A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Librat, që duhet t’i lexoni në vitin 2022- Pjesa IV

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kanë mbetur edhe pak muaj që ky vit të mbetet në të kaluarën dhe ne kemi pak kohë t’i ndajmë me ju librat që patjetër duhet t’i keni në raftin tuaj të librave.

Pak romancë, pak dramë, pak fantazi dhe e mbushur me frikë është jeta e secilit prej nesh, e veçanërisht kur njoftohemi me diçka të pa përjetuar më parë.

Librat që të bëjnë të ndihesh më afër me këto histori janë të shkruara dhe të treguara mirë.

Ne po iu tregojmë arsyet se pse duhet t’i keni në listën tuaj këto libra.

Giovanni’s room nga James Baldwin  

Guximi që shfaq Baldwin përmes këtij libri është për t’u admiruar. Novela e zhanrit romancë dhe dramë, shtrihet në vitet e ‘50ta dhe rrëfen historinë e tij personale përmes personazheve fiktive.

Baldwin arrinë ta bëjë historinë e tij universale duke gërmuar mënyrën se si ai dashuron. James Baldwin ishte gay dhe nuk e fshehu këtë.

Por, si arriti ta shprehë në libër?

Dashuria mes Giovanni dhe David nuk është një “dashuri e të njëjtit seks”, por është thjesht dashuri mes dy personave, ku Baldwin e potencon se çdo sakrificë në këtë jetë duhet të bëhet për dashurinë e vërtetë. Imagjinata e mprehtë dhe enigmatike e Baldwin krijon një nga historitë më të prekshme të dashurisë, për përfundimin e të cilës duhet ta lexoni vetë librin.

Çfarë ndodhë në libër?

David, një i ri amerikan i cili jeton në Paris dhe e dashura e tij Hella, e cila ka shkuar për pushime në Spanjë për të menduar propozimin e marrë nga David për martesë si dhe Giovanni, një i ri italian gay, me të cilin David takohet një natë në bar janë personazhet e këtij libri. Gjithmonë ekziston një arsye për sjelljet e pashpjegueshme që i bëjmë. Ajo e David ishte marrëdhënia e ftohtë me babain, i cili gjithmonë i kërkoi që ai të bëhej “burrë”

David dhe Giovanni fillojnë një aferë edhe pse në anën tjetër David ka një lidhje të rregullt. E gjithë historia zhvillohet në “dhomën e Giovanni-t”, e cila përshkruhet si një dhomë gjithmonë në errësirë (detaj i cili shpjegon mënyrën se si të ruhej privatësia e tyre). Teksa, libri vë në pah intimitetin e tyre për ta njoftuar opinionin publik për marrëdhëniet mes personave të seksit të njëjtë, gjë që në vitet e 50ta ishte tabu.

Pse duhet ta lexoni këtë libër?

I shkruar nga këndvështrimi i David, historia vë në pah dhimbjen kur nuk e posedon dashurinë të cilën të tjerët e gëzojnë. Ky libër do t’iu mësojë për pasojat që mund t’i bartni kur mundoheni t’ia mohoni të vërtetën vetes, duke shtypur ndjenjat tuaja vetëm për faktin se ndiheni ndryshe. Në këtë rast, David shpenzon kohën e tij duke luftuar orientimin e tij seksual dhe homofobinë e tij të brendshme. David nuk mund të mbajë përgjegjësinë e zgjedhjes; zgjedhjen midis një lumturie të pasigurtë me Giovanni-n (sepse ai nuk do që shoqëria e tij ta kuptojë që ai është gay), dhe një pakënaqësie të sigurtë me Hellën (që njerëzit ta shohin si një mashkull i cili e ka krijuar një familje).

E rëndësishme është ta pranojmë veten ashtu si jemi, në mënyrë që të dimë ta shprehim dashurinë për të tjerët duke u bërë vetë protagonisti i ngjarjes tonë.

Përveç faktit që një histori e tillë ishte e rrallë në literaturën e atëhershme, këto tema ende nuk janë të familjarizuara nga shoqëria jonë, ndaj një vetëdijësim përmes një historie të tillë është i domosdoshëm.

