Live Stories from Prishtina

LIVE

29 Maj, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi ty i dashur lexues, që sot sapo ta hapësh këtë faqe dua ta lexosh këtë, dje e dëgjova për herë të parë dhe vetë e sot po e ndaj me ty: fluturat nuk ja dalin t’i shohin ngjyrat e tyre të krahëve, pra nuk e shoh detajin për të cilin ne i admirojmë më së shumti dhe për të cilin shumë njerëz duke u bazuar në ngjyren e tyre, thonë “kjo është flutura me krahtë më të bukur që kam parë!” Kjo padyshim më sjell në mendje njerëzit, pra ne! Fakti që nuk i shohim vetit tona më të mira dhe që i vëmë në dyshim. E nëse nuk e beson këtë, mendoje dikë nga shoqëria jote, dikë që nuk e sheh anën e saj/tij të mirë dhe duan ta ndryshojnë. Mendoj që jemi si fluturat të pavetëdijshëm për gjërat që posedojmë!

Aviacioni civil i Turqisë, ka marrë vendim për pasagjerët që arrijnë në Turqi, mos m’u ngrit nga karriga derisa t’u vijë radha për të zbritur nga avioni edhe kur të fiket sinjali i rripit, se për ndryshe dënohen. Njësoj ua kisha bo deputetëve të kuvendit tonë: s’ka rroga deri sa të arrihet konsititumi i kuvendit!!! E kish pa tani sa shpejt po heqet ngërqi e bllokada politike.

Kur edhe ambasadorëve u del rendi me thanë që gjithçka u tepru1!!

Sot është seanca e 23-të e konstitumit të Kuvendeit, e dyshoj që ka me ndodh diçka më ndryshe.

Përderisa po hapen pikëkalime kufitar të përbashkëta si ai dje në Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut, veç pika të bashkim të njerëzve që jetojnë në vendin e njëjtë, punojnë për vendin e njëjtë, marrin rrogë prej taksave të qytetarëve të njëjtë, nuk po shohim?

Pse…pse ndodh një gjë e tillë? Pse e duam vendin e njerëzit tanë veç kur jemi larg tyre?

***

Prodhuesit vendor që preken nga dalja në të ashtuquajturin treg të lirë – me 260% më të shtrentjë energjinë elektrike sot dalin në protestë dhe bllokojnë rrugët hyrëse të Prishtinës.

Rreth 1300 biznese pritet të protestojnë nga ora 10:00 deri në 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që i obligon ato të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Pra rruga prej Veternikut, ajo që të bjen nga Vushtria, Mitrovica e Obiliqi, rruga që të bjen prej Fush Kosovës dhe kjo nga Podujeva, janë të bllokuara nëse veç vendosin me dal njëmend qikaq shumë protuestues.

Protesta është thirrur nga Këshilli Organizativ në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, i cili në një konferencë për media shpalosi detajet e protestës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se nuk janë kundër daljes në tregun e lirë, por bizneset duhet të përgatiten për këtë tranzicion.

***

Një ditë pas bastisjeve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar për herë të parë. Ai tha se ka vepruar gjithmonë në funksion të interesit publik dhe se epilogu i këtij procesi do të jetë i qartë për të gjithë.

“Rreth 30 mijë fermerë në të gjithë Kosovën, që përfitojnë subvencione dhe grante, janë dëshmitarët më të vëmendshëm të punës sime. Ata e dinë më së miri në shërbim të kujt kam vepruar”, shkroi Peci.

Peci po synon të distancohet nga çdo përgjegjësi penale dhe të përforcojë imazhin e tij si zyrtar që punon për të mirën e fermerëve, duke prek kategorin të cilës i ka dal në ndihmë, ministria, po nëse nuk ju del ministria, kush tjetër duhet t’ju dal në ndihmë?

Çysh paralelizohet një gjë e tillë?

***

“Java e Albanologjisë” ka fillu, dhe përveçse është një ngjarje shkencore me rëndësi, aty gjithmonë ka diçka për gjithkon. Qoftë se je studiues, student, apo veç i/e interesum pas kulturës, gjuhës dhe historisë shqiptare – kjo javë ofron mundësi me dëgju ligjërata intriguese prej studiuesve vendorë e të huaj.

Këto janë temat e sivjetme që kanë kalu e që ende janë duke u zhvillu

Sesioni i Historisë – “Ndërthurja e identitetit fetar te shqiptarët nga besimet pagane te pluralizmi bashkëkohor”, më 26.05.

Sesioni i Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë – “Kënga si rrëfim, tekst, performancë dhe praktikë social-kulturore”, më 27.05.

Sesioni i Letërsisë – “Kritika letrare shqipe 1945–1990”, më 28.05.

Sesioni i Etnologjisë – “Kultura shqiptare dhe etnologjia urbane”, më 29.05.

Sesioni i Gjuhësisë – “Për një leksikografi bashkëkohore”, më 30.05.2025

***

Mos u ngut të tregosh çdo hap që ke ndërmend të bësh. Nuk ke pse t’i bindësh të tjerët me fjalë, sepse forca jote nuk matet me premtime, por me rezultate. Bëj gjithçka në heshtje, me përkushtim e durim, dhe kur të vijë koha, puna jote do të flasë më fort se çdo njoftim.