A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Historia e Çmimeve Oscar

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Me anë të aftësive për të aktruar mirë, ndër vite na janë servuar filma – seriale e dokumentarë me tematika të ndryshme – gjithmonë për të përçuar një mesazh, për të vetëdijësuar apo edhe për të argëtuar audiencën. 

Për këto aftësi, dikur industritë e filmit në vende më të arritura krijuan ngjarje të cilat shpërblenin mundin dhe punën e artistëve. Qëllimi ishte që artistët më të mirë të merrnin çmime, duke i bërë të ndihen të vlerësuar për punën e tyre, ashtu që në projektet e reja të mos mungonte motivimi.

Por, si rrodhi ideja për ceremoni të tilla dhe cila është njëra ndër to?

Oscars

Louis B. Mayer, ishte kreu i studios MGM (Metro-Goldwyn-Mayer), i cilin në vitin 1927 dha idenë për themelimin e një akademie ku interes primar do të ishte filmi, ku rrodhi edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. E menduar si një organizatë jofitimprurëse me synimin për të avancuar industrinë e filmit, ajo u bë institucioni i parë i cili mbajti një ceremoni për ndarje të çmimeve, ku e para u mbajt dy vjet pas krijimit të saj, në The Hollywood Roosevelt Hotel, më 16 maj të vitit 1929.

Drejtori artistik i MGM Studio dhe ideatori i Oscars, Cedric Gibbons, skicoi figurën e një kalorësi që mbante një shpatë, duke qëndruar përpara një shiriti filmues. Pesë foletë e shiritit qëndronin për pesë degët origjinale të Akademisë – aktorë, regjisorë, producentë, teknikë dhe shkrimtarë – ndërsa shpata simbolizonte mbrojtjen për mirëqenien e industrisë.

Pasi u përshkrua ideja e çmimit, kishte mbetur vetëm edhe gjetja e materialit me të cilin do të punohej statuja. Në fillim të vitit 1928, Gibbons zgjodhi skulptorin e Los Anxhelosit – George Stanley për të krijuar një figurë tre-dimensionale. Asnjë model apo skicë e punuar si ide nuk ka mbetur si dëshmi, por sipas fletës së fakteve të Akademisë, Stanley përpunoi disa versione dhe Gibbons zgjodhi të preferuarin e tij. Në dizajnin përfundimtar, figura e kalorësit u racionalizua dhe shiriti i filmit u vendos nën këmbët e tij. Më 16 maj 1929, 15 statuja, të bëra atëherë prej bronzi dhe e ndërtuar nga ari, u shpërndanë në dhomën e luleve të hotelit Hollywood Roosevelt. Ceremonia zgjati vetëm 15 minuta dhe filmi pa zë Wings, fitoi çmimin e parë për filmin më të mirë.

Statuja e Akademisë së Filmit, natyrisht, njihet më mirë me pseudonimin e saj Oscar mirëpo asnjëherë nuk u definua prejardhja e emrit. Sipas historisë, bibliotekarja e Akademisë, Margaret Herrick, vuri në dukje se figura tullace i ngjan xhaxhait të saj Oscar, kurse kurrë nuk u vërtetua.

Dizajni origjinal i Oscar nuk ka ndryshuar shumë, përveç madhësisë së bazës dhe vlerës së saj prej 24 karat.

Disa nga artistët që ishin dy herë fitues të çmimit Oscar janë: Sean Penn, Hilary Swank, Sally Field, Tom Hanks, Dustin Hoffman, Robert De Niro, Denzel Washington dhe Mahershala Ali.

Që nga ceremonia e parë e Oscars 91 vjet më parë, më shumë se 3 mijë artistë meshkuj ishin fitues duke i mbledhur të gjtha 24 kategoritë sa posedon ngjarja. I vetmi aktor që refuzoi çmimin ishte Marlon Brando për filmin “Kumbar” në 1973, në shenjë proteste kundrejt trajtimit që Hollywood kishte ndaj amerikanëve vendas. Personi me më shumë Oscars është Walt Disney, i cili mori 26 në jetën e tij. Kompozitori John Williams zotëron pesë, aktorja Katherin Hepburn ka fituar katër Oscars duke lënë pas Meryl Streep, Jack Nicholson dhe Daniel Day-Lewis me nga tre çmime.

