A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Vendosi qartë qëllimet tua për vitin 2023!

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Të gjithë e kemi dëgjuar dhe tashmë e dimë se nëse duam diçka duhet ta manifestojmë, por jo vetëm kaq na duhet për ta besuar atë.

Ta fillojmë me një vizion të qartë të synimeve dhe qëllimeve që dëshironi të vendosni për vitin 2023.

Nëse nuk jeni të sigurt se ku të filloni, ja disa nga mënyrat për të orientuar jetën tuaj në këtë Vit të Ri.

Ndryshoni rutinën tuaj të mëngjesit

Energjia rrjedh aty ku shkon fokusi. Ku dëshironi ta fokusoni energjinë tuaj këtë vit? Në punë, marrëdhënie, shëndet, apo në çështjet familjare? Çdo gjë është e mundur nëse jeni të gatshëm të përqendroheni në atë që dëshironi dhe të merrni masa drejt saj.

Andaj, kaloni 10 minutat e para të ditës tuaj duke vendosur se ku dëshironi të përqëndroni energjinë tuaj, dhe provoni t’iu shmangeni rrjeteve sociale.

Gjeni kohë për shëtitje

Bëni thjesht një shëtitje në lagje apo ndonjë park të afërt dhe lironi mendimet tuaj duke i kombinuar me qetësinë që ta dhuron natyra.

Mbani shënime se si e keni kaluar ditën 

Të shkruash se çfarë mendon dhe ndjen është vërtetuar se rrit disponimin, rrit ndërgjegjësimin dhe vetëdijen, zvogëlon ankthin, rrit produktivitetin dhe na ndihmon të manifestojmë dhe fitojmë perspektiva të reja. Gjithçka që ju duhet është vetëm pesë minuta në ditë.

Kufijtë

Shkruani një listë të kufijve që nuk do të toleroni të kapërcehen këtë vit dhe ngjitini ato në pasqyrë. Orientoni energjinë tuaj për projektet dhe njerëzit që e meritojnë atë. Është një burim i kufizuar, andaj ndajeni me mençuri.

Praktikë: Shkruani një listë të gjërave që nuk do t’i toleroni këtë vit.

Rutina e gjumit

Jepini përparësi gjumit tuaj njësoj sikur jeta juaj të varet prej tij … sepse ashtu është. Gjumi është ilaçi më i mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Filloni me zakonin që të shkoni në shtrat pak më herët – ndoshta me një ditar, por jo me telefonin tuaj.

Praktikë: Shkoni në shtrat me mendimin që do të flini menjëherë.

Vetëvlerësimi

Tani, pikërisht në këto momente, vendoseni një alarm në telefonin tuaj si një kujtesë ditore, për t’i kujtuar vetes që të keni një moment vetëvlerësimi. Nganjëherë mbingarkesat ditore na bëjnë të harrojmë të vlerësojmë veten, por ky vit nuk do të jetë viti i harresave. 

Thuaji vetes: Unë jam e bukur, e fortë, resiliente dhe unë vlej. 

Manifestimi

Ne nuk mund të krijojmë atë që duam nëse nuk dimë se çfarë duam. Shkruani një listë me 10 qëllimet tua dhe vendoseni atë në një vend, në mënyrë që ta shikoni rregullisht, si në frigorifer ose gardërobë, për t’i qëndruar besnik dhe të jeni koherent me qëllimet tua.

Në fund të ditës, duhet ta kuptosh dhe ta pranosh se jeta jote është e varur prej teje. Prandaj, trajtoje veten me mirësi, dashuri dhe përkujdesu për mirëqenien tënde dhe mentalitetin tënd. 



LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP