A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Rëndësia e njohjes së gjendjes tënde emocionale

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Ta kuptosh se ku qëndron me mendimet dhe emocionet tua është mjaft e vështirë, sidomos kur gjendesh në një situatë konfuze.

Mendimet tona automatike shpeshherë dinë të na ngarkojnë emocionalisht dhe kështu thjesht e humbasim veten, ose të paktën mendojmë në këtë mënyrë.

Sidoqoftë, unë gjithmonë zgjedh t’iu ofroj një këndvështrim pozitiv.

Tani, dua të ndalem tek njohja. Po, edhe kjo është e vështirë për t’u arritur dhe ndonjëherë është e pamundur ta realizosh duke folur me veten. Prandaj, të flasësh me tjetrin—me dikë që të njeh dhe e kupton thellësinë tënde është një hap më tutje në zbulimin dhe njohjen e emocioneve tua. Është akoma më e fuqishme nëse personi që ke përballë është një dëgjues i mirë dhe i analizon situatat në mënyrë racionale.

Po pretendojmë që e kaluam këtë fazë. Mirëpo, cili është hapi tjetër?

Ta pranosh. T’ia pranosh vetes që ti po ndihesh në një mënyrë të caktuar dhe se është krejt në rregull. Prandaj, edhe nëse të irriton ai mendim, fol mirë me vetveten.

Njohja dhe pranimi janë dy (2) faktorët më të rëndësishëm në njohjen e gjendjes tënde emocionale dhe rrjedhimisht janë vendimtar në zgjidhjen e problemit.

Si përfundim, ta dish se ku qëndron emocionalisht është një avantazh i madh në prezantimin e mirëfilltë të vetvetes.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP