Na ndiqni:

FB IG

Rikthimi i stileve të ‘90ta

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Nganjëherë ne deshirojmë të kthejmë kohën pas, dhe një prej arsyeve është të ndjejmë prapë gjërat që na kanë ndodhur në të kaluarën. Kjo është çfarë ndjejnë edhe gjeneratat që përjetuan vitet e ’90ta.

Në botën e modës, vitet ’90ta janë kthyer, sot më me intensitet se asnjëherë.

Përveç ringjalljes së tendencave të modës së viteve ’90ta dhe fillimit të viteve 2000, përmes fundeve me bel të shkurtër (këtë vit nga marka Miu Miu), bluzave me printime, fundave me një çarje e shumë tendencave tjera, epoka e përfolur po kthehet me një pamje më të ndezur edhe në aspektin e makijazhit (make-up).

Vitet e ’90ta vulosen më shumë kur përmenden të famshmet më me zë të asaj kohe: Gwen Stefani, Drew Barrymore, Destiny’s Child, Naomi Campbell, Kate Moss. Këtë vit, ju duhet të përgatiteni të dalloni rikthimin e trendeve të grimit tek personazhet më të famshme të vitit 2022, mes tyre: Bella Hadid, Miley Cyrus, Zoë Kravitz, Gigi Hadid, Megan Thee Stallion e Dua Lipa.

Vetulla të holla

Pothuajse çdo femër e suksesshme në industrinë e modës në vitet e 90’ta i kishte vetullat e holla. Kjo mënyrë e mbajtjes së vetullave po kthehet në trend edhe sot. Fatkeqësisht për ato që ende i duan vetullat e trasha natyrale të tipit si Cara Delevingne, trendi ka vendosur kundër atyre që kanë lënë pas dore piskatoret për një kohë të gjatë. Nëse keni ndërmend të merrni pjesë sërish në trendin e vetullave të holla, ju rekomandojmë të shkoni tek një profesionist për t’i kufizuar dhe për t’i dhënë formën e duhur për ju. Shembull, kënaquni me pamjen e vetullave të Bella Hadid!

Paletet me ngjyra të hapura për sy

Paletet e ngjyrave në blu të akullt, të vendosura në të gjithë hapësirën e syrit, ku qepallat tuaja do duken shumë me volum dhe të trasha nga maskara e tepruar, ishin dikur standardi për ‘hot girls’. Yjet si JLo, Paris Hilton, Britney Spears, Cameron Diaz dhe Angelina Jolie u panë të gjitha me këtë stil. Për rikthimin e këtij trendi në vitin 2022, ne po i shohim këto pastela të rikthyera dhe përdorura nga Dua Lipa e Miley Cyrus, mes yjeve të tjera. Më pak shkëlqim, më shumë blu.

Kufizim i buzëve me laps të errët

Kjo është vula që vendos bukurinë për modë këtë vit. Kufizimet e errëta të buzëve kanë pushtuar aplikacionin TikTok nga shumë influencues. Merrni lapsin e vetullave dhe kufizoni buzët, më pas mbusheni me ngjyrën tuaj tipike të buzëve dhe shtoni një shkëlqim mbi të. Dhe, ja ku e keni! Kjo është shtrirja perfekte moderne e trendit të linjës së buzëve të viteve ’90. Shihni fotot e këngëtares Megan Thee Stallion nëse nuk e dini mjaftueshëm këtë mënyrë.

Buzë të errëta

Vitet ’90ta ishin të njohura për ngjyrat e buzëve më të errëta, parë shpesh te modelet si Cindy Crawford dhe Christina Ricci. E vendosur me ngjyrë të errët kundër nuancës së zbehtë nga baza e fytyrës suaj, buzët do të marrin vëmendjen më të madhe. Këtë vit, markat e bukurisë po vazhdojnë me trendet dhe po formulojnë më shumë linja buzëkuqësh që përfshijnë nuanca më të errëta për rishpikjen e grimit të frymëzuar nga stili gotik.

Stili i flokëve me topoza të vegjël

Kur vjen puna tek flokët, të cilat i konsiderojmë si elementin më tërheqës tek femrat, bëhuni kreative me flokët tuaja duke vendosur disa topuzë të vegjël e duke i larguar nga njëri tjetri. Trendi po sheh rikthimin e tij përmes Zoë Kravitz, Kiko Mizuhara. Nuk ka asnjë mënyrë të gabuar për t’i stiluar ato. Sido që i grumbulloni, flokët do të marrin formën e tyre dhe do të duken bukur. Merrni disa lidhëse të vogla flokësh, karfica dhe llak flokësh dhe krijoni formën ashtu siç ju duket juve më lehtë.

Kapse flokësh (Claw clips)

Përqafoni atmosferën e thjeshtë me ndihmën e kapëseve gjigande të flokëve, e njohur si “claw clips”- aksesori i përsosur për t’i mbajtur flokët tuaj grumbulluar, duke vazhduar të dukeni elegante. Por, me çfarë preferohet të vihen ato? Ju mund t’i stiloni ato me çdo përshtatje – në një dyqan ushqimesh me pantallona sportive ose në një mbrëmje elegante me shoqet, me një fustan mëndafshi dhe taka.

Këtë vit trendi është të jesh një grua me stil të viteve 90’ta. Keep it simple! 

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP