
Personalitetet që ndryshuan botën!
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë kohën në mënyrë kreative, me qëllim që gjithmonë të jetë koha e duhur për t’i bërë gjërat e duhura”.
Artikujt tanë, si ai për reflektimin, e cila është mënyra për të kuptuar se nëse ajo që po bëni është e duhura për ju, janë kujtesë se çfarëdo që ëndrroni duhe të punoni fort për ta arritur atë. Njëlloj kanë vepruar edhe shumë personalitete të njohura, të cilët shërbejnë si inpirim për ne. Me këtë rast, ne po iu prezantojmë disa nga figurat që punuan dhe u angazhuan për ta ndryshuar botën.
Meqenëse vetë suksesi qëndron tek të pasurit një qëllim dhe një cak, njerëzit si Martin Luther King u treguan mjaft të qartë në këtë pikë.
Njeriu i cili organizoi dhe udhëhoqi marshime për të drejtën e votës për njerëzit me ngjyrë, ai i cili foli për mospajtimet që ata kishin apo me pak fjalë për të drejtat që çdo kush duhet t’i gëzojë në formë të barabartë.
Martin Luther King Jr.
Pse njerëzit duhet t’i vlerësojnë veprat e MLK (Martin Luther King)?
Martin Luther King përdori forcat e tij në avantazhin e të tjerëve
Martin Luther King nuk ishte dikush që gëzonte shumë pushtet si udhëheqës. Ai ishte një burrë afrikano-amerikan që jetonte në jugun e veçuar ku ndaheshin të bardhët dhe personat me ngjyrë. Ai nuk ishte as njeri i pasur, por zotëronte disa pika të forta që i përdori për t’i fuqizuar të tjerët. Para së gjithash, ai ishte një njeri me besim të thellë dhe kurdo që mbante fjalim e bazoi pikëpamjen e tij në besimin e tij të krishterë. Madje shpesh citonte shkrime të shenjta kur fliste dhe shkruante për të justifikuar drejtësinë e kauzës së të drejtave civile. Ua predikoi të vërtetën racistëve që pretendonin se ishin të krishterë, duke ua dëshmuar që të qënit besimtar do të thotë t’i gëzosh të drejtat njëjtë si qeniet tjera që Zoti ka krijuar.
Betejën e bëri me ide
Martin Luther King Jr. ishte një njeri i zgjuar, i cili mori gradën doktor qysh në moshën 26 vjeçare. Kredenciale akademike mbresëlënëse që do t’i shërbenin atij përgjatë viteve. Nëse lexoni shkrimet e tij ose dëgjoni fjalimet e tij, ato janë frymëzuese dhe logjike. Është e vështirë të shkëpusësh pozicionet e tij ose të argumentosh kundër tyre. Shumë u përpoqën por dështuan. Në çdo luftë që ai kishte, i zgjodhi me ide dhe jo dhunë. “Armiqtë, kritikët dhe antagonistët” e tij nuk ishin të sigurt se si të përgjigjeshin.
Një orator i shkëlqyer
Aftësia për të gjetur fjalët e duhura për t’i thënë në momentin që ato nevojiten është një veti që rrallë kush e posedon. Imagjinoni për një moment presionin që King duhet të ketë ndjerë teksa qëndronte para qindra mijërave personave në National Mall. Fjalimi “I have a dream” që ai mbajti atë ditë konsiderohet të jetë një nga fjalimet më të mira ndonjëherë, pikërisht atje lart në Gettysburg të Linkolnit. Edhe unë sa herë që dëgjoj fjalimin e tij, frymëzohem të jem një person më i mirë dhe ëndërroj botën që ai përshkroi. Po pra, botën e drejtë.
King zgjodhi rrugën e vështirë
Martin Luther King, pagoi çmimin përfundimtar për kauzën e të drejtave civile, kur u vra më 4 prill 1968, në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga humbjet më tragjike për Amerikën dhe botën. Vdekja e tij e hershme është e ngjashme me atë të Presidentit Lincoln. King u qëllua për vdekje nga një racist i cili nuk besonte në idetë e tij. Lincoln dhe MLK, të dy e çuan Amerikën në një majë, e cila sot njihet për demokracinë që posedon.
Sipas një sondazhi të kryer nga Economist, amerikanët arritën tek përfundimi se shumica e tyre besojnë që fjalimi i Martin Luther King, ka pasur ndikim në realizimin e “ëndrrës” për barazi racore. Ndërsa unë, besoj se thellësisht racizmi në Amerikë rrjedhë si pasojë e ndarjes politike mes demokratëve dhe republikanëve.
Pavarësisht ndikimit që ka pasur The King, një shumicë e njerëzve të bardhë në Amerikë, mendojnë se nuk ka racizëm pasi nuk përballen me sfidat që njerëzit me ngjyrë gjithmonë i kanë prezent.
Mother Teresa
Shumë prej nesh ëndërrojmë ta ndryshojmë botën një ditë, por vetëm shumë pak zgjedhin të veprojnë me sakrificë për të pasur sukses. Shpesh e them se ne njerëzit jemi vetëm fjalë dhe dimë të ulemi në një kënd dhe të gjykojmë situatat ashtu siç neve na konvenon, pa e menduar sa shumë njerëzit përballen dhe çka i detyron të veprojnë si të tillë.
Një “nënë” e kësaj toke, duke i parë vuajtjet që njerëzit kalojnë, u vendos për të qenë në shërbimin e tyre duke i dhënë gjitha përpjekjet e saj humanitare, me motive të qarta si dita—Nëna Terezë.
Në vitin 1943, provinca e Bengalit përjetoi një nga uritë e saj më të tmerrshme. Afro 3 milionë njerëz vdiqën nga uria, malaria dhe sëmundje të tjera. Shumë familje mbetën të pastreha dhe gratë mbetën të veja. Meqenëse vejushat konsideroheshin si qytetarë të klasit të dytë në kulturën bengaleze, shumë prej tyre përfunduan duke lypur lëmoshë në rrugët e qyteteve si Kalkuta.
Mother Teresa, edhe pse kishte një jetë komode, ishte gjithmonë e vetëdijshme për varfërinë që e rrethonte. Duke qenë një besimtare e madhe, ajo e vendosi tërë funksionin e saj jetësor duke u mbështetur tek Krishti, me fuqinë që ai i kishte dhënë për të qenë në shërbim të të varfërve me çka do që kishte.
Ajo ofroi jetë për të pastrehët, kuzhina për ushqim, jetimore dhe një shtëpi për të varfërit që po vdisnin, ku i trajtoi ata si familjen e saj. Të gjitha kritikat dhe komentet dinake ndaj saj nuk e shuanin aspak pasionin në zemrën e saj.
Ky përkushtim vetëmohues ndezi ndjenjën e ndërgjegjësimit tek njerëzit për bamirësi në mbarë botën. Shumë u frymëzuan dhe iu bashkuan Nënë Terezës në misionin e saj.
Ajo mund të kishte zgjedhur të shpërfillte thirrjen e saj, por nuk e bëri. Vendimi i saj për të shkëmbyer një jetë të rehatshme me atë të varfërisë i dha asaj admirimin e botës.
“Me gjak jam shqiptar. Nga shtetësia indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, i përkas botës. Për sa i përket zemrës, i përkas tërësisht Zemrës së Jezusit”. Kjo e shpjegon më së miri misionin e saj në këtë botë.
Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare pas vitesh të rënduara shëndetësore. Në kohën e vdekjes së saj, Misionarët e Bamirësisë kishin tashmë rreth 4000 anëtarë.
Mahatma Gandhi
Më 2 tetor, bota gëzoi lindjen e një “shpirti të madh, luftarak, paqësor”, gëzoi faktin që njëherë në këtë botë ishte dikush si Mahatma Gandhi.
Gandhi me fuqinë e tij komunikuese, paqësore, energjinë e mirë punëtore i dha Indisë pavarësinë nga sundimi kolonial britanik.
Por, kush ishte Mahatma Gandhi dhe si përfundoi ai duke mbrojtur pavarësinë e Indisë?
I diplomuar si avokat në Londër, synimi i tij i vetëm ishte drejtësia në vendin ku jetonte. Por, cili ishte momenti që e vendosi drejt këtij synimi? Teksa Gandhi po udhëtonte në klasin e parë në një tren në Afrikën Jugore, ai u hodh nga karroca e tij pasi një pasagjer i bardhë u ankua. Kjo përvojë e ndihmoi për të forcuar disa nga idetë që ai kishte filluar të formonte rreth barazisë për të gjithë njerëzit.
Emigrantët indianë në Afrikën e Jugut iu nënshtruan ligjeve ndëshkuese dhe kufizimeve të lirive. Madje atyre u vihej një taksë thjesht sepse ishin emigrantë indianë. Gandhi u përpoq të luftonte këtë padrejtësi dhe themeloi Kongresin Indian në rajonin Natal të Afrikës së Jugut. Kjo ishte edhe pika në të cilën ai filloi të vishej me “dhoti” – veshje tradicionale indiane, e cila u bë marka e tij identifikuese.
Objektivi i tij i parë ishte largimi i taksave prej 3 dollarë për njerëzit me origjinë indiane. Duke predikuar një grevë dhe një marshim me më shumë se 2 mijë vetash për heqjen e taksës, ai i u arrestua dhe u dërgua në burg për nëntë muaj. Por, veprimet e tij sollën fundin e taksës duke marrë vëmendje ndërkombëtare.
Në Indi, në vitin 1915, Mahatma Gandhi themeloi një manastir, të hapur për të gjitha kastat e njerëzve. Ai veshi vetëm një veshje të thjeshtë dhe shall dhe iu përkushtua lutjes dhe agjërimit.
Në vitin 1919, kur britanikët zbatuan ligje që lejonin arrestimin dhe burgosjen e kujtdo që dyshohej për kryengritje, Gandhi u ngrit duke bërë thirrje për mosbindje.
Për të mos ju bindur urdhërave britanike, Gandhi u kërkoi nëpunësve civilë të ndalonin së punuari për britanikët, studentët të linin shkollat shtetërore, ushtarët të braktisnin postet e tyre dhe qytetarëve të mbanin taksat e tyre dhe të shmangnin blerjen e mallrave britanike.
Pavarësisht përpjekjeve të Gandhit gjërat nuk ndryshuan deri pas Luftës së Dytë Botërore, me ç’rast ndryshoi edhe qeveria britanike, e cila solli në vitin 1947 pavarësinë e Indisë dhe ndarjen e saj ku dhe u formua Pakistani.
Një vit më pas, më 30 janar 1948, Mahatma Gandhi u qëllua tre herë dhe u vra nga një ekstremist hindu. Përkushtimi i Gandit ndaj protestave jo të dhunshme, antikoloniale e ka bërë atë një figurë frymëzuese për miliona njerëz deri më sot, madje ai ishte edhe inspirim i Martin Luther King.
A duhet të vriten njerëzit pse luftojnë për barazi, drejtësi dhe paqe? Kjo është dilema jonë jetësore. Nëse historitë e njerëzve me kauza të tilla si Martin Luther King, Mother Teresa, Mahatmi Gandhi, vazhdojnë të përmenden si modele sot, a do të thotë se ende kemi probleme të njëjta, apo thjesht kemi njerëz të paktë si këta.