Na ndiqni:

FB IG

Të qëndrosh i informuar (pa u ndjerë i mbingarkuar)

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Është e nevojshme, e mundur dhe tejet e rëndësishme, të jemi të informuar për gjërat që ndodhin rreth nesh.

Ne duhet të pajtohemi me mendimin se, shpirti ynë thjeshtë nuk është krijuar për të thithur një dozë të madhe të informatave që marrim. Në të njejtën kohë, as nuk i bëjmë nder vetes sonë nëse gëlltitim çdo informatë që na del përpara në përditshmërinë tonë.

Në mënyrë që informatat të cilat ju i konsumoni të jenë të arsyeshme dhe të duhurat për ju, pa iu bërë të ndiheni të mbingarkuar, ne kemi krijuar një udhëzues me këshilla për ju:

Ta njohësh qëllimin

Merrni parasysh qëllimin që qëndron pas informatës që ti merr. Për të diskutuar një temë/problem në mbrëmje gjatë darkës me familje? Për të diskutuar se për çka do të ndani kohën në të ardhme/për çka do t’i ndani financat tuaja për një të ardhme më të mirë? Apo doni të lexoni diçka që iu bën të reflektoni mbi veten tuaj? Zgjidhni me mençuri dhe merrni parasysh këtë mision përpara se të klikoni informatën e synuar.

Informohuni për ngjarjet në vendin tuaj

Ju mund të zgjedhni të blini ndonjërën nga gazetat tuaja vendase ose të abonoheni në portalin tuaj lokal dhe të siguroni informatat tuaja në këtë mënyrë. Në këtë formë, ju do të ndihmoni komunitetin tuaj dhe do të keni njohuri rreth shqetësimeve që e përfshijnë vendin tuaj.

Kërko perspektivën

Bëjeni zakon të thithni çdo informatë që lexoni nga 2-3 këndvështrime të ndryshme, për të qenë më i qartë, për të formuar mendimin tuaj kritik dhe për të realizuar një pikëpamje tuajën. Twitter është i mrekullueshëm për këtë, pasi sapo të ndiheni sikur jeni të informuar plotësisht për historinë e lajmeve, ju mund t’i lexoni edhe këndvështrimet e ndryshme të njerëzve kudo në botë.

Balanconi informatat tuaja

Kërkoni për të mirën. Gjithmonë vizitoni uebfaqet që kanë një feedback të mirë nga audienca, të cilat dinë të ofrojnë atë çfarë lexuesit e ndjejnë nevojën, në mënyrë që konsumi juaj të ketë rezultate pozitive tek ju.

Frymëmarrje të thella

Ju patjetër se do të përballeni me lajme të këqija, pastaj do të përballeni me paragjykime dhe ofendime, por e rëndësishme është të merrni një mësim dhe ta mësoni edhe ndjenjën që ju dhurojnë ato informacione. Mësoni të kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe të largoheni nga efekti që ato informacione mund të dhurojnë.

 

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP