Live Stories from Prishtina

LIVE

July 26, 2024

Nuk pajtohem me mendimin që “nuk duhet të kthehemi mbrapa në kohë”! Pse të mos kthehemi në momentet që na dhuruan kënaqësi, pse të mos kthehemi në momentet kur kemi gabuar ose jemi ndjerë keq, prej të cilave tek e fundit e nxorëm një mësim.

Madje e shoh edhe si formë të mirë të procesimit të emocioneve, personalisht e konsideroj si mundësi për të analizuar më saktë se çfarë më ka bërë të ndihem ashtu në ato momente.

Sido që të jetë, sot do të flas se çfarë më bën mirë t’i kthehem disa herë. Do flas për filmin, për atë që e shikova për të disatën herë “White Chicks”, vetëm dhe vetëm që të ja rikujtoja vetes se sa shumë më bën të qesh çdo gjë në të.

 

 

Filmi i zhanrit komedi/krim i vitit 2004, me minutazhën prej 109 minutash, është arsyeja pse unë jam e varur nga filmat e fillim-viteve të 2000-ta.

Këto janë 10 mendimet që kisha kur e rishikova e të cilat ndoshta bëhen arsyeja që edhe ju ta shikoni nëse nuk e keni parë deri sot ose nëse e keni harruar:

1- Sinqerisht është një film të cilin nuk e marr seriozisht, thjeshtë çdo gjë më bën të qesh. Skena hyrëse e cila tregon misionin dështues të vëllezërve Copeland (Wayans në jetën reale), më lë të mësoj shumë se çfarë mund të shkaktojë euforia e momentit (se si entuziazmi ynë për të rreglluar diçka shumë shpejtë dhe pa analizë për rezultatin përfundimtar mund të shkatërrojë atë).

2- Shndërrimi i vëllezërve për shkak të misionit kërkues në vajza. Definitivisht nuk është as shndërrim si duhet, kamuflimi i tyre është i tmerrshëm por shumë qesharak. Në zhvillimin e ngjarjes është vendosur një balanc i situatave, përshembull i atyre që e pëlqejnë shndërrimin e tyre dhe atyre që nuk e kuptojnë.

3- Ky film ekziston vetëm që t’u bëhet e ditur atyre që kanë nevojë dëshpërimisht për një pushim nga gjithë kaosi i botës dhe duan vetëm të qeshin shumë.

4- Skena kur vëllezërit Copeland të kamufluar si vajza, kërcejnë në klub me këngën “It’s tricky” nga Run Dmc, definitivisht më ndërlidh me muzikën që vendoset sot në klubet e natës  tek ne dhe që nuk është e mirë aspak sa kjo këngë në vitin 2004. Vallëzimi i tyre është për t’u mbajtur mend.

5- Skena kur aktori Terry Crews në rolin e Lartell këndon këngën “A Thousand Miles”, është arsyeja pse e njoh këtë këngë.

6- Ka edhe skena me përmbajtje raciste, si fakti që u ipet leja për hyrje në hotel dy motrave të bardha pa mjete të identifikimit vetëm se ishin të bardha dhe të pasura. Skena të shumta nga “White Chicks” u konsideruan skena raciste në kohën kur u shfaq por që një dekadë më vonë filloi të cilësohet si një prej filmave me skena më të mira të zhanrit komedi.

7- Sa herë i përcjell intervistat e kastit të aktorëve në këtë film, detajet që më mbesin në kokë janë: roli i Latrell, sjelljet e tij ishin të bazuara në person real/ekzistues, apo edhe gjykimi që audienca i dhuro në fillim aktores Busy Philipps, me rolin e Karen, teksa vite më vonë ajo mori lavdatat që kishte pritur t’i ndodhnin në fillim.

8- Fillim vitet e 2000-ta ishin të njohura me epokën e “vajzave thatanike”. Te njejtën gjë e pasqyron edhe filmi në skenat e blerjes së rrobave.

9- Thellë në vete e shoh kështu: A ka ndonjë perceptim në lidhje me racat këtu? Jo. A ka ndonjë perceptim mbi diferencën gjinore? Jo. Si burra ose gra, persona me ngjyrë ose të bardhë, vëllezërit Wayans luajtën saktësisht të njëjtin personazh.

10- Këtu bën më shumë përshtypje filmi: kur Marcus tenton të shpjegojë veten dhe punën e tij karshi gruas së tij dhe në anën tjetër merr përballë përkeqësimin e raportit me Kevin, pasi këtij të fundit ju verbëruan sytë nga dëshira për të treguar sukses në punë.