A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Të jesh i suksesshëm dhe rruga e sfidave

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Të gjithë e dimë se të jesh i suksesshëm kërkon shumë angazhim dhe përkushtim. Mirëpo, sesi fitohen këto dy atribute është filozofi në vete, të cilave ndoshta nuk iu kushtojmë mjaft vëmendje.

Punë, punë, punë. Të gjithë nga ne e njohim një person që gjithmonë “ankohet” se ka shumë gjëra për të bërë. Sidoqoftë, ky nuk është thelbi i asaj që dua të them.

E din momentin kur je duke punuar aq shumë, por të duket sikur asnjëherë nuk do të shpërblehesh për gjithë atë punë të lodhshme, dhe pastaj përsëritet e njëjta gjë me muaj por edhe me vite dhe prapë asgjë… të duket sikur nuk po angazhohesh mjaftueshëm dhe sikur të tjerët nuk po të vlerësojnë. Nëse ke mbërritur në këtë pikë, e kupton mjaft mirë se ku dua të dal.

Ky është skenari. Të zgjohesh, të punosh fort, të flesh dhe të nesërmen e njëjta storie. Të kesh “ups and downs” por prapë të mos ndalosh, të mos të të vlerësojnë por përsëri ta vazhdosh rrugëtimin tënd.

E se si arrihet në këtë “state of mind”? Më lejoni t’iu them:

T’i kesh qëllimet e qarta

Se çka dëshirojmë të arrijmë në jetë është pyetja më e shpeshtë dhe ndoshta më e bezdisshme që na bëhet. Mirëpo, padyshim se është njëra nga elementet thelbësore për të arritur majat. Filozofia ime është kjo: të di se çfarë nuk dua. Në këtë mënyrë, qëllimet bëhen më të arsyeshme dhe më të lehta për t’u ndjekur.

Inteligjenca emocionale

Nëse e ke lexuar librin “Inteligjenca Emocionale”, i shkruar nga Daniel Goleman mund ta kesh të qartë portretizimin e tij ndaj këtij fenomeni. Të dish të menaxhosh emocionet tua negative, mendimet tua automatike—po ashtu negative, kërkon shumë punë me veten dhe me brendësinë tënde. Dikush ka lindur me këtë “pasuri”, ndërsa dikujt i duhet ta mësoj gjatë rrugëtimit të tij jetësor. Ideja është të tregohesh i kujdesshëm dhe empatik kur flet me vetveten së pari dhe pastaj me të tjerët.

Konsistenca

Konsistenca ka lidhshmëri mjaft të madhe me kembëngulësinë, me përgjegjësinë dhe me menaxhimin e emocioneve. Të jesh konsistent do të thotë të ngulësh këmbë në realizimin e qëllimeve tua, edhe kur asnjë nuk të mbështet, edhe atëherë kur mendon se ke dështuar, por edhe kur mendimet negative për më të keqen janë duke të tunduar.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP