A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Rëndësia e TV Shows në rrugëtimin jetësor

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Më shumë se një dekadë më parë, gjithçka çka kishte rëndësi ishte një kënaqësi e vogël që merrnim nga gjërat e thjeshta. 

Një pushim me shoqërinë, një darkë familjare verore, një piknik apo edhe një mbyllje në shtëpi për t’i shikuar serialet e preferuara.

Në këto ditë kur vapa po na kaplon, ju mund të errësoni dhomën tuaj, të merrni ëmbëlsirat ose patatinat e preferuara dhe t’i shikoni këto seriale, që ne po ju sugjerojmë.

The Office

Nëse jeni duke kaluar një ditë pa disponim të mirë, ju padyshim duhet ta shikoni serialin “The Office”, pasi që nuk do t’iu kalojë asnjë episodë pa qeshur. The Office është një komedi-romancë i cili shfaqë përditshmërinë e disa punëtorëve në një zyre, ku shfaqen personalitete të ndryshme të cilat pasqyrojnë realitetin se si duket një ditë pune.

Seriali i cili filloi në vitin 2005 dhe e përmbylli misionin e tij me 9 sezone, në vitin 2013, konsiderohet ndër më të suksesshmit për shkak të kastit të aktorëve dhe sigurisht për skenarin që posedon. Për çdo episod të serialit u shkrua një skenar i plotë, megjithatë aktorët patën mundësi të improvizonin gjatë xhirimeve.

Mes 9 sezoneve që seriali posedon, sezoni i katërt i “The Office” konsiderohet si sezoni më i mirë i gjithë serialit, kjo pasi sezoni kishte më pak se 20 episode dhe ishte më i shkurtër nga të tjerat.

Aktori kryesor i serialit Steve Carell në rolin e Michael Scott, u largua nga seriali në përfundim të sezonit të shtatë. Satira e përdorur në serial fillimisht mori komente të ndryshme nga kritikët, por ndër vite krijoi audiencën e tij, ku për shumicën arsyeja që e shikonin këtë serial ishte prezenca e Carell. Largimin e tij ai e përshkroi si nevojë për të qëndruar më shumë me familjen e tij, pasi xhirimet e “The Office” ishin të tejzgjatura, teksa mosprezenca e tij shkaktoi shumë pakënaqësi në publik.

Përse përfundoi “The Office”?

Spoiler Alert: Edhe pse pjesa më e madhe e kastit nuk donte që seriali të përfundonte, ata përfundimisht ranë dakord ta përfundonin më herët dhe pa planifikim, në vend që t’i shihnin anëtarët e kastit të largoheshin një nga një për të ndjekur projekte të tjera. Suksesi i filmit nuk vazhdoi njëjtë si me Steven Carell.

A ia vlen të shikohet “The Office”?

Lidhja e vërtetë që ju do të krijoni me personazhet do t’iu bëjë ta shikoni çdo minutë të serialit. Pastaj, argëtimi që do të merrni nga ky serial është po ashtu i pamohueshëm, skenari arrin të balancojë historitë që ndodhin në shumë episode, duke krijuar rrjedhshmëri mes tyre dhe ndërlidhje.

Gilmore Girls

Një serial i cili portretizon mjaft mirë dashurinë në shumë forma. Përmbledhja kryesore e historisë sillet rreth familjes Gilmore, kryesisht Lorelai Gilmore dhe vajzës së saj Rory. Lorelai u bë nënë në moshën 16-vjeçare dhe e rriti vajzën e saj e vetme. Ajo u largua nga shtëpia e saj menjëherë pasi Rory lindi dhe u transferua në Stars Hollow Connecticut, një qytet i vogël ku të gjithë janë të familjarizuar me njëri-tjetrin.

Pse duhet ta ndiqni Gilmore Girls?

Të gjitha personazhet janë portretizuar aq mirë nga aktorët e këtij spektakli, saqë nuk shfaqet asnjëherë një moment ku ti mund të shkëputesh nga historia. Ngjarja pasqyron një komunitet shumë të dashur, mikpritës, ndërveprues, qesharak dhe shumë të kujdesshëm me njëri-tjetrin, fatkeqësisht në ditët e sotme nuk mund t’i gjejmë këto cilësi tek njerëzit, ndaj dhe rritë dëshirën për t’i ndjekur.

Seriali filloi në vitin 2000 dhe vazhdoi me shtatë sezone deri në vitin 2007. Luajtur nga Lauren Graham dhe Alexis Bledel, dyshja pasqyrojnë në mënyrën më të mirë marrëdhënien mes nënës dhe vajzës si dhe faktin se sa shumë ndikon mbështetja e nënës në rrugëtimet tona jetësore. Dyshja nënë dhe bijë edhe tash pas kaq shumë vitesh japin mesazhin e njëjtë për audiencën, se sa të pavarura duhet të jemi, sa shumë gjëra të vështira mund të kalojmë dhe si rezultat, të qëndrojmë sërish të forta.

Seriali u anulua, kur kompania filmike Warner Bros e konsideroi si të pamundshëm financimin për një sezon të tetë, kur vetë kasti nuk mund të binte dakord se si të bënin ndarjen e pagave, pasi përfitimet financiare ishin të ulëta.

That 70’s Show

Nëse jeni adoleshentë, në të 20-at apo edhe keni kaluar moshën e pjekurisë, dhe po ndjeni nostalgji për adoleshencën tuaj, “That 70’s Show” ju bënë ta kujtoni atë kohë ose të paktën t’iu përgatisë për ato emocione.

Erick dhe grupi i tij i shokëve të shkollës së mesme shfaqin problemet e adoleshentëve gjersa kalojnë në fazën me problemet që nuk i kanë hasur asnjëherë më parë; jetesën me shokë, dashurinë e parë dhe miqësitë e reja.

Pse duhet ta shikoni “That 70’s Show”?

Në këtë verë ju mund ta shikoni serinë moderne të viteve të 70’ta, pasi çdo gjë do t’iu ndërlidhë me diçka që keni kaluar më parë ose ju përgatitë për gjërat që do t’i hasni në të ardhmen. Shfaqja moderne e viteve të 70’ta, u inspirua fillimisht nga seria e vitit 1950 “I love Lucy”. Seriali filloi xhirimet në vitin 1998 dhe përfundoi me gjithsej 8 sezone. Aktorët kryesorë të serialit ishin Laura Prepon, Topher Grace, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.

Friends

Padyshim se dramat janë pjesë e përditshmërisë tonë të cilën do ta shohim edhe në seriale. Friends do t’iu njoftojë me jetën e gjashtë të rriturve që jetojnë në Manhattan, përderisa ata kënaqen me aventurat, që e bëjnë jetën e tyre të mundimshme ashtu siç në fakt të gjithëve na ndodhë.

Çka ndodh në Friends?

Seriali filloi në vitin 1994 dhe pati gjithsej 10 sezone, teksa u anulua pas renditjes së ulët të shikueshmërisë që mori në përfundim. Premisa kryesore e kësaj shfaqje përshkruan lidhjen dhe jetën e të gjashtë personazheve që largohen, ndërsa ata gjejnë kënaqësi edhe në situatat më të vështira dhe gjejnë shtigjet e tyre në jetë. Jennifer Aniston portretizon Rachel Green, Courteney Cox portretizon Monica Geller, Lisa Kudrow portretizon Phoebe Buffay, David Schwimmer portretizon Ross Geller, Matt Leblanc portretizon Joey Tribbiani dhe Mathew Perry portretizon Chandler Bing.

Pse duhet ta shikoni serialin “Friends”

Skripta e serialit është absolutisht e pabesueshme. Producentët Marta Kauffman, David Crane dhe Kevin Bright, një ekip i mrekullueshëm, sollën në jetë serialin me batutat dhe bisedat më të mira. Producentët dhe shkrimtarët krijuan diçka aq të bukur saqë e bëri audiencën dhe fansat të lidhen shumë me shfaqje. Gjatë gjithë shfaqjes, thuajse e ndjen prezencën tënde aty me personazhet. Seriali u dha famë edhe muzikës që vendosej në skenat e ndryshme, të cilat ishin një indikator tjetër që i bënë skenat të kenë kuptim.

Prandaj, e rekomandojmë këtë shfaqje për këdo që dëshiron të shohë miqësi, besim dhe dashuri në një show televiziv. Pjesa më e mirë e kësaj shfaqje është kur secili nga personazhet e krijuan familjen e tyre: kjo shfaqë një përforcim të përzemërt kur shohim të gjithë personazhet që kanë karrierën e tyre të ëndrrave përpara, si dhe miqtë e tyre që do të jenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Sex and the city

“SATC” është vendosur si seriali që patjetër duhet të shikohet në mënyrë që të vlerësohet fuqizimi i grave, madje i domosdoshëm në çdo listë të vajzave të shkollës së mesme. Katër mikesha që jetojnë në New York ndajnë përvojat dhe problemet e tyre ditore, përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale.

Duke parë këtë shfaqje ju do ta kuptoni se si kultura popullore fuqizon qëndrimet tona në lidhje me gjërat që na rrethojnë. Një grua që shikon një shfaqje ku shoqet e saj po bëjnë diskutime dhe po ndajnë mendimet e tyre rreth seksit, patjetër që do të jetë shkak që personi përpara ekranit ta shohë veten ndryshe nga mënyra se si shoqëria i ka përshkruar gratë.

Në fillimet e para ju do t’i shihni tërësisht ndryshe personazhet e paraqitura, do të shihni një vajzë të shthurur, një tjetër në kërkim të personit të duhur dhe një tjetër në përpjekje për krijimin e familjes së përsosur, por me kalimin e kohës do ta kuptoni botëkuptimin e secilës.

Serial tipik për të kuptuar dramat e verës.

Drama amerikane, i përket vitit 1998 dhe ka 6 sezona, me aktoret Sarah Jessica Parker si Carrie Bradshaw, Kim Cattrall si Samantha Jones, Kristin Davis si Charlotte York dhe Cynthia Nixon si Miranda Hobbes. Përveç popullaritetit si serial i mirë, Sex and the City, konsiderohet se ka ndihmuar në rritjen e popullaritetit të HBO-së si rrjet.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP