A friendly reminder: Shkarko aplikacionin PAPER FM në App Store dhe Google Play

Yoga dhe përfitimet e saj në mirëqenien tonë

N

ote: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Yoga është një ndër praktikat dhe disiplinat mendore, fizike dhe spirituale më të këndshme që mund ta ushtrojë gjithsecili prej nesh, për një mirëqenie më të qëndrueshme.

Me theksin e saj në praktikat e frymëmarrjes dhe meditimit, që të dyja ndihmojnë në qetësimin dhe përqendrimin e mendjes. Yoga gjithashtu sjell përfitime mendore, si reduktimin e ankthit dhe depresionit, si dhe ndikon edhe në funksionimin e mirëfilltë të trurit.

Si ndodh kjo?

Kur bëjmë yoga, qelizat e trurit zhvillojnë lidhje të reja dhe ndodhin ndryshime në strukturën e trurit si dhe në funksion, duke rezultuar në përmirësimin e aftësive njohëse, të tilla si të mësuarit dhe kujtesa. 

Yoga forcon pjesët e trurit që luajnë një rol kyç në kujtesën, vëmendjen, ndërgjegjësimin, mendimin dhe gjuhën.

Studimet e realizuara, duke përdorur skanime MRI dhe teknologji të tjera të imazhit të trurit kanë treguar se ata njerëz që bëjnë rregullisht yoga kanë një korteks cerebral më të trashë– e cila njihet si zona e trurit përgjegjëse për informacion, si dhe hipokampusin– e cila njihet si zona e trurit e përfshirë në të mësuarit dhe kujtesën, krahasuar me jopraktikantët. Vlen të potencohet se këto zona të trurit zakonisht tkurren me kalimin e kohës, mirëpo praktikuesit më të vjetër të yogës shfaqën të kundërtën.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se yoga dhe meditimi mund të përmirësojnë funksionet ekzekutive, të tilla si arsyetimi, vendimmarrja, kujtesa dhe të mësuarit.

Yoga përmirëson gjendjen tonë mentale dhe emocionale

Padyshim se të gjitha ushtrimet mund të rrisin disponimin tonë duke ulur nivelet e hormoneve të stresit dhe duke rritur prodhimin e kimikateve për t’u ndjerë mirë, e njohur si endorfina. Mirëpo, yoga mund të ketë përfitime shtesë– mund të ndikojë në humor duke ngritur nivelet e një kimikati të trurit të quajtur acid gama-aminobutirik (GABA), i cili shoqërohet me humor më të mirë dhe intensitet më të ulët të ankthit.

Meditimi gjithashtu redukton aktivitetin në sistemin limbik – pjesa e trurit e dedikuar për emocionet, që do të thotë përderisa reaktiviteti ynë emocional zvogëlohet, ne kemi një përgjigje më të matur kur përmballemi me situata stresuese. 

Një numër studimesh të vogla kanë zbuluar se yoga mund të ndihmojë me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD). Nuk përdoret në vetvete, por si një trajtim shtesë për të ndihmuar në reduktimin e kujtimeve ndërhyrëse dhe zgjimit emocional dhe për të prodhuar frymëmarrje më të qetë dhe më të qëndrueshme.

Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë shoqërohet me gjendje më të qetë, sepse ndihmon në aktivizimin e sistemit nervor parasimpatik.

Personat që ushtrojnë yoga vazhdimisht e kuptojnë dhe e ndjejnë ndryshimin në gjendjen e tyre mendore, por edhe emocionale. Praktikimi i yogës e krijon një botëkuptim më të sinqertë në raport me vetveten – se si emocionet tona jetojnë në trupin tonë dhe se si ndikojnë në mendjen dhe sjelljen tonë. 

 

 

LISTEN TO PAPER RADIO
91.1FM
LIVE
LISTEN TO PAPER RADIO 91.1FM
TOP