Live Stories from Prishtina

LIVE

August 7, 2024

A jeni për një udhëtim virtual përmes muzikës?

Sepse sot me Titin (Astrit Dushi- autor i muzikës në Paper, autor i emisionit TOP 40, Paper Select) kemi vendosur të ndajmë me ju pesë këngët të cilat po përshkruajnë verën e vitit 2024 me famën që kanë marrë.

1- Sabrina Carpenter “Esspresso”

Esspresso u takon zhanreve të muzikës Funk, Disco, Synth-pop, Pop, u publikua në maj të këtij viti. Pa dyshim që kjo verë e tëra është e Sabrina Carpenter, jo vetëm me këngën Esspresso por edhe me atë Please, Please, Please. Me të hapur Tik-Tok-un, në mesin e asaj që algoritmi vendos për të shfaqur tek ju, diku do të ju shfaqet edhe një video me këngën Esspresso pasi tash më është ndër trendet më virale. “Now he’s thinkin’ ’bout me”, ndoshta është fjalia më e shpesht që e dëgjoni dhe është pikërisht ky teksti i kapshëm që e ka bërë këtë këngë hit veror global.

 

 

2-Billie Eilish “Birds Of A Feather”

“Birds of a Feather” shfaqet si një perlë e qetë dhe introspektive brenda albumit eklektik më të ri “Hit Me Hard and Soft” nga Billie Eilish. Kënga hapet me një ritëm të thjeshtë sintetik dhe daulle, duke krijuar një peisazh zanor ëndërrimtar që plotëson në mënyrë të përkryer vokalin e mprehtë të Billie-t. Në Birds of a Feather, ajo premton dashurinë e saj derisa “u kalb, vdiq dhe u varros … në arkivolin që ai ka mbajtur”.

 

 

3-Shaboozey “A Bar Song”

Që kur u njoha për herë të parë me Shaboozey disa muaj më parë (kur po editoja për paper web- listën TOP 40 të Titit), jam përpjekur të kuptoj se si ai arriti të jetë artisti që është. “A bar song” është renditur e treta sepse ne mendojmë që është shumë mulitkulturore. Ajo që e bën këtë këngë të veçantë është përfshirja e tekstit  mega-hit të J-Kwon të vitit 2004 “Tipsy” . Kënga është aq e këndshme sa që mund ta dëgjosh në të gjitha ambientet.

 

 

4-Tommy Richman “Million Dollar Baby”

Titi, thotë se kënga e Richman i ngjason me hitet e dikurshme të Prince. “MILLION DOLLAR BABY”, është kënga numër 2 në Amerikë, ajo shpërtheu në TikTok përmes një fragmenti të shkurtër. E shkëlqyeshme për ta dëgjuar pa ndjerë nevojën për të ditur historinë mbrapa këngës. Me bateritë e tij të vrazhda, basin dhe zilet e lopës, beat-i ngjason me repin e Memphis të viteve ’90, përveçse me një shkëlqim artistik, tone sintetike pak më të reja dhe një shije pak më të vjetër të funk-ut të ngurtë të viteve ’80

 

 

5-Eminem-Houdini

Eminem, një nga reperët më të njohur dhe më të talentuar të të gjitha kohërave, sjell një tjetër kryevepër me këngën “Houdini.”

Beat-i është energjik dhe mbresëlënës, duke u përshtatur në mënyrë të përkryer me ritmin e rrjedhës së fjalëve të Eminem. Prodhimi muzikor është i pastër dhe i sofistikuar, duke nxjerrë në pah detajet dhe nuancat e zërit të tij.