Edhe pse nuk konsiderohet si zhanër, ekzistojnë mbi 3 mijë libra të cilat kanë kontent LGBT.

My name is Lucy Barton by Elizabeth Strout

Çka shfaqë libri?

Nëse si fëmijë keni përjetuar një traumë, e cila iu ka përcjellur gjatë jetës dhe jeni munduar të mos e flisni duke e konsideruar si zgjedhje, atëherë ajo çdo herë do ta ketë mundësinë që të përballet me ju dhe ta fitojë betejën ndaj jush.

Romani më i shitur për vitin 2016, nga New York Times, na dhuron shembullin konkret për këtë kategori.

Si zhvillohet historia?

E rritur në një familje të shpërndarë, Lucy Barton pati një fëmijëri të vështirë. Babai i saj ishte abuziv ndërsa nëna e saj e donte Lucy-n, por ajo nuk ishte në gjendje ta mbronte atë dhe as vëllezërit e motrat e saj, nga luhatjet e humorit dhe natyra e dhunshme e babait të tyre. Si rezultat, Lucy shpesh ngushëllohej duke lexuar, gjë që e bëri atë të kuptonte se donte të bëhej shkrimtare. Lucy vendos të largohet nga shtëpia dhe të bëhet shkrimtare. Më tutje, ajo krijon një familje shumë të lumtur.

Vite më vonë, Lucy vendoset në spital pas një operacioni. Gjatë qëndrimit të saj, nëna e Lucy-it vjen për vizitë dhe të dyja rilidhen pas vitesh që nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Pse duhet ta lexoni?

Përmes ngjarjes, libri shfaqë format se si ju duhet të ballafaqoheni me frikën tuaj. Frika se Lucy mund të tregohet abuzive ndaj fëmijëve të saj, njësoj si ngjarja me babain e saj, e ka ndjekur me vite atë dhe prapë ka gjetur momentin që të përballet.

Përshkrimi i karakterit të Lucy-t, thjesht të krijon imazhin e një personazhi që ti nuk mund të mos e duash. Çdo veprim të saj mund ta arsyetosh dhe ta konsiderosh të drejtë bazuar nga rrethanat.

Letër Babait nga Franz Kafka

Çfarë shfaqë libri?

Një shkrimtar i vërtetë di të shprehë dhimbjen e tij ose të saj në letër, qoftë drejtuar një prindi, një miku, një pengese në jetë apo ndonjë emocioni tjetër të thellë. 

Franz Kafka është një shembull i shkëlqyer i këtij fenomeni. Ai i kushtoi një letër babait të tij, ku shprehte zemërimin, stresin dhe frikën që i kishte shkaktuar i ati. Ndonëse i ati nuk arriti kurrë ta lexonte, emocionet që ai dha në fjalët e tij ishin kaq domethënëse dhe të ndjera.

Si përshkruhet libri?

Kafka nuk përmbahet fare. Ai kujton kujtimet nga e kaluara për babain e tij që ende e ndjekin atë. Nëpërmjet përdorimit të tonit akuzues, sarkazmës dhe ballafaqimit, Kafka shprehë ndjenjat e tij në një letër jashtëzakonisht të paharrueshme të quajtur “Letër Babait”.

Ai akuzon babain e tij se nuk ishte një baba i mirë dhe se nuk e inkurajoi Kafkën siç duhej. Ai shkruan sesi babai i tij e abuzon psikologjiksht, teksa mes rreshtave thotë: “Ajo që do të më duhej ishte pak inkurajim, pak miqësi, pak të ma mbash hapur rrugën, në vend të së cilës ti ma bllokove…”. Teksa, e përshkruan si të pakuptueshëm turpin që e ndjenin prindërit ndaj tij.

Fakti që Kafka nuk gëzonte lirinë t’i diskutonte gjërat me babain e tij, e bëri atë që vetëm shkrimin ta kishte formë të shprehjes.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP