A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Paperview | Fresco: “Në qoftë se s’isha kon unë, kisha dasht me kon unë”

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Fresco (Donat Loxha) është moderator i emisionit “AM to PM” në Paper Radio, krijues i podcastit “Frsco POD” dhe një adhurues i madh i modës dhe muzikës.

 

Fresco është një person shumë direkt në kritikat e tij, pothuajse ndaj çdo gjëje, qoftë në relacion me njerëzit e afërt, por edhe ndaj atyre që nuk i njeh. Ai mendon se opinioni i tij është thjesht opinioni i tij, të cilin e shpreh sa herë që e sheh të nevojshme, por edhe të arsyeshme. Ai është shumë kreativ, si nga mënyra e tij e të menduarit e deri tek realizimi i diçkaje.

Fresco është një person individualist, i cili mendon se njohja e vetvetes është e pakufishme… dhe si rrjedhojë, përshtatja duhet të jetë opsioni i fundit i çdo njeriu.

Në këtë rubrikë të re, kushtuar moderatorëve të emisioneve në Paper Radio, ne e zhvilluam intervistën e parë me Donat Loxhën (apo ndryshe, Fresco-n), i cili na njoftoi me disa gjëra më personale të karakterit të tij.

Rreth rutinës tënde:

Fresco: Unë nuk jam një person që zgjohem herët – në fakt, problemin më të madh e kam me u zgju herët. Unë zgjohem 1 orë e 30 minuta para emisionit dhe ngutem shumë me u bo gati, se përndryshe më pëlqen shumë gjumi… 

Pasi që zgjohem, vij në punë direkt, e pi kafen e mëngjesit dhe e filloj emisionin “AM to PM”. Pasi që e përfundoj emisionin, zakonisht merrem me punë profesionale, por që janë personale. Tash pritet të ketë projekte të reja, sa i përket punëve vetanake, ku kohët e fundit jam duke u marr me krijimin e një podcasti, që do të lansohet shumë shpejt. Do të ketë tema të ndryshme të diskutimit, që nuk fliten shumë shpesh dhe që njerëzit “frikësohen” me i shpreh disa mendime të caktuara nëpër media të tjera, kjo shkaku i politikave të ndryshme. Kështu që, unë dua t’iu ofroj njerëzve një hapësirë mediatike, veçanërisht për këtë arsye.

Më pëlqen shumë me provu ushqime që s’i kam provu më herët, të kulturave të ndryshme. Gjithashtu, më pëlqen me shiku filma me storie të vjetra, por edhe aktualet – jam shumë dashamir i filmit. 

Kam dëshirë me kriju playlista, me dëgju artistë të rinjë, me zbulu muzikë të reja.

Rreth muzikës që e dëgjon:

Fresco: Unë mendoj se e mira e muzikës është mos me qenë strikt dhe me dëgju vetëm një zhanër të caktuar. Unë i dëgjoj krejt zhanret, prej muzikës hip hop deri tek muzika folklorike – përderisa tingëllon mirë. Mirë është me provu, me zbulu zhanre të reja, artistë të rinjë. 

Unë shumicën e kohës dëgjoj hip-hop, mirëpo nuk i anashkaloj edhe zhanret e tjera. Ashtu siç e potencova më herët, kam dëshirë me kriju shumë playlista dhe përgjatë asaj kohe mundet me pas zhanre të ndryshme që i inkuadroj. Kam qejf me qenë si roller-coaster dhe me pas mundësi me përjetu gjithçka gjatë atyre minutave që e dëgjoj një këngë apo një playlist të caktuar. Mund të them që top zhanret e mija janë: Hip-Hop, RnB, Pop më pak, më shumë Elektronike.

Rreth frymëzimit tënd:

Fresco: Frymëzimet i marr prej shumë gjërave por nuk më vijnë prej diçka direkte. Shembull, mundet një qen rrugës me m’frymëzu për me bo diçka. Po ashtu, moda dhe estetika – të cilën mundohem me paraqit në dukje, si dhe në mënyrën e të shprehurit. Muzika më inspiron shumë, filmi më inspiron shumë. Krejt gjërat që i bëj në jetë, kam qef me pas një rrjedhshmëri si të filmit – fillimin, zhvillimin dhe përfundimin. Ndoshta, filmin do ta potencoja më shumë si frymëzim, por edhe muzikën që e dëgjoj, se pastaj i analizoj gjërat që thuhen nëpër tekste.

Rreth modës dhe bukurisë:

Fresco: Unë mendoj se krejt varet se si e sheh ti të bukurën. Nuk është domosdoshmërisht njësoj për çdo njeri. Mua më pëlqejnë gjërat pak më të zeza – dark colors, pasi që më duken më estetike. 

Ndër dizajnerët e mi të preferuar është Rick Owens dhe krejt estetika e tij brutale më pëlqen dhe kam dëshirë me paraqit nëpër punët e mija. Për dikë mund të jenë ngjyrat e ndezura, mirëpo për mua jo. Mua realisht më pengon kur i shoh gjërat që janë shumë fëmijërore tek dikush i rritur. Definitivisht, më pëlqejnë më shumë ngjyrat që janë pak më të zbehta.

Rreth filmave:

Fresco: Kam qejf me u koncentru shumë duke shiku filma dhe me përjetu njëfarë emocioni. Kohët e fundit jam duke i shiku më shumë zhanret si krim, thriller dhe horror – të cilat përshkruajnë raste që ndodhin në jetën e përditshme, si p.sh. filmat si: ‘Good Time’ dhe ‘Pusher’. Duhet me cek edhe filmin ‘Tar’, i cili ka qenë shumë i mirë sivjet, pastaj ‘After Yang’, po ashtu, edhe “Batman”.

