A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Muaji i Modës: Londër, Milano dhe Paris!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Muaji i modës ka përfunduar dhe ne jemi gati t’i shohim tendencat më të reja nga moda për vitin 2023, të cilat padyshim do të përçojnë pastërti nga ajo çka kemi parë në pistat më të famshme në Evropë, duke nisur nga Londra, Milano dhe për ta përmbyllur me Parisin.

Teksa edhe këtë vit ju mund t’i kombinoni veshjet tuaja duke përdorur xhinse të gjera, oversized blazers, fustane të ngushtuara tek beli, funde të gjata, bluza asimetrike e shumë pjesëza të tjera të cilat edhe këtë herë do të qëndrojnë me ne.

Po e fillojmë nga ajo që pamë në London Fashion Week. Shtatori ishte i zymtë për Britaninë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndikoi edhe në anulimin ose shtyrjen e sfilatave për data të mëvonshme. Burberry, Raf Simons dhe Roksanda shtynë shfaqjet e tyre për një datë të mëvonshme ndërsa ata të cilët i mbajtën sfilatat shfaqën trendet e mëposhtme.

Ajo çka dominon në këtë show, janë rrobat një ngjyrëshe të errëta dhe më serioze, teksa gjithçka thyhet nga stili i Nensi Dojaka, e cila ofron prerjet asimetrike të fustaneve dhe bluzave.

Marka e Simone Rocha eksperimentoi me veshje për meshkuj vitin e kaluar me koleksionin e saj të shitur H&M. Teksa këtë vit përzierja e fustaneve me detajet nga veshjet e grave dhe burrave, xhaketat bomber me përmasa të mëdha dhe pjesët e petkave të veshura si funde dhe vello ishin tema kryesore. Rripat me përmasa të mëdha kombinohen me funde dhe këmisha oversized, teksa në fustane u shfaqën lule të ndërlikuara teminash dhe qëndisje me hark.

Kurse marka Feben, hapi shfaqjen e saj debutuese me një fustan të verdhë agrume që ofroi shpërthimin në teknikën e saj të mëndafshit, një formë pëlhure e dizajnuar proporcionalisht.

Erdem, eksploroi me temën ndaj artit dhe muzeve duke na ofruar fustane tipike mbretërore të bardha dhe serioze. Ndërsa ndryshe nga çka jemi mësuar, Halpern solli kreacionin me kujtime të fëmijërisë së saj, ku dominuan printet, ndryshe nga të gjitha markat tjera. Rikrijimi i fustaneve elegante me stampa të leopardit të cilat vendosen tonin e mbrëmjes. Nuk munguan as fustanet e tylit shumëngjyrësh të kombinuara me të zezën.

Duke prekur në vija të holla erotizmin, Dojaka sjelli materialin lurex duke e kurorëzuar me dantellat për të sjellë si përfundim detajet me bracups të cilat e identifikojnë dizajneren. Dominuese ishin ngjyrat bordo, rozë e lehtë, e zeza dhe bluja.

Nga Twinsburg-u magjepsës i Gucci-t e, shfaqja e cila solli magjinë e 68-të binjakëve e cila deri në përfundim të shfaqjes u tha të jetë një pasqyrë, e deri tek Dolce & Gabbana që përfshiu videon e Kim Kardashian duke u ushqyer përgjatë sfilatës, java e modës së Milanit prezantoi një mori idesh të reja, të cilat e vulosën lashtësinë, elegancën dhe rrënjën e modës.

Alessandro Michele nga Gucci e bazoi koleksionin e tij tek binjakët, ai bëri që një modele të ecte në pistë, pasi vëllai ose motra e tyre po bënte të njëjtën gjë në anën tjetër të ekranit. Koncepti ishte një koment mbi identitetin, duke treguar se “të njëjtat rroba burojnë cilësi të ndryshme në trupa tjerë që mund të kenë dukje identike”. Gjithmonë me klas, Gucci tregoi se lëkura do të jetë trendi i këtij viti, me setrat klasike të Guccit, me ngjyrë rozë të mbyllët, pastaj katrorët klasikë në setra dhe xhinse.

Fendi. Femininity energy zgjoi imagjinatën e Kim Jones për shfaqjen e tij, “sepse gratë Fendi janë të forta me plot jetë”. Bazuar lirshëm rreth estetikës të momentit, stili Y2K, pantallonat e satenit, veshjet rrjetë dhe bluzat e gomës ishin mbartja luksoze nga koleksioni i tij i modës. Gjithashtu, u rishfaq një print me lule i projektuar në vitin 2000 nga Karl Lagerfeld, lulëzoi kudo.