Pas gjithë historisë së Oscars, a qëndron diversiteti dhe barazia? 

Si një nga ngjarjet më të hershme në industrinë e filmit, Oscars duhet të përçonte diversitet, kulturë dhe barazi, por sa e bëri këtë?

Deri pas viteve 2000, aktorët me ngjyrë rrallë e hiç fitonin çmime Oscars, por ajo që theu tabut ishte Hattie McDaniel, afrikano-amerikanja e parë e cila bëri histori në vitin 1940 duke fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë dytësore, për rolin e saj si Mammy në filmin, Gone With the Wind.

Producenti i këtij filmi David O Selznick, kishte deklaruar se McDaniel nuk iu lejua as hyrja në ndërtesë përshkak të ngjyrës së saj. Duke plotësuar disa favore të akademisë, dikur u lejua pjesëmarrja e saj në mbrëmje, ku ajo u vendos në pjesën e pasme të auditorit në një tavolinë të veçuar larg nga pjesa tjetër e yjeve.

Vetëm 62 vjet më vonë, një aktore me ngjyrë mori një çmim Oscar në kategorinë e roleve kryesore. Halle Berry fitoi çmimin për aktoren më të mirë në interpretimin e saj për Monster’s Ball në 2002. Në fjalimin e saj emocional të pranimit, Berry tha: “Ky moment është shumë më i madh se unë. Është për çdo grua me ngjyrë, pa emër, pa fytyrë që tani ka një shans sepse kjo derë sonte është hapur”.

Bazuar në ngjarjet të cilat na përcollën me vite, pavarësisht sa madhështore mbetet, Oscar ka treguar dallimet e tij si event, në baza të diskriminimeve racore dhe gjinore. Pse gjinore? Po aq sa ka meshkuj të aftë në këtë industri, aq ka edhe femra që janë të zonjat, mirëpo numri i tyre në fitimin e çmimeve ishte shumë herë më i limituar sesa i meshkujve.

Si ndodh shpallja e rezultateve?

Në vitet e para të funksionimit të saj, fituesit e çmimeve Oscar shpalleshin për publikun tre muaj para natës kur ndaheshin çmimet, por më vonë ndryshoi sistemin e saj duke dërguar listën e fituesve të çmimeve në gazeta, të cilat botoheshin në ora 23:00, para natës së ceremonisë Oscars.

Ky sistem mbeti në fuqi për 10 vitet e ardhshme deri në fund të viteve të 30-ta. Megjithatë, në vitin 1940 LA Times theu rregullin e orës 23:00 dhe shpalli fituesit në edicionin e tyre të mbrëmjes, ku të nominuarit zbuluan fatin e tyre përpara se të paraqiteshin në ceremoni.

Si rezultat i kësaj, në vitin 1941 u prezantua sistemi i zarfeve të mbyllura (që përdoret edhe sot) dhe rezultatet mbeten sekret i ruajtur nga afër.

Kush mbeti triumfues i këtij eventi?

Me 14 nominime dhe 11 fitore, epika e suksesshme Titanic (1997) dominoi çmimet e Akademisë në 1998. Me Leonardo Dicaprio dhe Kate Winslet, ajo tregon historinë tragjike të anijes së pasagjerëve që u mbyt në udhëtimin e saj të parë në 1912.

Si përfundim, ne duam t’iu sugjerojmë disa filma të cilët fituan çmimet Oscar dhe që ju patjetër duhet t’i shihni:

The Lord of the Rings: The Return of the King (2003), The Godfather (1972), Parasite (2019), Casablanca (1943) (padyshim se duhet të shikoni një film bardhë e zi), Moonlight (2016).

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP