mënyra se si duket, e cila u ndje si e huaj në një botë plot me njerëz, nga ajo që u bë lehtësisht e vetmuar, nga dikush që ka qenë mjaftueshëm luftarake për të kaluar një jetë të zhytur në pyetjen: A jam mjaftueshëm e mirë?!

Nga ky libër mund t’i mësoni 10 teknika, për t’ia dalë me durimin, injorimin e mendimeve negative dhe me forcën që i dhurojmë njëri-tjetrit.

Mirëpo, nëse nuk jeni në disponim për një libër të zhanrit biografik, ne ju sugjerojmë edhe disa libra që u publikuan gjatë vitit 2022. 

“Book Lover” nga Emily Henry, një libër që flet për mënyrën si të dashuroheni në lexim. “The Paris Apartment” nga Lucy Foley, flet për një histori misteri. Në anën tjetër, “Things We Never Got Over” nga Lucy Score, është një libër i cili flet për kujdesin midis dikujt që e doni dhe dikujt që të do.

Filmat që ia vlen t’i shikoni

Mendoj se çfarë zgjedhim të shikojmë është një ndër indikatorët se çka jemi duke kaluar ose çka na servohet.

Mirëpo viti që lamë pas, ishte edhe viti i filmave të ripërpunuar. Për audiencën u krijuan filma, me seri të dytë dhe pikërisht këta do t’i rekomandoj për ju.

Nëse keni parë pjesën e parë të “The Adamms Family” unë ju rekomandoj të shikoni serialin e Netflix “Wednesday”, e cila përflet historinë e vajzës së familjes. Historia ndjek Wednesday Adamms dhe regjistrimin e saj në një shkollë të re dhe aftësitë e saj parashikuese se çfarë do të ndodhë. Nëse ndonjëherë i keni përcjellur seritë e Harry Poter, ju do të shndërroheni në një fans për serialin fantazi “Wednesday”.

“Avatar 2” është filmi i cili e përshkruan më së miri rëndësinë e dashurisë në familje. Historia e familjes Sully, e në fokus fëmijëve të tyre Jake dhe Neytiri, të cilët luftojnë për të mos e lejuar copëtimin e tokës së tyre.

Ekspozitat në Paper Gallery

Në një pasdite të lirë apo një moment kur ndjeni se keni nevojë thjesht të relaksoheni, ekspozitat janë zgjedhja e duhur. Paper Gallery, vitin 2022 e ka pasur të mbushur me ekspozita të llojllojshme.

Në Paper janë prezantuar ekspozitat: “Camera Isolata”, nga Naho Kawabe (Video Instalacion), Looking in Looking Out (Decorum, I’ll be your mirror), nga Chuck Blue Lowey (Video Instalacion), What After We Leave, nga Vullnet Jakupi, Mbeturinat Ushqimore, nga Fondacioni Jeshil, Body Talk, nga Laura Ymeri, Photography Story Telling, nga Blerim Gjinoci, MM6, nga Etnik Shala, Saltan, nga Dor Zlekha Levy, Dashuria nuk është lojë, Dashuria është paranojë, nga Berin Hasi, Retrospektivë, nga Musë Prelvukaj, Hang On Hang Out, nga Arbnor Karaliti, Lumturie Krasniqi, Yll Xhaferi dhe e fundit Find Something You Love and Let it Kill You, nga Mentor A. Ejupi.

Vendet më të vizituara

Udhëtimet janë alternativa për të kaluar vitin më mirë, ku gjatë vitit ne kursejmë që të vizitojmë diçka ndryshe nga ajo që jemi të rrethuar.

Për vitin 2022, destinacionet që u vizituan më së shumti për shkak të vlerave që prezantojnë janë: Parisi, Dubai, Amsterdami, Madridi, Roma, Londra, Berlini, Barcelona, Washingtoni dhe Nju Jorku.

Një prej arsyeve pse këto vende u vizituan janë edhe për monumentet me arkitekturën më të bukur që posedojnë. Për shembull si Lincoln Memorial në Uashington DC, Arc de Triomphe dhe Grand Palais në Paris shënuan një numër të madh të vizitorëve.

Albumet që duhet t’i dëgjoni

Vizita në këto vende duhet të shoqërohet me muzikë të mirë, ku ne edhe më parë i kemi përmendur albumet dhe këngëtarët që këtë vit treguan përkushtimin e tyre.

Këto janë albumet që mund t’i dëgjoni: Arctic MonkeysThe Car, Beyoncé: Renaissance, Taylor Swift: Midnights, Rosalia: Motomami dhe Drake: Honestly, Nevermind.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP