Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty! 

I/e dashur lexues/e, ja një thënje e bukur për të nisur ditën: Ti je ritmi i ngadalshëm i shiut që bie jashtë dritares time, duke e bërë botën të duket më e rrjedhshme se ç’është.

Vikendin e fillojmë me një përmbledhje të së premtes dhe për pikëpyetjet që krijuan në mua!

\\\

“Tosta për dosta”?! Po, pa e bërë reklamën këtij vendi për ushqim të shpejtë! A për që bëhet e famshme fjalia “tendera për dosta” në qeverisjen Kurti më e përfolura, kush do ta priste? Madje, duke mos e pritur, morrën 50 përqind të votave!

Nëse një kompani uji nuk bën raportimin për shfrytëzimin e sasisë së ujit nga burimet natyrore, gjë kjo e vendosur sipas ministrisë së ambientit, konsiderohet shkelje e ligjit. E kur një kompanie i grumbullohet borxhi ndaj shtetit me mbi 3 milion euro, pas mos raportimit, dhe qeveria ia mbyll borxhin me 30/40 mijë euro, si pritet t’i vendoset emri këtij veprimi nga organet kompetente të drejtësisë?

E ministri Liburn Aliu, kur konfrontohet me aktakuza të tilla, a ka vendosur të kapet për “mungesë” të preambulave të dokumenteve në mungesë të argumenteve? Shto faktin që preambula nuk ka munguar fare!

\\\

Ku janë kinematë e Albin Kurtit, e zhvillimi i kulturës së filmit në qytete të ndryshme që i prezantonte në programin qeverisës? Atraksion kryesor janë shndërruar keqpërdorimi me rezervat shtetërore. Dje, Ridvan Muharremi u intervistua nga Prokuroria Speciale për skandalin me rezervat shtetërore. Ai ishte angazhuar nga Qeveria për të gjetur kompanitë nga ku do të bliheshin mallrat për rezervat, por përkundër se pagesat u kryen, një sasi e konsiderueshme nuk erdhi asnjëherë.

Ligji parasheh shitjen, huadhënien, ripërtrirjen dhe këmbimin e rezervave shtetërore. Prokuroria Speciale akuzonte dy zyrtarë të MINT-it se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negociatë.

\\\

Filmin “Pa vend” të Samir Karahodës, deri më 8 tetor mund ta shikoni në Kino Armata, në Kolegjin AAB dhe në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Kjo lloj maratone e filmit që bëri namin në Cannes, po zhvillohet në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon.

Tema e këtij viti është “Kinemaja merret me sport”. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë disa filma dokumentarë që shpërfaqin punën e sportistëve si “Ev Corps”, “The Road Uphill”, të dy nën regji të Cedric Klapish. Pastaj, “La vie acrobate” nën regji të Coline Confort, “Slalom” nën regji të Charlene Favier dhe “Marinette” nën regji të Virginie Verrier.

\\\

Gjuha e dashurisë kalon përmes barkut, i dashur lexues! Dashuri është kur gjyshja, nëna apo një person tjetër i dashur, përgatit për ju diçka që ju e keni për qejf!