
Perceptimi i aurës së tjetrit, përmes astrologjisë
ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.
Ta njohësh shenjën tënde astrologjike është mjaft argëtuese, madje për ata që besojnë në botën e astrologjisë iu ndihmon të perceptojnë edhe sjelljet e njerëzve që i rrethojnë.
Ta gjesh një përshkrim në bazë të shenjës tënde për aurën tonë, energjinë që e dhurojmë tek njerëzit tjerë dhe mënyrën se si dashurojmë, është fakt për të cilin njerëzit janë kurioz, andaj edhe sot meqë jemi ende tek shenja e Virgjëreshës, ne do t’iu njoftojmë me shenjat e tokës, të cilat janë Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.
12 shenjat e astrologjisë janë unike në cilësitë dhe energjitë e tyre, por ato ndajnë disa ngjashmëri të përgjithshme dhe ju mund t’i shihni lidhshmëritë e tyre duke parë mënyrat se si janë kategorizuar shenjat. Së pari, ato ndahen në dy polaritete (mashkullore dhe femërore), dhe më pas ato ndahen në tre modalitete astrologjike (kardinale, fikse dhe të ndryshueshme), dhe për fund ato ndahen në katër grupe elementesh në astrologji dhe kjo është ndoshta më e rëndësishmja nga kategoritë e lartcekura. Katër elementet janë zjarri, toka, ajri dhe uji dhe secila prej tyre ka një mënyrë unike për të shprehur energjinë e tyre.
Bota e astrologjisë përbëhet nga katër elemente që punojnë së bashku. Njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën. Ato përdoren për të klasifikuar dhe përshkruar shenjat, elementet balancojnë njëra-tjetrën dhe rrjedhimisht shpërndahen në mënyrë të barabartë pikat e forta dhe të dobëta në të gjithë zodiakun, e cila krijon një rrjet të bukur kozmik të ndërlidhjes.
Toka është elementi i sferës fizike. Energjia e shenjave të tokës vë theksin në përvojat shqisore dhe të qenit i pranishëm në moment. Energjia e saj është praktike, e bazuar dhe më e orientuar në botën materiale sesa shenjat e tjera, kjo është arsyeja pse shenjat e tokës shpesh njihen për të qenë të mira me paratë. Ata ndërveprojnë me botën duke përdorur pragmatizëm, zakonisht duke bërë zgjedhje bazuar në atë që ka kuptim dhe duke mos u zhytur në pasion, emocion ose duke i stërmenduar gjërat, siç bëjnë elementet e tjera.
Demi
Demi është shenja artistike e horoskopit, ashtu si kafsha e tyre shpirtërore, kjo shenjë shijon relaksimin në mjedise të qeta, të rrethuar nga tinguj të butë, aroma qetësuese dhe shije të shijshme. Demi udhëhiqet nga Venusi, planeti magjepsës që qeverisë dashurinë, bukurinë dhe paratë. Ndikimi i Venusit tek Demi e bën atë shenjën tokësore më sensuale të zodiakut. Vlen të potencohet se ata janë të magjepsur nga çdo manifestim fizik i rehatisë dhe luksit.
Si shenjë, Demi është fikse, një cilësi astrologjike që pasqyron natyrën e palëkundur dhe besnike të Demit. Shenjat fikse janë të shkëlqyera në mirëmbajtjen e sistemeve dhe Demi i jep atributet e tij ndaj qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në të gjitha fushat e jetës së tyre. Duhet të theksohet, megjithatë, se Demi ka pak reputacion për shkak se ajo që Demi e percepton si përkushtim, shpesh konsiderohet nga të tjerët si kokëfortësi. Prandaj, këta dema mund të përfundojnë të qëndrojnë në situata toksike– qoftë në marrëdhënie punë apo familjare. Megjithatë, pavarësisht kokëfortësisë së tyre të herëpashershme, Demët janë partnerë të besueshëm.
Virgjëresha
Virgjëresha, shenja e cila ushqen idetë e saj me mendime analitike dhe durimin për t’i parë dhe bërë gjërat e mundshme. Virgjëresha është shenja tokësore e përfaqësuar historikisht nga perëndesha e grurit dhe e bujqësisë, e cila e shpjegon mjaft mirë praninë e rrënjosur thellë të Virgjëreshës në botën materiale. Virgjëreshat janë logjike, praktike dhe sistematike në qasjen e tyre ndaj jetës. Kjo shenjë e tokës është një perfeksioniste në detaje dhe nuk ka frikë të përmirësojë aftësitë përmes praktikës së zellshme dhe të qëndrueshme.
E udhëhequr nga planeti i Mërkurit, planeti i komunikimit, virgjëresha beson që çdo gjë ka zgjidhjen tek komunikimi. Mbi të gjitha, Virgjëreshat duan të ndihmojnë. Ata janë miq dhe dashnorë të sjellshëm, të butë dhe mbështetës, të cilët përdorin intelektin dhe shkathtësinë e tyre të pabesueshme për të hulumtuar burimin e mospajtimeve. Shenja e kundërt e Virgjëreshës është Peshqit, e cila ofron udhëzime përmes spiritualitetit, por Virgjëreshat duan të ndihmojnë në një nivel praktik. Këto shenja të tokës përpiqen gjithmonë të ofrojnë zgjidhje të zbatueshme dhe të përmirësojnë sistemet e prishura. Metodik, të përkushtuar dhe punëtorë, ata bëhen mësues, shërues, redaktorë dhe muzikantë të shkëlqyer.
Bricjapi
Si shenja më ambicioze e horoskopit, ajo posedon shumë nuanca në personalitetin e saj që shpesh keqkuptohen. Ne mund të fillojmë të kuptojmë se çfarë i bën me të vërtetë ata të kenë luhatje të disponimit duke parë planetin e tyre sundues, Saturnin.
Saturni, planeti i zgjuarsisë, është arsyeja pse Bricjapi ka si karakteristika autenticitetin, realitetin dhe ndershmërinë. Prandaj, Bricjapi priret të jetë një shenjë që është shumë e vetëdijshme për atë që është e përjetshme dhe se çfarë po kalon.
Ju mund të keni dëgjuar të flitet për kthimin tuaj të Saturnit në astrologji, që ndodhë çdo 29 vjet ose më shumë. Sa herë që Saturni (një planet me lëvizje shumë të ngadaltë) kthehet, mendohet të jetë një kujtesë se ne jemi njerëz dhe kemi kufizime. Megjithatë, ne zotërojmë aftësinë për të arritur madhështinë, për të krijuar sukses dhe për të gjetur të vërtetën, duke lënë pas atë që nuk ndihet autentike.
Ne shpesh mendojmë për Bricjapët si njerëz me arritje të larta ose me punë të orientuar drejt biznesit. Është detyra e Bricjapit të vendosë një ekuilibër midis dy sferave të arritjeve tokësore dhe të vërtetës shpirtërore.