N’Kosovë
3 Korrik, 2025
Në një kodër në Bërnicë, në fillim të gushtit, muzika nuk vjen vetëm nga skena, vjen nga toka. Nga njerëzit. Nga pluhuri që ngrihet bashkë me duart. Nga një identitet që ka kohë që kërkon të bërtas dhe më në fund e ka zërin që i duhet.
Ky është Sunny Hill Festival 2025 dhe jo, nuk është vetëm për fansat e Dua Lipës. Është për ata që duan të kuptojnë pse Prishtina s’është më “kënd i harruar”, por është qasja më e drejtëpërdrejtë ndaj botës.
Dua Lipa vjen si ikonë, po nuk është lajm më. Lajmi është se si një festival lokal u bë sfidë globale. Se si një vajzë që u largua për të bërë muzikë, u kthye për të krijuar një përvojë që nuk gjendet as në Glastonbury, as në Coachella. Sepse Sunny Hill s’është thjeshtë festival, është provë e asaj se kush jemi kur besojmë tek vetja.
Pas një mungese të theksuar në skenën vendore vitin e kaluar, Dua Lipa do të performoj këtë verë në skenën kryesore të Sunny Hill Festival, si pjesë e turneut të saj botëror “Radical Optimism”. “Më duket se u zbulua sekreti. Sunny Hill Festival, shihemi aty”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale. Dhe me këtë, një qytet i tërë ka nisur numërimin mbrapsht.
Dua do të jetë artistja e vetme që do të performoj në Evropën Juglindore gjatë këtij turneu dhe Prishtina është përzgjedhur si pika e saj unike në këtë rajon. Me hite si “Training Season”, “Houdini”, “Falling Forever” etj, performanca pritet të jetë një prej më të mëdhave që ka parë ndonjëherë Bërnica e Epërme.
Për çka vjen ti këtë vit në Sunny Hill?
Për ritmin që nuk pushon as pas orës 3 të mëngjesit.
Për yllin botëror që kthehet në shtëpi, jo si trofe, por si vajzë e lagjes.
Për Peggy Gou që mikson hite ndërsa dielli lind mbi kodrat e Prishtinës.
Për Shawn Mendes, me baladat e tij që kanë pushtuar listat e Billboard.
Për Fatboy Slim, legjenda e elektronikës që e ka ngritur skenën britanike për dekada.
Mochakk dhe Skream, për të gjithë ata që kërkojnë një eksperiencë të thellë ritmike;
Për shanset që të kërcesh me dikë që nesër do ta shohësh në ekranin e Times Square.
Për energjinë që nuk matet në kilovat, por në buzëqeshje e zëra të shterur.
Këtu nuk vijnë njerëzit vetëm për të dëgjuar muzikë, vijnë për t’u takuar me një version tjetër të vetes. Më të çliruar. Më të guximshëm. Më të gjallë.
Dhe ky është vetëm fillimi. Organizatorët kanë paralajmëruar mbi 60 artistë tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, me dy skena të mëdha që pritet të kenë teknologji dhe kapacitet të përmirësuar ndjeshëm nga edicionet e kaluara.
Çmimet për çdo buxhet, me rëndësi të jesh aty!
Pavarësisht interesimit të jashtëzakonshëm dhe disa kategorive që janë shitur tashmë (Believer dhe Early Bird), biletat “Regular” ende janë të disponueshme për 160€. Për grupet, ka oferta të dedikuara, nga 150€ për person në grup prej 5 vetash deri te VIP-et ekskluzive që arrijnë në 800€ për një përvojë të dyfishtë në skenat Sunny Hill dhe C4. VIP ose jo, secila biletë garanton përfshirje në një prej përvojave më intensive muzikore që mund të përjetoni këtë verë.
Ky edicion nuk vjen vetëm me një program të pasur, por edhe me një njohje të rëndësishme ndërkombëtare. Sunny Hill është nominuar në European Festival Awards 2024 bashkë me gjigandë si Primavera Sound dhe Rock Werchter, një tjetër dëshmi që Prishtina është futur në ligën e madhe të festivaleve.
1-3 gusht 2025, ruani këto data, rezervoni biletat dhe përgatituni për tri netë që do të kujtohen gjatë. Nuk është më vetëm një festival. Këtë verë, Prishtina është kryeqyteti i muzikës europiane.
