A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

NYFW: Koleksioni Pranverë/Verë 2023

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Nëse i keni hedhur xhaketat e lëkurës oversized të viteve të ‘90ta, fundet e satenit me printe, sakon vintage të nënës suaj apo edhe atë fustanin me gurë dhe shkëlqim minimal, bëni mirë të pendoheni, sepse pas shfaqjes së New York Fashion Week, koleksioni pranverë-verë 2023, ju do të dëshironi t’i keni sërish të gjitha këto veshje në garderobën tuaj.

Ndërsa, nëse i posedoni ndonjërën nga copat e lartpërmendura, përcillni koleksionet e paraqitura në këtë javë të modës dhe gjeni kombinimin tuaj.

Michael Kors

Vetëm në rast se nuk ju kujtohet kush është në krye të modës amerikane, Michael Kors mori tërë vëmendjen me vizionin e tij për veshjet sportive moderne me një shfaqje super elegante në pistë. Shfaqja ishte e mbushur me plot të famshëm, ndërsa me sa duket brendi do të jetë edhe referenca e kësaj vjeshte për një nga stilistet më elegante të të gjitha kohërave, Elsa Peretti, e cila përcolli me vëmendje fundet e satenit me theka të lidhura tek beli, të shoqëruara me këmisha nga sateni dhe blazer, rripa të mëdhenj, aksesorët gjigandë nga bakri, ari dhe argjendi (aksesorët e vitit), dhe kostume klasike Kors. Të paraqitur në një xhungël pikërisht në zemër të Meatpacking, na ka frymëzuar papritmas për të planifikuar arratisjen tonë të ardhshme tropikale.

Aliétte

Nëse ju ka marrë malli për diçka të pazakontë por njëkohësisht chic dhe të rehatshme, Aliétte prezantoi një koleksion të çiltër ëndërrimtar, nga kreatori Jason Rembert, duke marrë frymëzim nga trëndafili dhe duke u dhënë grave në jetën e tij lulet e përkthyera në rroba elegante. Këtë koleksion më së miri fjalë për fjalë e përshkruajnë fundet dhe këmishat me motive trëndafili 3D si dhe tekstura të qëndisura. Pjesa më e madhe e markës së tij bazohet në qëndisjen unike me dorë, e cila u shfaqë në nuanca të gjalla rozë dhe portokalli. Epo, ja që Rembert i mban gjërat jashtëzakonisht të freskëta.

Wiederhoeft

Disa nga shfaqjet më të mira të modës janë ato që duken dhe ndihen si instalacione arti që të marrin frymën me kreativitetin e paraqitur, sesa një raft i thjeshtë me rrobat më trendi të sezonit. Shfaqja SS23 e Wiederhoeft ia doli t’i bëjë të dyja, pjesët e saj të frymëzuara nga fantazia dhe shumë të egra për këtë botë, u panë si shumë të mrekullueshme për të mos u lakmuar. Korsetë me ngjyra të errëta dhe neoni shoqëroheshin së bashku me pelerina prej tyli dhe me pendë ndërsa balerinat rrotulloheshin në një shesh lojërash të improvizuar me idenë e stilistit Jackson Wiederhoeft.

Tory Burch

Vitet e fundit, Tory Burch ka pakësuar sfilatat e markës së saj derisa vendosi të shfaqë “veshjet e qytetit”, neutrale me ngjyra perfekte, njësoj si paraqitja fillestare e fundit nga sateni me ngjyrë mente me pjesën e shtresës së lartë ngjyrë kafe e cila e përkufizonte mirë elegancën e trupit të modeles, e balancuar me këmishën e zezë gjysmë të hapur, e rekomanduar për ditët e zakonshme, për darkat me miq apo edhe e krijuar vetëm për të ecur në qytetin tuaj. Frymëzuar nga ideja për gruan e viteve të  ’90ta, ajo që është e vjetër në moshë por përsëri e re në veshje.

Peter Do

Shpesh ajo çka duam janë disa veshje aq të bukura të meshkujve t’i kemi në dollapin tonë, pa krijuar alternativën që të grindemi me vëllain për t’i huazuar diçka. Peter Do na lehtësoi këtë ide. Ai prezantoi koleksionin e tij SS23 lart mbi qytet, duke tërhequr liderët e markës (si Jeno e NCT). Marka e Do-s i ishte përkushtuar veshjeve uni-sex, dhe kjo lëvizje sapo na krijoi shumë më tepër mundësi për t’u veshur. Këmishat e bardha oversized, palltot dhe blazers bezhë oversized janë ato çka do të vazhdojnë të jenë të pranishme në garderobën tonë.

COS

COS qëndroi afër një pellgu në New York për shfaqjen e saj inauguruese NYFW, duke debutuar një koleksion vjeshtë/dimër 2022 me veshjet më komode të javës. Marka ofroi rrobaqepësinë e saj profesioniste në një larmi nuancash dhe disa pallto pothuajse perfekte për të na çuar në muajt e ftohtë. Koleksioni është bërë gjithashtu duke përdorur 92% materiale të ricikluara. Ne po presim që palltoja e purpurt të dal në shitje, në mënyrë që ta veshim sa më shpejtë.

Tom Ford

Bashkëpunëtori 40 vjeçar i Yves Saint Laurent dhe Gucci, Tom Ford është simboli i industrisë së modës i cili ndër vite përcakton dhe më pas ripërcakton termat në modë. Këtë vit brendi iu dorëzua metalit dhe shkëlqimit, të punuara thjesht por mjaftueshëm të shndritshme për të marrë vëmendjen. Sekuenca e hapjes ruajti klasiken e Tom Ford-it, veshje mëndafshi të mprehtë në metale pastel, bluza rrjetë të aplikueshme me pantallona të shkurtra Bermuda. Teksa e përshkruan “Tom Ford Woman”, gjithmonë pak më të zhveshur për të treguar lëkurën, sytjena të tejdukshme që shërbejnë për këmishën me kopsa në një kostum. Ndërsa, pamja e spikatur e meshkujve ishte një xhaketë sportive lëkure, e kombinuar me një rrip të hollë të shoqëruar me pantallona të shkurtra. Vetëbesimi i brendit në krijimtari vjen rrjedhshëm pasi që ruan origjinalitetin.

Konsideroni trendet e këtij viti dhe krijoni stilin tuaj.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP