Live Stories from Prishtina

LIVE

17 Prill, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, nëse do ta kishe mundësinë ta fillosh jetën tënde sërish nga fillimi, a do të ndryshoje diçka? Ndoshta ti ke zgjedhur vetë ta jetosh këtë jetë, me të mirat dhe sfidat e veta, me mësimet që ke marrë nga gabimet dhe me lëndimet që ke përjetuar?

 

Çka ndodhi dje në Kosovë?

U kërkua udhëzim nga presidentja pa qenë detyrë e saj fare, dje u bë e ditur se seanca konstituive e ndërprerë të martën do të vazhdoj sot (të enjten ora 12:00) nga mesdita. Njoftimi u bë pasi presidentja Vjosa Osmani në përgjigjen ndaj letrës së kryesuesit të seancës ka kërkuar që deputetët të gjejnë vetë mënyra se si të procedohet tutje dhe të mos bllokohet formimi i institucioneve.

Teksa juristët kanë vlerësuar se kuvendi duhet ta hedhë prap në votim raportin për verifikimin e mandatit të deputetëve, për të cilin nuk pati vota që të miratohej.

Opozitarët që votuan kundër raportit, meqenëse thanë se anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur për deputet nuk e kanë paraqitur dorëheqjen, të njëjtën e përseritën edhe dje.

E ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati vuri në pikëpyetje mandatet e të gjithë përbërjes së re të kuvendit, pas dështimit për ta votuar raportin.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka vlerësuar se letra e Kurtit nuk përbën dorëheqje por njoftim.

E marrim vesh sot se sa për zor e kemi krijimin e institucioneve të reja me qeveri të re, sa po ua ndin 120 deputetëve për qytetarët e Kosovës?

***

Dje në mbledhjen para kabinetit të tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e potencoi se kërkesa e opozitës për të mos shkuar në zyrën e kryeministrit pas njoftimit për dorëheqje është insistim i pamatur për të “lënë shtëpinë pa zot shtëpie”.

Madje ai këtë veprim të opozitës e ka ilustruar me disa shembuj të mëparshëm:

“Pra në historikun tonë të krijimit të institucioneve, kemi shembuj kur një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, ndonëse me kuvend të shpërndarë, një qeveri e udhëhequr nga AAK-ja ndonëse e dorëhequr, një qeveri e udhëhequr nga LDK-ja ndonëse e shpallur si e jashtligjshme, kanë qëndruar në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re. Një qeveri e udhëhequr nga LVV-ja, ndonëse e ka përmbushur mandatin e saj, u dashka të jep dorëheqjen një orë më parë.”

***

Dje zyrtarisht ZRrE-ja, ka aprovuar tarifën e re 16.1%, me të cilën, menjëherë janë lajmëruar rritje të reja të çmimit të produkteve, si ai i bukës. 80 cent është paralajmëruar të bëhet çmimi i bukës. Kurse të shtunën, pritet prap protesta nga organizata “Asnjë cent ma shumë”.

***

Tash koncepti i kombinimit të muzikës, artit dhe ushqimit, e frymëzume nga vala e re e koncepteve që sjellin DJ-të dhe publikun në ambiente ma intime e ka sjellë edhe “Juliette of the Spirits” live n’Prishtinë, duke krijuar një kombinim unik të artit kulinar dhe rrëfimit muzikor, në bashkëpunim me Nebula Collaborations. Super koncept, super vend, super organizim dje më 16 prill, muzika prej Erleta Kadrija, Adrian Berisha.

***

Ta shërosh vetën nga plagët e jetës, do të thotë të falësh personat që janë nga “mishu dhe gjaku”, që për herë të parë kanë qenë prindër, motër, vëlla. Të mos e shohësh diellin, nuk do të thotë se dielli nuk është aty.