Arkiva
July 17, 2024
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por janë ndërtesat ato që i mbijetojnë kohës, edhe nëse njerëzit që i kanë ndërtuar ato nuk jetojnë më. Janë disa qytete simpatike evropiane, të cilat duken si të ngrira në kohë, dhe janë dëshmi e fjalisë më lartë.
Edhe pse më shumë fokus meriton arkitektura bashkëkohore, pra kjo e sotmja, janë ndërtesat historike ato që ofrojnë të dhëna të fuqishme për mënyrën se si jetuan paraardhësit tanë. Ato ruajnë kulturën, demostrojnë vlera dhe na kujtojnë se idetë e shkëlqyera nuk duhet të jenë gjithmonë të reja. Qoftë në një udhëtim për të kuptuar më mirë historinë e një qyteti ose thjeshtë të etur për të përjetuar disa ditë në një vend që na dhuron ndjenjën e një epoke tjetër, pesë destinacionet më poshtë do të ishin ndryshe për t’i vizituar nga gjitha vendet tjera që gëzojnë famë për turizëm.
Beaune, Francë
I njohur për biznesin e vjetër të verërave, Beaune është rreth katër orë larg me tren nga Parisi. Përveç të qenit i njohur për pijen e tij më të famshme, ky qytet evropian shpesh përshkruhet si një “fshat përrallor” falë koleksionit të tij të madh të ndërtesave historike. Emblematike në këtë vend janë ndërtesat e verës së shekullit të 12-të të ndërtuara nga murgjit.
Matera, Itali
E vendosur në rajonin e Bazilikatës në Italinë Jugore, Matera është më e famshmja sa i përket lashtësisë, Sassi di Matera. Mendohet të jetë një nga vendbanimet e para njerëzore në Itali, zona përbëhet nga banesa të ndërtuara në shpella të gërmuara në shkëmbinj. Megjithatë, zona u evakuua në vitet 1950 pasi shumë prej rezidencave ishin të pasigurta. E njohur dikur si një zonë e goditur nga varfëria, përpjekjet e qeverisë italiane e kanë riformuluar atë si një destinacion unik turistik. Përveç shtëpive të shpellave, qyteti është i njohur për manastiret dhe kishat, siç është Katedralja Romake Matera.
Bibury, Angli
Ka shumë fshatra simpatik për t’u vizituar gjatë një udhëtimi në Cotswolds, por Bibury duhet të konsiderohet si vendi që duhet parë patjetër. Vendi është plot me villa prej guri, hotele të mbuluara me dredhkë (bimë ngjitëse nëpër mure në forma të gjetheve) dhe kodrave. Të ndërtuara në vitin 1380, shtëpitë që duken si me radhë (të renditura) u ndërtuan fillimisht si dyqane leshi, por u kthyen në rezidenca tekstilesh në shekullin e 17-të.
Cudillero, Spanjë
Ndërsa pjesa më e madhe e ekonomisë së Cudillero-s drejtohet nga turizmi, vila historike e peshkimit nuk kapërcehet nga mega-resortet dhe dyqanet e dhuratave. Vetëm pesë orë me makinë nga Madridi (kryeqyteti i Spanjës), fshati ruan ndërtimin e tij të vjetër falë një koleksioni ndërtesash shumëngjyrëshe që rrethojnë portin kryesor.
Portree, Skoci
Qyteti kryesor në ishullin Skye, Portree është një destinacion popullor në malësitë skoceze. Pa dyshim, porti i saj plot ngjyra, i projektuar nga Thomas Telford, është një pikë e shpeshtë me interes për vizitorët. Ashtu si ishujt e tjerë skocez, peisazhi i thyer është një tjetër tërheqje e dukshme dhe e denjë për eksplorim.