Bota
25 Qershor, 2025
Sot 32 vendet anëtare të NATO-s, kanë mbajtur samitin, i cili tash e sa pritej me skepticizëm, sidomos prej kur është kërkuar rritja në 5 për qind specifikisht nga Amerika për shpenzime ushtarake, e cila deri tash ka qenë 2 për qind.
Nejse deri tash e keni pa nëpër portale që kjo rritje don me ndodh dhe vendet ranë dakord të rrisin shpenzimet ushtarake nga në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Nga këto, 3.5% shkojnë në shpenzime direkte ushtarake dhe 1.5% në infrastrukturë, siguri kibernetike dhe industri të mbrojtjes.
Qe matematikisht tu e marrë shembull PBB-në e Gjermanisë, sa i bjen me nda prej buxhetit për NATO-n.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë sipas të dhënave është rreth 4.5 trilionë euro.
2% e PBB-së për mbrojtje: 90 miliardë euro (që është afërsisht ajo që shpenzon tani)!
Me kërkesën e re për 5% të PBB-së:
5% e 4.5 trilionëve është 225 miliardë euro.
Pra, Gjermania do duhej të trefishonte buxhetin e saj të mbrojtjes, një rritje prej 135 miliardë eurosh shtesë në vit!
Sa për një krahasim si fun fact:
225 miliardë euro është sa buxheti vjetor i arsimit dhe shëndetësisë së Gjermanisë së bashku.
Do të ishte buxheti i mbrojtjes më i madh në Evropë dhe i dyti në botë pas SHBA-së.
Kthehemi te ajo çka ka ndodh në samit:
Fillimisht presidenti Trump e përshkroi organizimin si “fitore të madhe”, mbrojti NATO-n, deri sa Spanja tha që qato çka i jep janë boll.
Ai konsideron se shpenzimet aktuale të Spanjës për fushën e mbrojtjes prej 2% të BPB-së janë “të mjaftueshme, realiste dhe të pajtueshme me shtetin e mirëqenies”, raporton Reuters.
Aaaa… kjo Trump-it ju ka duk si me prek në “zjerm”.
Reagimi i Spanjës e bëri atë që t’i kundërpërgjigjet me “Do t’i detyrojmë ata që të paguajnë dyfishin”.
Si nisi gjithçka?
“Ne nuk mund të financojmë gjithmonë mbrojtjen e të tjerëve, ndërsa ata vetë hezitojnë të investojnë në sigurinë e tyre.”
Kjo fjali, që mund të vijë nga çdo president amerikan i dekadës së fundit, në fushatën e zgjedhjeve ishte bërë një politikë konkrete: SHBA-ja po u kërkon vendeve anëtare të NATO-s të rrisin buxhetin e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
NATO ka funksionuar me një marrëveshje të heshtur: SHBA-ja mbanë peshën më të madhe të aleancës, ndërsa vendet evropiane kontribuojnë me aq sa munden. Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO-ja vendosi një objektiv minimal prej 2% të PBB-së për mbrojtje. Por edhe sot, më shumë se gjysma e vendeve anëtare nuk e kanë përmbushur këtë angazhim.
Tani, me luftën në Ukrainë, rritjen e kërcënimeve nga Rusia dhe paqëndrueshmërinë gjeopolitike globale, SHBA-ja po “lobon” për rritjen e këtij standardi në 5%, si një mënyrë për të ndarë më drejt barrën e sigurisë kolektive.
Pse është ky 5% kaq i rëndësishëm?
Për SHBA-në, kjo është një çështje edhe politike, edhe financiare. Republikanët dhe një pjesë e Demokratëve janë të lodhur nga ideja që amerikanët paguajnë për ushtrinë që mbronë Evropën. Për të qenë më të saktë:
SHBA mbulon rreth 70% të shpenzimeve totale të NATO-s.
Sipas propozimeve të fundit të Pentagonit dhe kërkesave në Kongres, vendet evropiane duhet të tregojnë më shumë “seriozitet strategjik”.
Çfarë do të thotë kjo për shtetet evropiane?
Kërkesa për 5% është shqetësuese për disa vende:
Vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, përballen me buxhete të kufizuara dhe sfida të brendshme.
Për disa vende më të vogla, 5% e PBB-së do të thotë të heqin buxhet nga arsimi, shëndetësia apo investimet e brendshme për të blerë më shumë pajisje ushtarake dhe për të rritur kontigjentet në operacionet ndërkombëtare.
Çka po mendoni, a është i drejtë vendimi i sotëm nga samiti i NATO-s?