Por, ka pasë edhe TV Shows shumë të mirë, shembull: Succession.

Gjithqysh që duheni me shiku sivjet është ‘Tar’ dhe ‘After Yang’. Ky i fundit, në njëfarë mënyre e përshkruan të ardhmen e njerëzimit—ta dhuron një emocion sikurse je duke e jetu atë moment me të vërtetë.

Rreth bashkëpunëtorëve:

Fresco: Me punu me mu sa është lehtë, ashtu është edhe vështirë. Une jam pak “unpredictable” – ama jo për të keq. Parapëlqej mos me i planifiku shume hapat dhe gjërat që i bëj, mirëpo kam qejf me qenë shumë organik, shumë natyral, ama “kur vjen puna te puna” kam dëshirë me qenë shumë serioz dhe profesional, dhe me i lon hajgaret anash.

Është shumë e rëndësishme me qenë 100% i përkushtuar dhe i angazhuar, sikurse unë, ashtu edhe bashkëpunëtori im. Unë mendoj se produkti yt duhet të trajtohet me shumë dashuri dhe kujdes, njësoj si fëmija yt, se “nëse s’e don fëmijën tënd, atëherë kurrkush s’mundet me ta dasht”, kështu që “duhet me dasht produktin tënd, për me ta dasht dikush tjetër”.

Gjithmonë mundohem me sjell produktin final, më perfekt që mendoj unë se duhet me qenë. Nganjëherë, ndoshta kjo arsye mundet me m’lon pak mbrapa me shumë bashkëpunëtorë. Nëse ndonjëherë kam vendos me i ndal projektet në gjysmë është veç për faktin që nuk e kam pa atë perfeksionin që unë e kam dasht, por vetëm 10% angazhim. Kështu që, është e lehtë – nëse don me punu dhe nëse e don projektin që jemi duke e punu – ama është shumë e vështirë nëse mendon veç me kry shkel e shko. Jam shumë detajist, prandaj insistoj me u realizu puna prej të dy palëve, deri sa të arrin në perfeksion.

Unë momentalisht punoj me Erëzen në AM to PM, në Paper Radio 91.1FM, prej të hënës deri të premten. E kam një bashkëpunim shumë të mirë me Erëzen se kuptohemi shumë lehtë. Kisha pas qejf me punu edhe me njerëz që e kanë humorin e mirë, se nuk është esenca veç me dal me thon diçka, ama me thon diçka me humor. Shukin e kam pas gjithmonë idoll, është arsyeja që unë jam prezent në publik dhe në media. Jam pak sarkastik, e kjo është shkaku i Shukit. S’ka shumë njerëz të tjerë, me të cilët kisha punu në Kosovë. Faktikisht, ka pak gazetar në Kosovë që më pëlqejnë.

Sa i përket bashkëpunimeve me njerëz jashtë vendit, ndoshta njëri prej tyre do të ishte Theo Von, se i realizon disa podcasts shumë funny. Gjithashtu, Lex Fridman më pëlqen shumë – është një person tepër i talentuar, tepër i informuar. Joe Rogan, po ashtu, nuk diskutohet, numër 1.

“Ndoshta me u bo si këta, ish’ kon më mirë” – Fresco

Rreth pasionit:

Fresco: Une kam qejf me kriju, kam qejf me dizajnu tesha – edhe pse nuk di me vizatu – ama idetë e mija kam qejf me i shkrujt diku dhe me ia tregu dikujt që mundet me m’i sjellë në jetë. Ky është pasioni im më i madh. Syzat janë aksesori që e dua më së shumti dhe që kisha pas qejf me i dizajnu më së shumti.

Më pëlqen me lëshu muzikë. Unë mendoj që në Kosovë, Djs nuk janë shumë eksperimental – janë të fokusuar vetëm në një fushë. Për këtë arsye, kam dëshirë me lëshu muzikë, që njerëzit me dëgju çdo lloj zhanri dhe me pasë mundësi me gjetë vetveten.

Mendoj se kur e gjykon dikë për muzikë apo rreth diçka tjetër, nuk ka asgjë të keqe, se ai pastaj e zhvillon atë kritikë në njohjen dhe eksperimentimin më të thellë të muzikës, artit, modës apo çkado që është, dhe kjo patjetër se e bën lojën shumë më interesant.

Rreth vizionit:

Fresco: Qëllimi im kryesor në jetë është me e inspiru dhe me e frymëzu gjeneratën tjetër që vjen. Kisha pas dëshirë me e inspiru një Donat të vogël. Njëjtë qysh e thash më herët, unë qysh e kam shiku Shukin dhe hapat e tij, kisha dasht që një person me pas të njëjtin përjetim me mua. Definitivisht, inspirimi.

Unë mendoj se do të jem shumë i drejtpërdrejt në qasjen time kundrejt fenomeneve të ndryshme, edhe pse shumë njerëzve nuk ka me iu pëlqy, mirëpo veç nëse opinioni im nuk vlen aspak, atëherë pse duhet me u bo nervoz kur unë e jap një opinion. 

Kështu që, e rëndësishme për mua është me kriju një lojë më të mirë mediatike, një lojë më të mirë në modë, me qenë njëfarë lloj gare e mirë, jo veç me ja pasë inati njëri-tjetrit e mos me realizu kurrfarë kompeticioni e kurrfarë produkti. 

Tek e fundit, ideja është me u zhvillu secili prej nesh.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP