A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Monumentet tona kulturore

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Është interesante se si ndikimi i kulturave të ndryshme në një vend krijoi objekte që sot konsiderohen ndër objektet me arkitekturën me të veçantë, qoftë me arkitekturën e brendshme ashtu edhe me atë të jashtme.

Edhe Kosova e cila kaloi në faza të ndryshme politike dhe mbetja e saj nën Jugosllavi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, e bëri atë të përjetojë shkatërrimin dhe ndërtimin disa herë në emër të ndryshimit, përvetësimit nga ndikimi i fqinjëve pastaj edhe ndryshimi i shpejtë shoqëror i ofroi menjëherë pamjen e modernizmit duke “shkatërruar të vjetrat dhe ndërtuar të rejat”.

Nëse ju dëshironi të shihni ndikimin e arkitekturës osmane, bizantine dhe austro-hungareze në Kosovë, ju mund t’i vizitoni vendet më poshtë. 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është pika kryesore që çdo turist dëshiron ta vizitojë, madje arkitektura jonë identifikohet me këtë bibliotekë.

Por, cila është e veçanta e kësaj biblioteke?

Me qëllim e vendosur si pika qendrore e kompleksit të ndërtesave universitare, Biblioteka Kombëtare është projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic dhe u hapë në vitin 1982.

Biblioteka, me 99 kupolat e saj të madhësive të ndryshme shpërndahet në mënyrë unike duke bërë zgjerimin e kupolave disa më të mëdha në qendër dhe qoshe, ndërsa më të voglat të shpërndara në hapësirën e mbetur.

Arkitekti kroat zgjodhi si simbol unifikues kubin dhe kupolën, tipare të përbashkëta të stileve arkitekturore osmane dhe bizantine që përcaktojnë pamjen e rajonit. Koncepti arkitektonik i autorit përdori këto dy forma gjeometrike që përfaqësojnë ndikimin e traditave të huaja në vend. Rrjeti metalik i përdorur si mbrojtës nga rrezet e diellit ndihmon në krijimin e një ambienti të këndshëm për lexuesit brenda bibliotekës.

Kupolat furnizojnë me dritë natyrale sallat e leximit. Forma e kubit kontribuon në kompaktësinë dhe ndjenjën e mbrojtjes, e cila përforcohet më tej nga rrjeta e gjashtëkëndëshave prej alumini që është e mbështjellë mbi ndërtesë.

Nëse ju ndodheni në një sallë të leximit, lehtësisht nga ajo kaloni nëpër sallat e tjera sepse çdo kënd është i ndërlidhur me tjetrin. Ambienti i bibliotekës përdoret edhe për ngjarje të ndryshme kulturore si ekspozita, panaire, promovime të librave dhe konferenca të ndryshme. 

Brenda bibliotekës, platoja e saj është e ndërtuar në formë të mozaikut, ndërsa në muret e saj qëndrojnë disa pllaka metali që të ngjasojnë me gramafona, teksa pikërisht përballë korridorit gjenden shkallët që të shoqërojnë për tek kati i dytë dhe ti gjendesh mu në mes të bibliotekës ndërsa lart mbi kokë ke kupolën e parë.

Brenda bibliotekës gjendet edhe “American Corner”, e cila njihet si hapësirë më relaksuese në të cilën mund të lexosh literaturë të huaj dhe njëkohësisht ta shfrytëzosh për komunikim.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka afro 2 milion rafte, ku 350 mijë janë libra, mbi 280 mijë janë revista, mbi 940 mijë gazeta dhe mbi 240 mijë njësi të tjera.

Koleksione librash të rrallë e të vjetër, gazeta dhe revista të vjetra, dorëshkrime shqipe me grafikë latine, greke dhe arabe janë një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore që ruhet në këtë institucion. Gjithashtu, hartat, foto dokumentet dhe dokumentet e tjera me vlerë paraqesin një trashëgimi të madhe kulturore.

Muzeu Kombëtar i Kosovës

Përfaqëson vendin ku fle lashtësia shqiptare, ndërtesa e saj e vendosur në qendër të Prishtinës, objekti i muzeut daton që nga viti 1886. Me një arkitekturë austro-hungareze, objekti merr vëmendjen për shkak të ngjyrës së arit që posedon.

Atdhe Mulla

Hyrja e saj përshkruhet nga dy palë shkallë të larta, nga ana e majtë dhe e djathtë, të vendosura në katin e dytë, të cilat të shpien tek dera kryesore.

Dritaret e muzeut janë të gjitha harkore dhe janë të shumta në muze, dritaret e vendosura në kulm janë të tipit “dormer windows”. Brenda muzeut, shtrihen perdet e gjata në ngjyrë të kuqe të errët, teksa drita ekziston vetëm afër objekteve të ekspozuara.

Brenda tij gjenden më shumë se 50 mijë artefakte të fushave të ndryshme, teksa te secila që afrohesh kap ndjesi të ndryshme, të etnokulturës, historisë, folklorit, trashëgimisë, etj.

Muzeu Etnologjik

Muzeu Etnologjik është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë. Ai ndodhet në Kompleksin Emin Gjiku, një monument kulture i shekullit të 18-të.

Bujar Imer Gashi

I ndikuar nga arkitektura osmane, muzeu ekspozon mjete dhe sende që lidhen me stilin e jetës osmane në Kosovë.

Zakonisht në Turqi janë dy stile të arkitekturës që respektoheshin vazhdimisht, ato osmane dhe selxhuke. Osmanët shkëlqyen në shumë gjëra, duke përfshirë ndërtimin e ndërtesave historike që tërhoqën menjëherë syrin dhe fituan admirim të pa treguar.

Edhe në Prishtinë ky stil zuri vend tek Muzeu Etnologjik dhe me pamje nga jashtë si një shtëpi gjigande, ajo rrethohet nga dritare me korniza të drurit.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP