Arkiva
13 Qershor, 2024
Qershori në Kosovë është pak më ndryshe se në vendet tjera. Afër fillimit të qershorit, kur duhet të zhytemi nën qiellin me diell, një mjegull vjen në mëngjes, duke sjellë me vete qiej të zymtë. Ky mot i vranët dhe gri vazhdon shumicën e ditëve gjatë gjithë muajit dhe ndonjëherë edhe më gjatë. Pastaj gjatë mesditës fillon të ketë më shumë diell.
Ne e quajmë këtë qershori i ndryshueshëm
Dhe kjo mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor. Mendoni: vështirësi në përqëndrim, ndjenjë e trishtimit që nganjëherë na kaplon, acarimi dhe mungesa e motivimit. Në disa njerëz, mund të shkaktojë edhe Çrregullim Afektiv Sezonal (SAD), diçka që njerëzit zakonisht e mendojnë se ndodh vetëm në dimër.
Nëse moti i zymtë i verës ju ka zhgënjyer, provoni këto këshilla nga psikoterapistja klinike, këshilluese dhe shëruese energjike Jennifer Nurick, MA për të qëndruar të motivuar gjatë kësaj stine.
1. Merrni rrezet e diellit sa herë që mundeni
“Edhe nëse jashtë ka vranësira, përpiquni të dilni jashtë për rreth 30 minuta dhe le të jetë kjo gjëja e parë që bëni në mëngjes. Lini sytë tuaj të ekspozohen ndaj dritës së diellit që nuk filtrohet përmes syzeve të diellit ose xhamit të veturës”, thotë Jennifer. Dr. Andrew Huberman , një neuroshkencëtare dhe njëkohësisht e njohur me podcastin e saj në YouTube, e cila dëshmon që kjo praktikë do të përmirësoj sistemin metabolik, do të mbështesë funksionin pozitiv të sistemit tuaj hormonal dhe do ta çojë shëndetin tuaj mendor në drejtimin e duhur.
2. Krijoni një ambient të rehatshëm
“Meqenëse mund të kaloni më shumë kohë në ambiente të mbyllura, bëjeni hapësirën tuaj sa më tërheqëse dhe të rehatshme. Shtoni ndriçim të ngrohtë, mbulesa shtrati të rehatshme dhe ndoshta disa qirinj aromatikë për të krijuar një atmosferë relaksuese”, thotë ajo. Angazhimi në hobi si leximi, gatimi ose punimet artizanale gjithashtu mund t’ju mbajnë më të lumtur.
3. Planifikoni një festë
“Kjo është një nga aktivitetet e mia të preferuara të ditës së zymtë. Ani se studimet tregojnë se pritja e një pushimi mund të sjellë më shumë lumturi sesa vetë festa. Ky ngazëllim ofron një këndvështrim pozitiv, ju jep një arsye për të pritur dhe redukton stresin”, thotë Jennifer.
4. Qëndroni social
“Ndërveprimet sociale mund të përmirësojnë ndjeshëm disponimin tuaj. Planifikoni aktivitete me miqtë ose familjen edhe nëse është thjesht një takim i rastësishëm për kafe ose një natë filmi në shtëpi. Socializimi me të tjerët ndihmon në largimin e vëmendjes nga moti i zymtë dhe ofron mbështetje emocionale. Nëse takimet personale nuk janë të mundshme, takimet virtuale mund të jenë po aq efektive. Në këtë rast ndonjë telefonatë me miq apo lojra online me grupe shoqërore.
5. Lëviz
Kjo mund të jetë një nga gjërat e fundit që dëshironi të bëni, por ia vlen. “Aktiviteti fizik është një stimulues i vërtetuar i humorit. Ushtrimi çliron endorfinë, e cila mund të ndihmojë në zbutjen e ndjenjave të trishtimit ose letargjisë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shëtitje të shpejtë, një seancë yoga ose për të shkuar në palestër, të qëndrosh aktiv është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar zymtësinë. Vendosni vetes tuaj synim të paktën 30 minuta stërvitje aktive në shumicën e ditëve të javës”, shton Jennifer
6. Praktikoni vëmendjen dhe meditimin
“Vëmendja dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë të qëndroni në tokë dhe të reduktoni stresin. Të marrësh disa minuta çdo ditë për të medituar ose praktikuar vëmendjen mund të përmirësojë qartësinë tuaj mendore dhe luhatjet emocionale”, tha në fund. Nëse jeni duke punuar diçka, praktikon që 25 minuta të punoni pa u shpërqendruar dhe pataj të bëni një pushim pesë minutësh. Pas kësaj do të vëreni rezultate efektive.