Një fakt rreth nesh
A E DINI SE?
Brenda hapësirave të Paper Radios gjendet kafeneja ‘’Arkiva Bar’’, e cila mirëpret vizitor dhe mysafir që dëshirojnë të takohen me stafin tonë. Poashtu kjo hapësirë shfrytëzohet edhe për ngjarje të ndryshme, si përshembull: netët poetike, promovime të librave, organizime të debatve publike etj.
Paper ka disa mediume të komunikimit, një ndër to është edhe Paper Gallery. Paper Gallery është një hapësirë ekspozuese që synon të nxjerrë në pah artistët dhe kuratorët bashkëkohorë, në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Deri më sot në Paper Gallery janë shfaqur 35 ekspozita.
Para se të shndërrohej në Radio dhe Galeri, objekti i Paper, ishte pjesë e ish aneksit të Arkivës së Radio Prishtinës.