A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Përfshirja Emocionale – Perceptim ndaj faktorëve të ndryshëm

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Gjithmonë më kanë bërë përshtypje njerëzit të cilët dinë si t’i menaxhojnë situatat, pa i përfshirë emocionet.

Megjithatë, ne njerëzit jemi qenie komplekse dhe jemi gjithmonë në kërkim të vetes tonë, në kërkim të idealit jetësor dhe si rrjedhojë, qoftë me vetëdije apo jo, i vendosim emocionet përballë zgjedhjeve që bëjmë.

Emocionet janë ndjenja të forta, të cilat rrjedhin nga rrethana të ndryshme, si në lidhje me disponimin tonë, ashtu edhe në relacion me të tjerët. Ato luajnë një rol përbërës në jetën tonë.

Mirëpo, se si dallojnë njerëzit në shfaqjen e emocioneve të tyre është zgjedhje individuale dhe patjetër se e bazuar në tipare të personalitetit. E rëndësishme është të jemi të vetëdijshëm se të gjithë ndjejmë, si dhe të jemi të gatshëm të pranojmë zgjedhjet e tjetrit.

Ambienti i punës

Disa nga ne kemi tendencë “të përmbahemi” dhe t’i marrim gjërat me gjakftohtësi kur bëhet fjalë për punën dhe përgjegjësitë që kemi pas vetes. Tentojmë ta ndërtojmë një qasje më diplomatike dhe t’i shprehim ndjenjat në mënyrë të zgjuar. Në anën tjetër, ekzistojnë njerëz të cilët veprojnë me ndjenja përballë çdo situate dhe nuk e kanë aspak problem të shprehin saktë dhe sinqerisht atë që mendojnë. Se cila është mënyra e duhur, nuk ka hapësirë për gjykim, mjafton ta përdorësh atë që të përshtatet ty.

Raporti ndërpersonal

Të gjithë duam të përjetojmë emocione të bukura kur bëhet fjalë për lidhjet romantike. Por, edhe në këtë rast, disa nga ne “vendosim” të mos i shprehim ato. Kur them vendosim—domethënë se thjesht jemi më të ftohtë dhe i mbajmë emocionet brenda vetes. Ndërsa, pjesa tjetër jemi aq entuziastë dhe të zjarrtë të shprehim çdo lloj emocioni që ndjejmë gjatë tërë kohës. Të dyja konsiderohen të pranueshme. Mjafton të ndihesh ti rehat me veten dhe patjetër me zgjedhjen e partnerit tënd.

Raporti me vetveten

Marrëdhënia që kemi me veten është thelbësore për mirëqenien tonë, por edhe për krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët. Kujdesi dhe vlerësimi ndaj vetes janë dy (2) nga praktikat që është mirë t’i ushtrojmë vazhdimisht.
Megjithatë, mundohu të mos jesh kritiku më i madh i vetvetes. Në vend të kesaj, tregohu empatik dhe i gatshëm në përballjen ndaj çdo gjëje të panjohur.

Bazuar në përvojë personale

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP