Na ndiqni:

FB IG
N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Ndonjëherë e gjejmë veten duke mos bërë asgjë dhe pastaj stepemi duke kërkuar zgjidhje. Natyrisht se është krejt në rregull  nëse kemi nevojë për pushim dhe për të qëndruar në një vend.

Për ty, që e sheh këtë si shqetësim, dua të ndaj tre (3) mënyrat se si ta motivoni veten në rastet kur nuk keni aspak disponim për ta nisur ditën.

Krijo një mentalitet pozitiv

Të jesh pozitiv se çdo gjë do të rregullohet është një tipar që të gjithë duam ta kemi. Edhe kjo, si çdo gjë tjetër, duhet të ushtrohet në mënyrë që të mbetet prezent në mendjen tonë. Çelësi i çdo çështje (pa dashur ta quaj problem) është pranimi i saj, të jesh i vetëdijshëm që një gjë e caktuar tashmë ka ndodhur dhe se nuk mund të ndryshohet, si dhe ta konsiderosh si të mirëqenë.

Përpiqu të jesh konstruktiv

Kur e kupton se ke bërë një gabim dhe e gjen veten duke dalur nga “procrastination mode”, e ke një mundësi të madhe të mësosh nga ai gabim dhe ta përmirësosh veten në të ardhmen. Të jesh konstruktiv do të thotë ta pranosh bërjen e gabimit dhe ta kuptosh dobinë e saj.

Sillu mirë me veten

Trajtoje veten ashtu siç i trajton të tjerët, me butësi, me dashuri dhe me konsideratë. Është në rregull nëse gabon. Është mëse në rregull t’ia pranosh vetes gabimin. Prandaj, kujdesu për mendjen tënde, ashtu siç kujdesesh për të tjerët dhe gjithmonë vlerësoje mirënjohjen.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP