Live Stories from Prishtina

LIVE

27 Gusht, 2026

A pështatet natyra dhe njeriu me njëri tjetrin?

Për shumë vite njerëzit kanë krijuar hapësira jetuese duke gjetur frymëzimin tek natyra. Arkitektura ka vendosur shtatin e saj tek format e natyrës.

Si ka nodhur që nëpër vende të ndryshme kemi hasur objektet që na ngjasojnë me formën e luleve, guaskave, kafshëve e shumë çka tjetër që jeton në natyrë?

Në vitin 1941, inxhinieri zviceran George de Mestral po kthehej nga një udhëtim gjuetie me qenin e tij kur vuri re se disa fara vazhdonin të ngjiteshin në rrobat dhe në leshin e qenit të tij. Ai vuri re se ato përmbanin disa lloj thumbash të vegjël që kapeshin në materialet e rrobave, nga studimi i kësaj bime, shtatë vjet më vonë, ai shpiku  ngjitëse të cilën e quajti Velcro (e gjeni më poshtë në foto se si duket).

Duke gjetur frymëzim tek ky inxhinjer, koncepti i De Mestral për të marrë frymëzim nga natyra, për të imituar dhe replikuar sjelljen e organizmave biologjikë, u popullarizua nga Janine Benyus në librin e saj Biomimika (Inovacioni i Frymëzuar nga Natyra 1997).

Megjithat shembuj të hershëm të biomimikës u hasën që nga viti 1400, kur arkitekti rilindas, Filippo Brunelleschi-t studioi fortësinë e lëvozhgave të vezëve, dhe në bazë të saj  projektoi një kupolë më të hollë dhe më të lehtë për katedralen e tij në Firence, e cila përfundoi në vitin 1436.

Një prej shenjave tjera të datimit të biomimikës, ishte studimi i delfinëve për të bërë  anijet më të shpejt, në vitin 1809  nga arkitekti detar Sir George Cayley.

Por cilat janë objektet e famshme që storje inspirimi e kanë pasur natyrës.

 

“THE LOTUS OF BAHAPUR”, INDI – NEW DELHI

Lotus Temple apo e ashtuquajtura Taj Mahal-i i shekullit 20-të, është shtëpia religjioze e Adhurimit Bahá’í, e projektuar nga arkitekti Fariborz Sahba. Forma e saj është frymëzuar drejtpërdrejt nga lulja e lotusit, një simbol i rëndësishëm në kulturën indiane dhe i lidhur me pastërtinë. Struktura përbëhet nga 27 “petale” prej betoni të veshura me mermer, të organizuara në grupe nga nëntë.

 

“THE WHALE”, NORVEGJI

“The Whale” është një qendër për art, shkencë dhe tregim rreth balenave dhe oqeanit, e projektuar nga Dorte Mandrup. Ndërtesa duket sikur një balenë gjigante po del nga toka dhe po ngrihet mbi det. Çatia është vazhdim i terrenit dhe mund të përdoret si hapësirë për të ecur dhe për të parë oqeanin. Qendra pritet të hapet në vitin 2027.

 

“SPIRAL STAIRCASE”, BARCELONË

Shkallët spirale brenda Kishës më të madhe në botë. Kishat Bazilika quhen të tilla se kanë privilegje të veçanta të dhëna nga papa. Kisha në fjalë pas shumë implikimeve dhe vdekjes së arkitektit i cili kishte kryer më pak se një të katërtën e punës, ajo u përurua mezi me 10 shkurt 2026.

Sagrada Família janë një shembull shumë i bukur i mënyrës se si Antoni Gaudí e përdorte natyrën si “manual projektimi”. Forma e spirales lidhet me guaskën e kërmillit, ndërsa në pjesë të tjera të bazilikës kolonat dhe degëzimet janë të frymëzuara nga pemët dhe degët.

Heydar Aliyev Center Baku, Azerbajxhan 

Kjo është një nga veprat më karakteristike të Zaha Hadid. Ndërtesa nuk ka pothuajse asnjë vijë të fortë tradicionale; ajo duket sikur toka ngrihet dhe shndërrohet në ndërtesë.

Koncepti bazohet në një marrëdhënie të vazhdueshme mes sheshit, peizazhit dhe hapësirës së brendshme. Sipërfaqja “paloset”, ngrihet dhe krijon vetë ndërtesën. Arkitektët gjithashtu u frymëzuan nga fluiditeti i modeleve në arkitekturën islame.

 

Beijing Daxing International Airport  Pekin, Kinë

Aeroporti i projektuar nga Zaha Hadid Architects shpesh quhet “starfish airport”, sepse terminali shtrihet në disa drejtime nga një qendër e vetme. Por forma nuk u krijua thjesht për t’i ngjarë një ylli deti.

 

Qëllimi kryesor ishte funksional: të gjitha krahët të lidhen me një qendër, në mënyrë që udhëtarët të kenë distanca sa më të shkurtra për të ecur. Organizimi rreth një hapësire qendrore lidhet edhe me parimet e arkitekturës tradicionale kineze, ku hapësirat organizohen rreth oborreve qendrore.