Versace, i kërkoi Paris Hilton për të luajtur “perëndeshën gotike”, e cila edhe e hapi koleksionin. Fustane të zeza të shkurtër super të hollë, korse lëkure me xhufka, të bashkuara me pantallona rozë prej sateni (e preferuara e viteve ’90 ka qenë një trend i Milanit këtë sezon) të cilat i kërkon Donatella. “Gjithmonë e kam dashur një grua rebele. Një grua e sigurt, e zgjuar dhe diva. Ajo vesh lëkurë dhe xhinse të grisura dhe ka guxim që t’i përziej me triko”. Kudo në Versace dominoi e vjollca dhe e zeza, e cila u shoqërua me një grimë më të errët.

Moschino, arbitri më i besueshëm i stilit të bukur të Milanos, ka të vendosur në krye Jeremy Scott, me të cilin këtë sezon solli elegancën në qendër. Setrat që kishin xhepa dhe karfica në formë të zemrës, teksa nga larg dukej si lule, ishte pamja që i dha ton shfaqjes. Super unike!

Dolce & Gabbana, angazhoi Kim Kardashian për të kuruar shfaqjen e tyre këtë sezon, në një bashkëpunim që u konceptua pasi ylli i reality TV zbuloi se ajo ka mbledhur fustanet e dyshes së dizajnit që kur ishte adoleshente. Së bashku, treshja rishikoi arkivin e tyre nga viti 1987 deri në vitin 2007, duke “rikrijuar hite”, me fustanet e korseve të zbukuruara, xhinset e grisura dhe printe leopardi.

Prada. Miuccia Prada dhe Raf Simons u përpoqën të zënë vend midis forcave kundërshtare. Për të kundërshtuar formalitetin e rrobaqepësisë dhe format fikse të kostumeve trupore, të cilat këtë koleksion tek Prada erdhën si slips saten, funde të tejdukshme dhe silueta të frymëzuara nga këmisha nate që ngjallnin nostalgjinë e Mia Farrow në Rosemary’s Baby, ndërsa xhaketat e lëkurësme jakë të gjerë në të zezë të valëzuar ishin në kontrast me shtresat e lehta blu, në një atmosferë të çrregullt.

Pas dy vitesh shfaqjesh të ndërprera nga Covid, turmat e modës u kthyen në kryeqytetin francez. Me ngjyra të gjalla, veshje mbrëmjesh të holla dhe detaje imagjinative në ekran, një sfilatë nga Cher për Balmain e deri tek performanca e shkëlqyer e Bella Hadid në Coperni, krijimi i fustanit me sprej i krijuar aty për aty, ishin ylli në bredh për Paris Fashion Week.

Koleksioni i Balenciaga, prezantoi modelet duke vrapuar rreth perimetrit të sfilatës. I pari doli Kanye i veshur me një xhaketë të ngjashme me atë të rojeve të sigurimit me shumë xhepa, pastaj pasarela vazhdoi me setra të zakonshme me detajin në silueta, të shoqëruara me aksesorë si çanta dhe doreza të gjata.

Duke marrë si frymëzim Catherine de Medici, të cilës i takon merita për sjelljen e takave të larta, korse dhe dantella Burano në oborrin francez, Maria Grazia Chiuri gërshetoi siluetën me fund të gjerë të asaj epoke për Dior SS23, duke e bërë detajin e këtij viti për Dior.

Chanel. Filmi avangard bardhë e zi i Alain Resnais i vitit 1961 “Last Year in Marienbad” (për të cilin Coco Chanel projektoi kostumet) dha frymëzim për SS23. Karl Lagerfeld gjithashtu iu referua filmit në koleksionin e tij SS11 për shtëpinë. Për këtë sezon drejtoresha kreative aktuale Virginie Viard prezantoi një film të shkurtër me Kristen Stewart, duke prezantuar shtimin e pantallonave të shkurtra boucle tweed në komplete, çizmet rrjetë dhe jumpsuit të shkurtuar me zinxhir anash.

Givenchy, dha këtë vit formën e fustaneve të dredhur dhe xhaketave sportive. Ndryshe nga herat e tjera ishte debutimi i Victoria Beckham në pistën e Parisit i solli një avantazh më seksi brendit. Koleksioni ishte një formë për shprehjen e feminitetit dhe për artin e tërheqjes delikate sensuale. Veshjet me prerje spirale dhe të dekonstruktuara, erdhën në ngjyrë të gjelbër dhe vjollcë.

Edhe pse këto veshje konsiderohen mjaft të shtrenjta, ju mund të inspiroheni nga to dhe t’i krijoni veshjet tuaja me brende tjera më të përballueshme. 

 

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP