Na ndiqni:

FB IG

Vullneti dhe dëshira për të punuar (kudo dhe kurdo)

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kryeqyteti i famshëm i Tajlandës, Bangkoku i cili tërheq vizitorë nga e gjithë bota për ushqimin dhe natyrën e tij, të ofron shumëçka edhe për ditët kur nuk keni bërë asnjë plan.

Tregu Hekurudhor Mae Klong është vendi më i thjeshtë dhe njëkohësisht më autentik që keni parë ndonjëherë.

I ndodhur në Provincën Samut Songkhram, tregu lokal i Mae Klong konsiderohet si një nga atraksionet mahnitëse në krahinën e Tajlandës.

Me një gjatësi prej 100 metrash, tregu shtrihet rreth hekurudhës pranë stacionit hekurudhor Mae Klong dhe ka disa veçori interesante. I njohur për freskinë që dhuron, me një pamje të mbushur me shumëllojshmëri të ngjyrave, tregu shet ushqime të freskëta deti, perime, fruta, ushqime të thata, mish dhe mallra të ndryshme.

Bangkoku, i njohur si vendi i cili ka mbijetuar vazhdimisht me punën e palodhshme të vendasve për ta mbajtur vendin me turizëm, punën të cilin e bënin për të mbijetuar (në këtë rast tregun e rrugës), e shndërruan në një atraksion për të gjithë turistët e huaj, si nga mënyra si duket, ashtu edhe për mënyrën se si mirëmbahet.

Tregu, vazhdimisht qëndron i hapur me tezga dhe çdo herë gjatë ditës kur kalon me udhëtar, tezgat largohen në orarin e trenit dhe vendosen prapë në vend pas kalimit të trenit. Tregu qëndron i hapur nga ora 06:00 në mëngjes deri në orën 18:00 në mbrëmje, teksa treni kalon tetë herë gjatë ditës dhe vazhdimisht përsëritet procesi i vendosjes dhe kthimit të gjërave në vend.

Edhe pse i bukur dhe kaotik për syrin, tregu cilësohet si i rrezikshëm për jetën e njeriut, sepse stalla e tij është e lidhur me hekurudhën Mae Klong-Ban Laem, e cila përfshin një linjë të shkurtër hekurudhore që shkon nga Mahachai në drejtim të Mae Klong. Shitësit në treg vendosin çadra për t’u mbrojtur nga dielli, kurse në çdo sinjal që bie kur treni arrin, ndodh kaos: shitësit nxitojnë për t’i mbyllur çadrat, shportat me mallra tërhiqen zvarrë nga shinat, tendat e sipërme tërhiqen dhe shinat pastrohen, kështu duke i hapur rrugë trenit. 

Ata që shpresojnë të kapin një foto, do të gjejnë menjëherë dallimin dhe ndryshimin midis atyre që punojnë në treg dhe atyre që nuk punojnë: vizitorët në treg, qofshin ata tajlandez apo të huaj, do të kenë celularë në duar dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe do të lëvizin përpara dhe mbrapa për të pozicionuar veten për foton perfekte të një tranzicioni pak minutësh, teksa ata që punojnë, megjithëse e shikojnë këtë tren që kalon deri në tetë herë në ditë, prapë ndihen të emocionuar kur vjen puna e largimit të gjërave. Pasi treni të kalojë, çadrat e diellit rihapen sërish pasi mallrat vendosen përsëri në vendin e tyre të zakonshëm pranë hekurudhës.

Tregu, në përputhje me rrethanat, me kalimin e viteve ka marrë emrin “Tregu Hoop Rom” (hapje-mbyllje e çadrës). Praktika është e zakonshme për shitësit dhe njerëzit vendas, por jo për turistët të cilët padyshim duan ta shohin skenën emocionuese dhe të këndshme në çdo vizitë.

Por, cila është historia e këtij tregu?

Tregu hekurudhor Maeklong ekziston që nga viti 1905. I vendosur në zemrën e Gjirit të Tajlandës, peshkimi ka qenë dhe mbetet një nga mjetet kryesore të jetesës së njerëzve që banojnë këtu, të cilët tregun e panë si mënyrën e vetme për të shitur mallrat e tyre dhe për të fituar nga kjo “traditë”. Megjithatë, shteti e pa si mundësi perfekte vendosjen e një hekurudhë për të shpërndarë më mirë mallrat e tyre si dhe kapjen në provincat përreth Tajlandës, përfshirë edhe kryeqytetin, por tregu mbeti, pavarësisht se shinat kalonin drejt e përmes tij.

Interesi për treg është më së shumti për shkak të risisë së trenit që kalon, por në fakt është një nga tregjet më të mëdha të prodhimeve të detit të freskëta në Tajlandë. Ndërsa, ka edhe dyqane që bëjnë shitjen e veshjeve dhe aksesorëve, pjesa më e madhe e mallrave që ofrohen përbëhen nga ëmbëlsirat tajlandeze, mishit, ushqimit të detit, perimeve, frutave dhe pijeve. Për këtë arsye konsiderohet si tregu më autentik i trevave aziatike.

Pasi numri i vizitorëve është rritur vazhdimisht, me kalimin e viteve edhe dëshira e shtresave të larta për të parë vende të tilla është rritur, me këtë rast sot ju mund të rezervoni edhe turne private me tren. Këto turne zakonisht përfshijnë një ndalesë edhe në tregun Damnoen Saduak, pasi të dy tregjet janë vetëm rreth 25 minuta larg njëri-tjetrit.

Për të gjithë njerëzit të cilët janë lodhur nga puna, ne ju kujtojmë se çdo punë ka vështirësitë e saj por duhet të përpiqemi të gjejmë sado pak dashuri brenda gjërave që bëjmë, në mënyrë që rutina të mos mbys kreativitetin dhe vullnetin tonë. Një punë e palodhshme gjithmonë të shpie drejt suksesit.

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP